Kushtet e përdorimit
Faleminderit që jeni përdorues i shërbimeve tona në internet në ueb faqen UBTNEWS.com.
Në këtë faqe të sajtit mund të mësoni për të mësuar kushtet e përdorimit të shërbimeve tona. Termet e përdorura si “ne,” “jonë”, “tona”, “tonë” “tanë” , “ynë” i referohen tutje UBTNEWS.
Këto kushte të përdorimit, aplikohen për të gjithë përdoruesit (që përfshinë person ose përfaqësues të subjekteve juridike, ose motorë digjital të cilët ngjiten, indeksojnë, kopjojnë, ruajnë ose transmetojnë përmbajtje digjitale).
Këto kushte të përdorimit mund të modifikohen në çdo kohë nga ana jonë. Prandaj, për të qenë të informuar për ndryshimet e bëra, ju lutem kontrolloni kohë pas kohe këtë hapësirë të sajtit.
Duke përdorur informacionet, veglat, veçoritë dhe funksionalitetet e vendosura në UBTNEWS.com, nëpërmjet API të kësaj ueb faqeje ose nëpërmjet ndonjë aplikacioni ose faqeje tjetër të ndërfaqeve me UBTNEWS.com, ju pranoni të jeni një “Vizitor” (që do të thotë që ju thjesht kërkoni faqen e internetit UBTNEWS.com).
Termi “ju” ose “përdorues” i referohet një Vizitori në internet.
Me rastin e hyrjes në faqen UBTNEWS.com, ju pajtoheni të pranoni kushtet e shërbimit aktual, sipas ligjeve dhe rregulloreve të zbatueshme, si dhe pajtoheni se jeni përgjegjës për pajtueshmëri me çfarëdo ligji të zbatueshëm vendor. Nëse nuk pajtoheni, ju mund të mos vizitoni më faqen.
Shenja identifikuese
Emri, logo dhe përmbajtjet intelektuale/autoriale janë pronë e UBTNEWS dhe nuk mund të përdoren në asnjë formë pa leje paraprake.
Shërbimet
Faqja në internet UBTNEWS menaxhohet the kontrollohet nga UBT Media Group. Përmbajtet tekstuale, vizuale, audio dhe video, janë të mbrojtura me copyright të UBT Media Group dhe për to mban të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të MEDIA Group. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen paraprake, është shkelje e të drejtave të autorit.
Materialet mund të përdoren nga ju vetëm për qëllime informacioni apo nëse nga ne ju lejohet ndryshe.
Ne, mund të shtojmë karakteristika të reja ose të i fshijmë ato, në cilën do kohë që e vlerësojnë të arsyeshme.
Ne, jemi të përkushtuar të ofrojmë shërbime digjitale kualitative. Pavarësisht kësaj, gjatë punës mund të shfaqen gabime apo lëshime të natyrës teknike ose si rezultat i përditësimeve të teknologjive, ose edhe të pasaktësive tjera.
Ne, marrim përsipër përkushtimin për eliminimin e defekteve dhe gabimeve teknike. Ne kemi të drejtën që në çdo kohë dhe pa njoftim paraprak, të ndryshojmë, shtojmë ose të fshijmë përmbajtjet plotësisht ose pjesërisht, ose që të pezullojë funksionimin e saj përkohësisht apo përgjithmonë, pa pasur detyrime.
Megjithatë, ne i inkurajojmë përdoruesit tanë të raportojnë gabimet/lëshimet teknike. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale për të rregulluar/përmirësuar lëshimet e tilla.
Lajmërimet mund të i bëni përmes postës tonë elektronike [email protected]. Ju lutemi, të jeni specifik dhe të përshkruani në mënyrë të kuptueshme natyrën e lëshimit eventual.
Për më tepër, nuk jemi përgjegjës për asnjë-lloj përmbajte të transmetuara ose publikuar në shërbimet tona nga palët e treta. Cilado nga këto përmbajte të palëve të treta nuk pasqyron qëndrimin tonë.
Politikat e privatësisë
Për të mësuar për politikat e privatësisë, ju lutem shfrytëzoni për informacion këtë adresë: PRIVATËSIA
Modifikimet
Kushtet dhe mënyrat e përdorimit të shërbimeve të kësaj faqeje mund të rishikohen dhe ndryshohen. Kjo mund të bëhet në çdo kohë pa lajmërim. Në këtë dokument do të shfaqet koha, data dhe natyra ku tregohen qartë rregullat e reja.
Përditësimi i fundit: 18.01.2021