Teknologji

Sa përbëjnë kërcënim për sigurinë sulmet kibernetike?

Ato dallojnë nga sulmet tjera për shkak të përdorimit të anës digjitale, respektivisht përdorimit të internetit dhe pajisjeve teknologjike.

Published

on

Sulmet kibernetike që janë shfaqur me zhvillimin e hovshëm teknologjik përbëjnë shqetësim për të gjitha shoqëritë pa dallim. Ato dallojnë nga sulmet tjera për shkak të përdorimit të anës digjitale, respektivisht përdorimit të internetit dhe pajisjeve teknologjike. Kështu deklaroi në një intervistë për UBTNews Arian Kadriu, profesor i Studimeve të Sigurisë në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT). Kadriu foli për llojet e sulmeve kibernetike, sa përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe sa është e afektuar Kosova nga sulme të tilla.

Sipas profesorit Kadriu, ato përbëjnë një kërcënim më specifik për sigurinë dhe duhet të trajtohen në mënyrë më delikate për arsye se te sulmet kibernetike kryesi është më i mbrojtur.

“Te sulmet kibernetike është mundësia që të realizohen përmes uebsajteve të ndryshme, përmes anës së errët të internetit apo darknet-it, që përbën një rrezik më të madh dhe një sfidë shumë delikate për institucionet e sigurisë për me u evidentu një sulm ose për me u evidentu kryesi se prej nga vjen një sulm i tillë”, deklaroi ai.

Profesori tregon cilat janë arsyet kryesore pse ndodhin sulmet kibernetike dhe ndikimin që e kanë ato edhe në luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.

“Arsyeja kryesore e sulmeve kibernetike që nga fillimi ka qenë aspekti financiar, për të arritur të mirat financiare, por nuk është kjo arsyeja e vetme. Ka edhe grupe të tjera përshembull që besojnë në një ideologji të caktuar, sikurse rasti i grupit “Anonymus” që konkretisht është duke marrë pjesë në këtë luftën hibride ose luftën asimetrike në konfliktin Rusi-Ukrainë. Nonstop janë duke sulmuar sistemet mbrojtëse të shtetit rus, janë duke e llogaritur një luftë në aspektin hyjnor që janë duke i ndihmuar popullit të Ukrainës, i sulmojnë asetet e oligarkëve rus, i bllokojnë anën financiare të tyre, ka dmth edhe sulme kibernetike që kryhen me qëllim të mirë. Sulmet tjera kibernetike që janë edhe shumë të rrezikshme janë prej grupeve terroriste psh. nuk ka nevojë me pas një infrastrukturë shumë të avancuar ose me pas armë kimike ose biologjike, mjafton me pas një laptop ose një pajisje tjetër teknologjike për të kryer një sulm në një shtet tjetër”, potencoi mes tjerash profesori Kadriu.

Ai shpjegoi më gjerësisht se cilat janë llojet e sulmeve kibernetike.

“Ka lloje të ndryshme të sulmeve kibernetike, siç janë psh. llojet e sabotazhit, nëse e marrim në atë aspektin me sulmu infrastruktura të ndjeshme, nëse sulmohen diga që janë të digjitalizuara, pjesa tjetër e infrastrukturës, vendet që prodhojnë elektricitet, atëherë sulmet e kanë një efekt madhor dhe ndikojnë në destabilizimin e një vendi komplet. Sulmet tjera janë sulme që bëhen në privatësi, psh. çdo ditë marrim emaila në spam të tilla sikurse keni fituar lotarinë ose jeni bërë milioner, edhe këto janë sulme që tentojnë me i marrë të dhënat tona që me përfitu nga ne në aspektin financiar. Sulme të tjera janë edhe sulmet e privatësisë, sulmet e krijuara gjenetikisht ose të modifikuara siç janë virusat e ndryshëm, pastaj spyware që e kanë kryer rolin e spiunazhit, ka edhe sulme që bëhen edhe për pengimin e realizimit të një pune të caktuar, ndalet infrastruktura e një vendi”, tha ndër të tjera profesori i UBT-së.

