Podcast në Mediat e UBT-së
Maqedonci kujton Ditën e Lirisë, në podcastin e UBT-së
Sot, në këtë episod të veçantë, do të flasim për rrugëtimin e Kosovës pas çlirimit dhe për datën e rëndësishme të 12 Qershorit.
Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës ka ndarë me ne emocionet e Ditës së Çlirimit.Show More

Now Playing

12 Qershori, dita kur Kosova mori frymë lirisht. Një popull që dikur ...
12 Qershori, dita kur Kosova mori frymë lirisht. Një popull që dikur kërkonte ndihmë për të mbijetuar, sot ka ndërtuar institucionet e veta, ka ndërtuar shtetin e vet dhe, mbi ...të gjitha, ka ndërtuar një forcë që qëndron në mbrojtje të lirisë. Nga rruga e sakrificës drejt uniformës së FSK-së, nga lufta për ekzistencë te kontributi për paqe dhe siguri.
Sot, në këtë episod të veçantë, do të flasim për rrugëtimin e Kosovës pas çlirimit dhe për datën e rëndësishme të 12 Qershorit.
Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës ka ndarë me ne emocionet e Ditës së Çlirimit.Show More
Sot, në këtë episod të veçantë, do të flasim për rrugëtimin e Kosovës pas çlirimit dhe për datën e rëndësishme të 12 Qershorit.
Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës ka ndarë me ne emocionet e Ditës së Çlirimit.Show More

Now Playing
Prof. Blerim Canaj në “Inside Politics with Anisa” flet për demokracinë në Kosovë dhe në rajon
Në podcastin “Inside Politics with Anisa I”, i ftuar ishte profesori i ...
Në podcastin “Inside Politics with Anisa I”, i ftuar ishte profesori i shkencave politike në UBT, Blerim Canaj, i cili foli për gjendjen e demokracisë në Kosovë dhe në rajon, ...duke ngritur dilema mbi mënyrën se si ajo funksionon në praktikë.
Canaj tha se nëse demokracia shihet nga këndvështrimi historik që nga Greqia antike, atëherë shqetësimet e filozofëve si Platoni dhe Aristoteli mund të jenë ende relevante edhe sot. Sipas tij, shpesh krijohet përshtypja se sot jetojmë në një demokraci formale.
“Kam përshtypjen se ne sot jetojmë në një demokraci formale. Kemi zgjedhje, dhe në Kosovë ato madje janë për t’u lavdëruar krahas rajonit, por demokracia nuk nënkupton vetëm votimin,” u shpreh ai.
Sipas Canajt, demokracia nuk kufizohet vetëm te votimi, por përfshin edhe funksionimin e shoqërisë civile dhe mediave. Ai theksoi se në realitetin ballkanik, rol të madh shpesh luan edhe fuqia financiare dhe mënyra se si ajo ndikon në proceset politike.
Në Ballkan shpesh rol të madh luan kush i ka paratë. Fatkeqësisht, në periudhën e zgjedhjeve shpesh shohim sulme ndaj mediave dhe përdorim të buxhetit të shtetit, gjë që e dëmton zgjedhjen e lirë dhe të barabartë,” tha ai.
Ai shtoi se në shumë raste kjo krijon avantazh për ata që kanë më shumë burime financiare dhe e deformon garën demokratike.
Duke folur për fenomenin e “liderëve të fortë”, profesori Canaj u shpreh se në shoqërinë tonë ende nuk mbizotërojnë partitë programore, por kulti i liderit. Sipas tij, kjo ka ndikuar që vëmendja të largohet nga programet politike dhe të fokusohet te individi.
“Nuk fokusohemi te programet politike, por te kulti i liderit. Dhe nga kjo shpesh prodhohen edhe deputetë që nuk janë të përgatitur sa duhet,” u shpreh ai.
Ai theksoi se kjo qasje ka sjellë edhe largimin e njerëzve profesionalë nga politika, pasi shpesh përballja me kandidatë më pak të përgatitur krijon frustrim. Sipas tij, kjo ka ndikuar në forcimin e kultit të liderit dhe në krijimin e një dinamike ku lideri shihet si figurë qendrore, pothuajse “si baba”, ndërsa mbështetësit ndihen pjesë e një strukture familjare politike.
Në pjesën për mediat, Canaj tha se ato kanë rol thelbësor në funksionimin e demokracisë dhe në informimin e qytetarëve. Ai i konsideroi mediat si një lloj “qeverie në vete”, për shkak të ndikimit që kanë në shoqëri dhe në politikë.
“Po të mos ishin mediat, njerëzit nuk do t’i dinin të mirat dhe të këqijat e një vendi. Unë mediat i shoh si një qeveri në vete,” u shpreh ai.
Sipas tij, një shoqëri që i sulmon mediat rrezikon të rrëshqasë drejt tendencave autokratike, ndërsa theksoi se pa media të lira dhe funksionale nuk mund të flitet për demokraci të mirëfilltë, pavarësisht sfidave dhe problemeve që mund të ekzistojnë brenda vetë mediave.Show More

“Inside Politics with Anisa” sjell diskutim të thellë mbi gjeopolitikën dhe sfidat globale
Në episodin më të ri të podcastit “Inside Politics with Anisa”, i ...
Në episodin më të ri të podcastit “Inside Politics with Anisa”, i ftuar ishte profesori i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe gjeopolitikës, Alfred Marleku, me të cilin u zhvillua një ...debat i gjerë dhe aktual mbi zhvillimet globale, sigurinë ndërkombëtare dhe pozicionin e Kosovës në një botë gjithnjë e më të polarizuar.
Ky episod solli një analizë të thelluar të sfidave gjeopolitike që po tronditin botën, duke u fokusuar në ndikimin e luftës në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, rivalitetin mes fuqive të mëdha dhe reflektimin e tyre në Ballkan dhe veçanërisht në Kosovë.
Profesori Marleku foli për sinjalet shqetësuese që po shfaqen në rajon, duke theksuar se Ballkani vazhdon të mbetet një hapësirë me rëndësi strategjike për interesat globale. Ai analizoi ndryshimet në arkitekturën e sigurisë pas luftës në Ukrainë, duke vlerësuar se rajoni po hyn në një periudhë të re sfidash, ku ndikimet politike, ekonomike dhe ushtarake mund të ndihen më fuqishëm se më parë.
Në diskutim u trajtua edhe tensioni mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mundësia që përshkallëzimi i konflikteve globale të ketë pasoja direkte për Evropën dhe Ballkanin. Profesori Marleku vlerësoi se shtetet e vogla, përfshirë Kosovën, duhet të jenë shumë më të përgatitura institucionalisht për t’u përballur me krizat e reja ndërkombëtare.
Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua politikës së jashtme të Kosovës, sfidave të saj strategjike dhe nevojës për një qasje më të koordinuar në raport me partnerët ndërkombëtarë. U diskutua edhe mbi neutralitetin politik në kohë krizash globale, ku profesori Marleku theksoi se në një botë të polarizuar, aleancat strategjike mbeten jetike për sigurinë dhe stabilitetin.
Po ashtu, në podcast u analizuan çështjet e sigurisë energjetike dhe ekonomike, duke ngritur pyetjen se sa e ekspozuar mbetet Kosova ndaj krizave globale dhe çfarë hapash duhet të ndërmerren për të rritur qëndrueshmërinë institucionale dhe kombëtare.
Podcasti “Inside Politics with Anisa” vazhdon të sjellë diskutime dhe analiza profesionale mbi politikën, shoqërinë dhe zhvillimet globale, duke krijuar një hapësirë reflektimi dhe debati për çështjet më të rëndësishme të kohës.Show More

Etika dhe politikat publike – Shqipe Mjekiqi në “Inside politics with Anisa”
Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Anisa Kryeziu, ...
Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Anisa Kryeziu, vazhdon projektin e saj mediatik me podcastin “Inside politics with Anisa”, duke sjellë diskutime të thelluara mbi temat më aktuale ...politike dhe sfidat e qeverisjes në Kosovë.
Në episodin më të ri, e ftuar është profesoresha e Shkencave Politike, Shqipe Mjekiqi, me të cilën trajtohet një nga temat më të rëndësishme për funksionimin e shtetit dhe demokracisë: “Etika dhe politikat publike”.
Gjatë bashkëbisedimit, diskutohet gjerësisht mbi vendimmarrjen politike në Kosovë dhe sfidën e balancimit mes interesit publik dhe atij partiak apo elektoral. Profesoresha Mjekiqi thekson se etika në politikë nuk është vetëm çështje individuale, por lidhet ngushtë me funksionimin e të gjithë sistemit institucional.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet transparencës institucionale, duke analizuar dallimin mes transparencës formale dhe asaj reale, si dhe mënyrën se si qytetarët mund ta identifikojnë atë. Po ashtu, diskutohen mungesa e llogaridhënies dhe mekanizmat që duhet të jenë funksionalë, por që shpesh nuk japin rezultatet e duhura në praktikë.
Në këtë episod trajtohen edhe çështje të rëndësishme si mungesa e konsistencës në politikat publike, ndikimi i cikleve zgjedhore, roli i ekspertëve në vendimmarrje dhe arsyet pse shpesh anashkalohet ekspertiza profesionale. Një fokus i veçantë i kushtohet edhe rolit të qytetarit, duke ngritur pyetjen nëse mungesa e besimit apo e mundësive reale për ndikim është pengesa kryesore për pjesëmarrje aktive.
Diskutimi prek gjithashtu përgjegjësinë politike në rastet kur politikat dështojnë, duke krahasuar standardet ideale me realitetin në Kosovë, si dhe mënyrat konkrete për rikthimin e besimit në institucione përtej retorikës politike.Show More

Inside Politics with Aja - vazhdon me diskutime mbi politikën dhe institucionet në Kosovë
Podcasti studentor “Inside Politics with Aja”, i realizuar nga ...
Podcasti studentor “Inside Politics with Aja”, i realizuar nga studentët e programit Shkenca Politike në UBT, ka vazhduar me episodin e dytë, duke sjellë në fokus tema aktuale që lidhen ...me politikën, institucionet dhe zhvillimin demokratik në Kosovë.
Si një iniciativë e krijuar dhe menaxhuar nga vetë studentët, ky podcast po shndërrohet në një platformë të rëndësishme diskutimi, ku ndërthuren analiza akademike dhe perspektiva praktike mbi çështje me interes publik.
Në këtë episod, përmes një bisede të strukturuar dhe kritike me ekspertë të fushës, studentët trajtojnë rolin e partive politike, funksionimin e institucioneve dhe sfidat që lidhen me përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse.
Përmes këtij formati, studentët janë kontribuues aktivë në ndërtimin e një diskursi të informuar dhe gjithëpërfshirës. Ata angazhohen drejtpërdrejt në përzgjedhjen e temave, zhvillimin e intervistave dhe realizimin teknik të podcastit, duke fituar përvojë praktike në komunikimin politik dhe media.
“Inside Politics with Aja” dëshmon qartë qasjen moderne të Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, ku studentët inkurajohen të zhvillojnë mendim kritik, të analizojnë realitetin politik dhe të kontribuojnë aktivisht në debatin publik.Show More

“Inside Politics with Aja” nis me eksperiencën globale të John Doone në Security Management
Në episodin e parë të podcastit “Inside politics with Aja” është i ...
Në episodin e parë të podcastit “Inside politics with Aja” është i ftuar profesori ndërkombëtar dhe eksperti i Security Management, John Doone, i cili do të flasë më gjerësisht rreth ...kësaj fushe, sfidave dhe zhvillimeve më të fundit në nivel global.
Gjatë bashkëbisedimit, Doone ofroi shembuj konkretë nga përvoja e tij ndërkombëtare, duke i dhënë studentëve mundësinë të kuptonin jo vetëm teorinë, por edhe aplikimin praktik të sigurisë dhe menaxhimit të krizave në kontekste të ndryshme.Show More

Podcasti me Musa Sabedini: Sfida e mediave përballë perceptimit negativ publik
Sjellim pjesën e dytë të podcastit me gazetarin, profesorin dhe ...
Sjellim pjesën e dytë të podcastit me gazetarin, profesorin dhe publicistin Musa Sabedini, duke vazhduar diskutimin mbi sfidat reale të gazetarisë hulumtuese dhe rolin e mediave në shoqërinë bashkëkohore.
Në këtë ...episod, biseda thellohet në çështje si kërcënimet ndaj gazetarëve, mungesa e unitetit në media, raporti me institucionet dhe perceptimi i publikut ndaj gazetarisë. Përmes përvojës së tij shumëvjeçare, profesori Sabedini ndan këshilla konkrete për gazetarët e rinj dhe rrëfen realitetin e profesionit në terren.
Dritoni: Të fokusohemi te gazetaria hulumtuese dhe të bërit e gazetarisë sot. Të rinjtë i shohim se po përdorin edhe mekanizma të tjerë, ndoshta më relaksuese dhe më të lehtë, për shembull si inteligjenca artificiale, diçka që ka ardhur me kohën dhe është më e lehtë për të bërë gazetari. Sa ka qenë e vështirë në kohën kur e keni bërë ju?
Prof. Musa Sabedini: Dallimi ka qenë shumë i madh, si nata me ditën, por aty është ideja se kjo inteligjencë artificiale ka shumë dobësi dhe mangësi, por ka edhe anë pozitive. Për shembull, në kohën time kur kam punuar, ke pasur kohë me bërë temën nga dy ditë deri në dhjetë ditë, sepse tema hulumtuese, tema e mirë, nuk bëhet për një orë.
Nuk të ka penguar askush, pengesa e vetme kanë qenë njerëzit që i ke takuar, mandej kanë gjetur lidhje dhe të kanë kërcënuar, të kanë shantazhuar, por te unë e kanë pasur problem.
Por pjesa e rrjeteve sociale i ka dhënë dimension tjetër gazetarisë, dhe jo vetëm asaj hulumtuese.
Vërejtja ime kryesore është që po i shoh portalet dhe gazetarët, dhe e keqja më e madhe e këtyre është që po bien rob të Facebook-ut dhe rrjeteve tjera.
Nëse një temë e mirë hulumtuese e ke publikuar në portal, nuk ka nevojë ta vendosësh në Facebook personal dhe të merresh me temën. Kjo për mua është neveritëse, e ul totalisht vlerën që e ka gazetaria hulumtuese.
Kjo ndodh sepse njerëzit duan të bëhen faktor për like dhe klikime, por kjo e ul shumë nivelin e gazetarit.
Njoh gazetarë që për diçka të vogël e vendosin në rrjetin e tyre Facebook dhe lexuesi nuk e di, pastaj edhe kërcënimet e kanë një rend dhe rregull.
Kur kërcënon pala, urdhëro dhe paraqite në polici, është prokuroria edhe gjykata. Unë nuk i lodh lexuesit dhe familjen pa nevojë.
Dritoni: Kërcënimet, si duhet t’i përballojmë kërcënimet? Ndoshta gazetarët e rinj, me një përvojë shumë të vogël në gazetarinë hulumtuese, hyjnë në këtë treg dhe kanë frikë ndaj kërcënimeve, dhe ndoshta tërhiqen e nuk merren më me këtë industri. Si të përballohet kërcënimi?
Prof. Musa Sabedini: E keqja më e madhe do të ishte nëse ata tërhiqen, pra tërheqje kjo punë nuk ka. Esenca kryesore këtu është që çdo gazetar hulumtues, në përgjithësi, duhet të ketë durim. Pra arma ime kryesore ka qenë durimi.
Unë kam duruar shumë. Më kanë kërcënuar njerëzit dymbëdhjetë herë brenda ditës dhe më thoshin: “ora 12:10 kam me ardhë me të vra në zyrë”. Unë isha i qetë dhe i thosha: “le shtyje për 12:30”. Pra i kam marrë me sportivitet. Nuk do të thotë që kjo nuk ka ndikuar në shëndetin tim, të merremi vesh.
Por nëse do të merresha më seriozisht me njerëz kriminelë, duhet ta lësh gazetarinë. Unë kam fituar në raport me ata. Ata kanë humbur.
Unë kam rreth dymbëdhjetë raste që i kam futur në burg. Janë arrestuar, e kanë mbajtur dënimin ose më kanë kërkuar falje dhe e kanë parë që kanë gabuar, sepse nuk mund të shpikësh diçka kur unë kisha tema hulumtuese të mira. Dhe njerëzit që janë të pakënaqur gjejnë lloj-lloj alibish.
Kurrë mos harro, është një porosi e imja: kur shkruan për korrupsion, ryshfet, për krim të organizuar, mos prit që ai ka me të dhënë lule. Ata janë të revoltuar dhe janë njerëz të ndjeshëm. Kini kujdes, mos u dilni përballë. Ditën e parë të botimit të teksteve, gjithmonë gazetarët duhet të kenë kujdes, duhet të ruhen, të mos dalin në vende publike nëse të fyejnë ose të kërcënojnë.
Tash është bërë problem Facebook-u për t’u menaxhuar, por edhe në Facebook kurrë mos u shtyni me ta, kurrë mos u ktheni përgjigje. Le të fyejnë, le të shajnë. Ti, me maturi, me urtësi, me dinjitet duhet ta kalosh këtë problem.
Përndryshe, edhe e shkatërron veten, edhe mbetesh pa e realizuar temën hulumtuese.Show More

Musa Sabedini: Gazetaria hulumtuese mbetet një nga shtyllat kryesore të profesionit të gazetarit
Me mbi 35 vite përvojë në gazetari, profesori dhe gazetari Musa ...
Me mbi 35 vite përvojë në gazetari, profesori dhe gazetari Musa Sabedini vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e gazetarisë përmes botimeve shkencore dhe përvojës profesionale. Në një bashkëbisedim në podcast-in ...e mediave të UBT-së, ai foli për rrugëtimin e tij në gazetari, librat universitarë që ka botuar, sfidat e gazetarisë hulumtuese dhe ndikimin e teknologjisë në profesion.
Në këtë intervistë, Sabedini ndan përvojën e tij shumëvjeçare në gazetarinë hulumtuese, rëndësinë e etikës në profesion dhe rolin që inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi po luajnë në transformimin e mediave.Show More

“Nga salla e operacionit në dokumentimin e historisë” – kirurgu Krasniqi rrëfen përvojat e luftës
Kirurgu i njohur kosovar Salih Krasniqi ishte i ftuar në Podcastin e ...
Kirurgu i njohur kosovar Salih Krasniqi ishte i ftuar në Podcastin e UBT-s+, ndau rrëfime mbi punën e tij gjatë periudhave të luftës, trajtimin e qindra të plagosurve dhe përpjekjet ...për të dokumentuar këto përvoja përmes librave dhe ekspozitave.
Gjatë bisedës, ai tregoi se ka organizuar një ekspozitë me rreth 250 fotografi e cila është prezantuar në disa qytete të Kosovës dhe jashtë vendit, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara t+ Amerik+s. Në realizimin e kësaj nisme kanë kontribuar edhe bashkëpunëtorë të ndryshëm, mes tyre rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi.
Krasniqi theksoi se librat e tij janë shtypur në mijëra kopje me ndihmën e donatorëve dhe janë shpërndarë falas për lexuesit, me qëllim që përvojat nga lufta dhe puna e personelit mjekësor të dokumentohen dhe të ruhen për brezat e ardhshëm.
Ai foli edhe për angazhimin e tij në trajtimin e të plagosurve gjatë konflikteve në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut, ku në disa raste janë trajtuar qindra pacientë në kushte shumë të vështira dhe me mundësi të kufizuara mjekësore.
Rrëfimi i Salih Krasniqi në Podcastin e UBT solli në vëmendje historitë e sakrificës së mjekëve në kohë lufte dhe rëndësinë e dokumentimit të këtyre ngjarjeve për të ruajtur kujtesën historike.Show More

“Arti dhe Lufta” – rrëfim me artistin Dibran Fylli
“Arti dhe Lufta”, një rrëfim i realizuar me artistin Dibran Fylli, ...
“Arti dhe Lufta”, një rrëfim i realizuar me artistin Dibran Fylli, është zhvilluar si iniciativë kreative dhe hulumtuese nga një grup studentësh të programit Studime të Sigurisë në UBT.

Now Playing
“Ishte gjenocid” – Prof. Dr. Salih Krasniqi rrëfen tmerrin e spitaleve gjatë luftës
Kirurgu i përgjithshëm Prof. Dr. Salih Krasniqi ka rrëfyer në UBT ...
Kirurgu i përgjithshëm Prof. Dr. Salih Krasniqi ka rrëfyer në UBT podcast periudhën e luftës në Kosovë, ku përveç punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ai shërbeu edhe në ...spitalet ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke trajtuar qindra ushtarë dhe civilë të plagosur. Ai e cilëson atë periudhë si një ndër më të vështirat e jetës së tij, duke e quajtur hapur “gjenocid” atë që ndodhte në spitalet e kohës.
Sipas Krasniqit, vetëm rreth 10 për qind e stafit shqiptar kishte mbetur në punë në spitalet publike, ndërsa ai dhe kolegët e tij punonin paralelisht: gjatë javës në QKUK, ndërsa fundjavave në spitalet ushtarake në terren. Lufta, tha ai, mori përmasa të mëdha pas rënies së familjes Jashari, kur filloi të shtohej ndjeshëm numri i të plagosurve.
Ai ka dokumentuar 1,239 pacientë të trajtuar gjatë asaj periudhe, prej të cilëve 120 kanë vdekur në spital, sidomos pas fillimit të bombardimeve, kur – sipas tij – u rritën keqtrajtimet ndaj pacientëve shqiptarë në QKUK.
Krasniqi ka shërbyer në disa zona lufte, përfshirë Malishevën, Gradicën dhe Llapin. Në korrik të vitit 1998, ai mori pushimin vjetor për t’u angazhuar në Malishevë, ku numri i të plagosurve ishte shumë i madh. Në vitin 2001, ai u angazhua edhe në zonën e Likovës, ku për 43 ditë trajtoi rreth 375 të plagosur.
Rreziku më i madh, sipas tij, ishte rruga drejt spitaleve. “Na dilnin prita. Kishin mundësi të na likuidonin apo të na rrihnin,” rrëfen ai, duke përmendur raste kur mjekë shqiptarë janë keqtrajtuar fizikisht.
Ai ndau edhe dëshmi tronditëse për torturat ndaj pacientëve shqiptarë në spital: rrahje, lidhje për radiatorë, djegie me cigare dhe etiketime si “terrorist” në dokumente mjekësore. Në disa raste, ai arriti të shpëtojë pacientë duke i nxjerrë fshehurazi nga spitali dhe duke i dërguar në vende më të sigurta.
Prof. Dr. Salih Krasniqi e përshkruan atë që ndodhte në sistemin shëndetësor gjatë luftës si një përpjekje të organizuar për shkatërrimin e shëndetësisë shqiptare dhe frikësimin e popullatës civile. Ai thekson se largimi i stafit mjekësor shqiptar nga repartet kyçe, si gjinekologjia, kishte për qëllim pengimin e trajtimit dhe detyrimin e popullsisë për t’u larguar nga vendi.
Rrëfimi i tij mbetet një dëshmi e drejtpërdrejtë e sakrificës së mjekëve shqiptarë gjatë luftës dhe një dokumentim i rëndësishëm i asaj periudhe të errët të historisë së Kosovës.Show More

Pavarësia përmes syve të gazetarit – Muhamet Hajrullahu rrëfen eksperiencën e tij
Në episodin e radhës të podcastit tonë, kemi nderin të bashkëbisedojmë ...
Në episodin e radhës të podcastit tonë, kemi nderin të bashkëbisedojmë me Muhamet Hajrullahun, gazetar dhe kryeredaktor në Telegrafi.com, i cili ka qenë në terren gjatë kohës kur u shpall ...Pavarësia e Kosovës. Ai ndan me audiencën atmosferën emocionuese që mbizotëronte para, gjatë dhe pas këtij momenti historik, duke treguar për sfidat dhe barrierat që përballonin gazetarët në ato ditë vendimtare.
Muhamet flet hapur për ëndrrën e tij si gazetar – të raportojë për një ngjarje që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e qytetarëve të Kosovës dhe më gjerë. Ai reflekton mbi rëndësinë e gazetarisë së terrenit, mbi përgjegjësinë e të raportuarit korrekt dhe mbi pasionin që e shtyri të bëhet pjesë e historisë së vendit, duke e dokumentuar atë nga afër.Show More