Lajmet3 hours ago

FSK-ja hap dyert për qytetarët më 27 nëntor për “Ditën e Forcës”

Loading latest video...

Përditësuar

  • Rikthimi i Huang në krye të “Nvidia”-s dhe loja e re e çipave mes SHBA-së dhe Kinës

    Riemërimi i Jensen Huang në krye të gjigantit teknologjik “Nvidia”, menjëherë pas takimeve të javës së kaluar në Shenzhen mes presidentit kinez Xi Jinping dhe atij amerikan Donald Trump, po shihet si sinjal se dialogu i drejtpërdrejtë po jep fryte në raportet me Uashingtonin.

    Trump ka konfirmuar se me homologun e tij kinez kanë diskutuar edhe për Huangun, por pa dhënë hollësi të tjera, ndërsa Pekini zyrtar ka zgjedhur të heshtë.

    Kjo zhvillim ka forcuar bindjen te zyrtarët kinezë se në Uashington ekzistojnë dy rryma: ata që kërkojnë kufizimin e qasjes së Kinës në teknologjinë e avancuar për arsye të sigurisë kombëtare amerikane, dhe ata përfshirë vetë Huangun që besojnë se këto ndalesa nuk do t’i frenojnë ambiciet e Pekinit. Huang ka argumentuar vazhdimisht se kontrollet amerikane të eksportit vetëm sa do t’i shtyjnë kompanitë kineze, si “Huawei”, të ndërtojnë alternativa të pavarura, duke i lënë njëherësh firmat amerikane jashtë ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

    Megjithatë, rikthimi i tij në drejtimin e “Nvidia”-s nuk përbën garanci për lehtësime ndaj Pekinit.

    Shitja e çipave të avancuar pritet të mbetet një nga pikat kryesore të fërkimit mes SHBA-së dhe Kinës, sidomos tani që të dyja palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje tregtare përpara takimit të radhës Trump–Xi, që pritet të mbahet në dhjetor.

    Ndërkohë, rregulla të reja po hyjnë në fuqi që pritet ta shqetësojnë seriozisht Pekinin. Byroja Amerikane e Industrisë dhe Sigurisë (BIS) po i ashpërson kufizimet, duke vënë në shënjestër jo vetëm eksportin e drejtpërdrejtë të çipave të avancuar drejt Kinës, por edhe mundësinë që kompanitë kineze të shfrytëzojnë fuqinë kompjuterike në qendrat e të dhënave jashtë vendit. /BBC/

     

Lajmet e fundit

Aktualitet9 minutes ago

Rikthimi i Huang në krye të “Nvidia”-s dhe loja e re e çipave mes SHBA-së dhe Kinës

Riemërimi i Jensen Huang në krye të gjigantit teknologjik “Nvidia”, menjëherë pas takimeve të javës së kaluar në Shenzhen mes...

lajme16 minutes ago

Juventusi i hapur për shitjen e Edon Zhegrovës në janar, vendoset çmimi i tij

Juventusi mund të ndahet me Edon Zhegrovën gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm...

Lajmet32 minutes ago

Arrestohen katër të dyshuar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë ndaluar katër persona të dyshuar lidhur me rastin e vrasjes së...

Lajmet3 hours ago

FSK-ja hap dyert për qytetarët më 27 nëntor për “Ditën e Forcës”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të shënojë të premten, më 27 nëntor, aktivitetin tradicional “Dita e Forcës”, me...

Vendi3 hours ago

Një segment i Unazës së Arbërisë në Prishtinë emërtohet në nderim të diplomatit amerikan Frank Wisner

Një segment i Unazës së Arbërisë në Prishtinë është emërtuar në nderim të diplomatit amerikan Frank Wisner, në shenjë mirënjohjeje...

Botë4 hours ago

21-vjeçari nga Kosova ekstradohet në SHBA, dyshohet për vjedhjen e 2.7 milionë të dhënave të kartave

Një 21-vjeçar nga Kosova, Hektor Avdyli, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të përballet me akuza...

lajme4 hours ago

Jashari pret në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave...

Aktualitet5 hours ago

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe rikthimi i De Bruyne në “Etihad”

Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me nëntë ndeshje në kuadër të fazës së ligës, ku spikasin disa përballje...

Vendi6 hours ago

Ndërron jetë një fëmijë dyvjeçar në Ferizaj, trupi dërgohet për obduksion

Një fëmijë i moshës dyvjeçare ka ndërruar jetë të hënën në Ferizaj. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fëmija...

Lajmet6 hours ago

Kori i Filharmonisë së Kosovës sjell koncert në Prizren më 25 nëntor

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Prizren, me një program të përzgjedhur të muzikës korale,...

Advertisement