Sipas tij, shtetet që sulmojnë më shumë janë Rusia, Irani e Kina, ndërsa shtetet që përballen me sulme më të shpeshta kibernetike janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe shtetet evropiane ku hyn edhe Kosova. As kjo e fundit nuk qëndron në nivel të dëshirueshëm për shkak se nuk ka domain të vetin dhe as ligj për mbrojtje nga sulmet kibernetike.

“Kosova përballet me sulme prej hakerëve të ndryshëm për shkak që nuk ka një domain të vetin, nuk ka CyberDefense adekuat, sulmet kryhen çdo ditë, varet tash edhe nga intensiteti i sulmeve dhe dëmi që shkaktohet”, deklaroi ai.

Ai sugjeron se edukimi mbi sulmet e tilla duhet të fillojë që nga shkollimi fillor, të mos nënvlerësohet rrezikshmëria e tyre, meqë sipas tij, ato e afektojnë jetën tonë më shumë sesa sulmet tjera./UBTNews/

Jonila Berisha, studente në Shkenca Politike në UBT

Teknologji

OpenAI lanson modelet zërore “GPT-Live” që dëgjojnë dhe flasin njëkohësisht

Published

on

By

Kompania OpenAI ka lansuar të mërkurën “GPT-Live”, një familje të re të modeleve zërore, të cilat janë të kapshme të dëgjojnë dhe të flasin në të njëjtën kohë në kohë reale.

Startup-i i inteligjencës artificiale, i cili po përgatitet për të dalë në bursë (IPO), njoftoi se do të nxjerrë në treg dy versione të këtij modeli – GPT-Live-1 dhe GPT-Live-1 mini – për përdoruesit në mbarë botën po të mërkurën.

Në maj, OpenAI prezantoi tre modele audio për platformën e saj të zhvilluesve, me qëllim që t’i bëjë agjentët softuerikë të bazuar në zë më bashkëbisedues dhe më të aftë për të kryer detyra në kohë reale. /Reuters/ /E.A/

Continue Reading

Teknologji

Instagram sjell funksionin e shumëpritur: Tani mund ta riorganizoni profilin sipas dëshirës

Published

on

Instagram ka prezantuar zyrtarisht funksionin e ri që u mundëson përdoruesve të riorganizojnë postimet në profilin e tyre, pa marrë parasysh se kur janë publikuar.

Pas një pritjeje të gjatë, përdoruesit tani mund të ndryshojnë renditjen e fotografive dhe videove në rrjetën e profilit, duke krijuar estetikën dhe paraqitjen që dëshirojnë.

Funksioni ishte paralajmëruar vitin e kaluar nga kreu i Instagramit, Adam Mosseri, ndërsa tani është i disponueshëm globalisht. Për ta përdorur, mjafton të mbani të shtypur një postim në profil dhe të zgjidhni opsionin “Riorganizo rrjetin”, ku më pas mund të lëvizni postimet sipas preferencës.

Meta ka bërë të ditur se kjo ka qenë një nga veçoritë më të kërkuara nga përdoruesit e Instagramit, duke shtuar se është punuar gjatë për ta sjellë funksionin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Megjithatë, postimet e fiksuara (pinned posts) do të vazhdojnë të qëndrojnë në krye të profilit dhe nuk do të shfaqen në opsionin për riorganizimin e rrjetës.

/A.K/

Continue Reading

Teknologji

OpenAI ndalon përdorimin e AI-së për mbikëqyrje ndaj amerikanëve pas reagimeve publike

Published

on

By

OpenAI ka njoftuar ndryshime në marrëveshjen që kishte lidhur me qeverinë amerikane për përdorimin e teknologjisë së saj në operacione të klasifikuara ushtarake, pas reagimeve të ashpra nga përdoruesit dhe publikimi i marrëveshjes fillestare.

Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, tha se marrëveshja do të përfshijë gjuhë që ndalon shprehimisht përdorimin e sistemeve të kompanisë për mbikëqyrje të brendshme ndaj shtetasve amerikanë. Ndryshimet gjithashtu parashikojnë që agjencitë e inteligjencës, si NSA, nuk do të mund të përdorin sistemet e OpenAI pa modifikime të mëtejshme të kontratës.

Marrëveshja fillestare kishte nxitur debate pasi rivalja e OpenAI, Anthropic, u përplas me Departamentin e Mbrojtjes për përdorimin e modelit të saj Claude për mbikëqyrje masive dhe armë autonome. OpenAI pranoi se nxituan me njoftimin e së premtes, duke e cilësuar atë “opportunist dhe të nxituar”.

Reagimet e përdoruesve ishin të menjëhershme: sipas Sensor Tower, numri i çinstalimeve të ChatGPT u rrit 200% nga norma e zakonshme që nga momenti i njoftimit. Ndërkohë, modeli Claude i Anthropics u radhit në vendin e parë në App Store të Apple.

AI përdoret nga ushtria për të thjeshtuar logjistikën dhe përpunuar shpejt informacion të madh. Shtetet si SHBA, Ukraina dhe NATO përdorin teknologji të Palantir për inteligjencë, mbikëqyrje dhe operacione ushtarake, ndërsa ekspertët theksojnë rëndësinë e mbikëqyrjes njerëzore mbi vendimet e AI-së.

Profesoresha Mariarosaria Taddeo nga Universiteti i Oksfordit paralajmëroi se largimi i Anthropics nga Pentagoni do të lërë një “mungesë të aktorit më të kujdesshëm për sigurinë” në përdorimin e AI-së për qëllime ushtarake, duke e konsideruar këtë një problem serioz.

Ky lajm tregon tensionin dhe sfidat që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale në operacionet ushtarake dhe kontrollin e saj nga qeveritë dhe kompanitë private. /BBC/

Continue Reading

Teknologji

Google paralajmëron përdoruesit e WhatsApp për këtë funksion

Published

on

By

Së fundmi u zbulua një dobësi serioze e sigurisë në WhatsApp. Qendër e problemit ishte një funksion që shumë përdorues e kishin aktivizuar pa e ditur.

Ne shpjegojmë pse shkarkimet automatike janë të rrezikshme dhe si mund të mbroheni tani. Sulmi përmes grupeve të WhatsApp.

Sipas shërbimit të sigurisë IT Malwarebytes dhe zbulimeve të Project Zero të Google, sulmuesit shtuan viktimat e tyre pa paralajmërim në grupe WhatsApp dhe dërguan aty skedarë të manipuluar.

Meqë WhatsApp shkarkon mediat automatikisht si parazgjedhje, këta skedarë u ruajtën menjëherë në telefonat e viktimave. Veçanërisht të prekur ishin pajisjet Android, raporton gazeta gjermane Bild

Problem i madh: Nuk shfaqej asnjë pyetje sigurie ose paralajmërim. Kështu, malware ishte tashmë në telefon, pa pëlqimin aktiv të përdoruesit. Gjithçka që nevojitej nga sulmuesit ishte numri i telefonit i viktimës.

Skedari duhej të hapej për të shkaktuar dëmin, por sipas ekspertëve, sulmuesit përdorën edhe truke psikologjike – si thirrje ose mesazhe që të bindnin përdoruesin ta hapte skedarin.

Update-i nuk mjafton gjithmonë Kompania Meta publikoi një përditësim për të mbyllur dobësinë. Google e vlerësoi fillimisht këtë patch si të paplotë. Tani ekziston një fix i plotë.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë që të mos mbështeteni vetëm te përditësimet, por të merrni vetë masa mbrojtëse. Këto masa duhet të merrni tani: Çaktivizoni shkarkimet automatike Hapni WhatsApp Shkoni te “Cilësimet” Zgjidhni “Ruajtja dhe të dhënat” Tek “Shkarkimi automatik i mediave” hiqni të gjitha shenjat tek të gjitha llojet e skedarëve Në iOS: tek të gjitha mediat vendosni “Kurrë” Shënim: Fotot dhe videot nuk do ruhen më automatikisht edhe në biseda individuale.

Parandaloni ruajtjen në galeri Hapni cilësimet e WhatsApp Shkoni te “Bisedat” Çaktivizoni “Shfaqjen e mediave” Në iOS: çaktivizoni “Ruaj në Foto” Shënim: Mediat do të shkarkohen ende, por nuk do ruhen ose shpërndahen automatikisht. Kufizoni ftesat për grupe Në cilësime shkoni te “Privatësia” Zgjidhni “Grupet” Në vend të “Të gjithë”, vendosni “Kontakte të mia” ose “Kontakte të mia përveç …” Përjashtoni kontaktet e panjohura ose të dyshimta /Bild/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara