Lajmet

Padia ndaj Trumpit: Çfarë ndodh sot?

Avokatët e Trumpit kanë thënë se ai do të deklarohet i pafajshëm.

Published

on

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të dalë të martën para një gjykate në Manhatan, për shkak të padisë penale, që ka pasuar hetimet për një pagesë që dyshohet t’ia ketë bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels.

Më poshtë mund të mësoni se çfarë do të thotë vetë padia, dhe procesi ndaj Trumpit.

Padia

Padia është një dokument gjyqësor, i cili përmban akuzat që janë miratuar nga një juri e madhe.

Juria e madhe përbëhet prej një grupi njerëzish, të cilët vendosin nëse prokurori ka të dhëna të mjaftueshme për të ndjekur dikë penalisht.

Padia e ngarkon zyrtarisht të pandehurin me krime, dhe ofron bazë për ndjekje ligjore.

Pas padisë, i pandehuri njoftohet zyrtarisht për akuzat, e drejtë që ia garanton Amendamenti i Pestë i Kushtetutës amerikane.

I pandehuri, më pas, mund të akuzohet zyrtarisht për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ndërkohë, zyrtarë për zbatim të ligjit sigurojnë shenjat e gishtërinjve të të pandehurit dhe ia bëjnë atij fotografitë që mbesin në arkivin e rastit.

Leximi i aktpadisë

Leximi i aktpadisë do të thotë që i pandehuri del para gjykatës për të dëgjuar akuzat, dhe i jepet mundësia për t’u deklaruar, nëse e konsideron veten fajtor apo të pafajshëm.

Gjykatësi ose prokurori zakonisht e lexon padinë me zë të lartë.

I pandehuri zakonisht përfaqësohet nga avokatët, sidomos në rastet e profilit të lartë, apo ato që mund të rezultojnë me burgosje.

Nëse i pandehuri deklarohet i pafajshëm, gjyqtari zakonisht e pranon deklarimin dhe e cakton seancën e radhës, apo edhe datën e mundshme të gjyqit.

Nëse një i pandehur deklarohet fajtor, gjyqtari zakonisht e cakton datën për t’ia prezantuar masën ndëshkimore.

Avokatët e Trumpit kanë thënë se ai do të deklarohet i pafajshëm.

Avokatët e disa të pandehurve, që deklarohen të pafajshëm, mund të nisin negociatat me prokurorët për rezultatin e gjyqit, në rast të pranimit të fajësisë, ashtu që t’i ikin procesit gjyqësor.

Të pandehurit zakonisht deklarohen fajtorë për disa, dhe jo të gjitha akuzat me të cilat përballen.

Lirimi me kusht

Gjyqtarët në gjykatën penale të Nju Jorkut i kanë tri mundësi për lirim me kusht: mund të vendosin për lirim me kusht, të marrin vendim që i pandehuri të lirohet pa kusht, apo të urdhërojnë ndalimin e të pandehurit.

Qëllimi i masës së lirimit me kusht në Nju Jork është që të sigurojë që i pandehuri kthehet në gjykatë, pa e marrë parasysh rrezikun që i pandehuri mund të shkaktojë më shumë dëm.

Më 2019, Nju Jorku i ka dhënë fund lirimit me pagesë për shumicën e rasteve që ngjajnë me atë të Trumpit.

Gjyq larg syve të publikut

Ekziston edhe një lloj tjetër urdhri që u ndalon avokatëve, palëve dhe dëshmitarëve të flasin publikisht lidhur me rastin.

Urdhra të tillë janë të shpeshtë në rastet penale.

Diçka e tillë ndodh sidomos kur ekziston rreziku që dikush mund të bëjë deklarata që mund të nxisin dhunë, që mund të përshkruhen si kërcënim për prokurorët e dëshmitarët, apo të dëmtojnë jurinë.

Të pandehurit që thyejnë urdhrin e gjyqit larg syve të publikut, mund të dënohen në Nju Jork me një vit burgim.

Nëse një urdhër i tillë merret për rastin e Trumpit, ai mund ta apelojë vendimin, nën arsyetimin se diçka e tillë minon Amendamentin e Parë për liri të shprehjes, teksa garon për të fituar nominimin për president në zgjedhjet e vitit 2024./REL

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara