Lajmet

Komisioni Evropian synon të përgjithësojë pagesat e menjëhershme

Kjo i detyron bankat të ofrojnë pagesa të menjëhershme në euro pa kosto shtesë.

Published

on

Komisioni Evropian njoftoi sot se synon të ndryshojë rregulloren për pagesat në euro (rregullorja SEPA), në mënyrë që të përgjithësohet mundësia e pagesave të menjëhershme në të gjithë BE-në.

Ky ndryshim detyron bankat të ofrojnë pagesa të menjëhershme në euro pa kosto shtesë, pasi shumë bankave në BE aktualisht kërkojnë deri në dy ditë për pagesa.

Ndryshimi i rregullores do të përshpejtonte afatin kohor, që do të thotë se transferimi i parave nga një llogari në tjetrën do të bëhej në sekonda, në vend të orëve apo edhe ditëve me një transfertë tradicionale, që varet edhe nga fakti nëse është ditë pune ose ditë jo pune.

Kjo i detyron bankat të ofrojnë pagesa të menjëhershme në euro pa kosto shtesë.

Pothuajse 200 miliardë euro bllokohen çdo ditë gjatë të ashtuquajturës “periudhë e pagesave luhatëse”, tha Komisioni të mërkurën, e cila beson se duhet të jetë një çështje e konkurrencës dhe përdorimit optimal të përparimit teknologjik.

Propozimi i miratuar nga Komisioni parashikon që ofruesit e shërbimeve të pagesave që tashmë ofrojnë transferta në euro në BE duhet në të ardhmen të ofrojnë edhe transferta të menjëhershme, pa kosto shtesë për përdoruesin në krahasim me një transfertë tradicionale.

“Aktualisht shkalla e përdorimit është shumë e ndryshueshme mes vendeve evropiane. Në shumicën e rasteve, pagesat e menjëhershme kushtojnë më shumë se një transfertë tradicionale dhe kjo duhet të ndryshojë”, nënvizon komisioneri i tregtisë, Valdis Dombrovskis.

Komisioni vlerëson se vetëm 11 për qind e të gjitha transfertave në euro në BE ishin të menjëhershme në fillim të vitit 2022.

Për të rritur sigurinë, bankat duhet që në momentin e transferimit të menjëhershëm të paralajmërojnë klientin nëse numri i llogarisë nuk korrespondon me emrin e treguar si përfitues.

Detyrimet e specifikuara në këtë propozim ligjor do të futen gradualisht, duke u mundësuar ofruesve të shërbimeve të pagesave që të përdorin burimet e tyre të brendshme për një periudhë më të gjatë kohore dhe në këtë mënyrë të optimizojnë kostot e tyre të zbatimit.

Në përputhje me një qasje të tillë, detyrimi për të aplikuar pagesat e menjëhershme në euro do të jetë i vlefshëm gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme për Raportin e Progresit

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme, e cila është caktuar të nisë në orën 13:00.

Në qendër të këtij takimi të jashtëzakonshëm të deputetëve do të jetë debati parlamentar lidhur me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, dokument ky që i është dorëzuar zyrtarisht institucioneve të Kosovës para pak ditësh.

Përfaqësuesit e popullit pritet të diskutojnë gjetjet kryesore, të arriturat dhe sfidat e evidentuara nga Bashkimi Evropian sa i përket përmbushjes së reformave dhe standardeve evropiane në vend. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë ndaj një personi për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan më 29 maj 2023

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet A.S., nën dyshimin për sulm ndaj personave zyrtarë dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, gjatë trazirave të 29 majit 2023 në Zveçan.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka marrë pjesë në sulmet pranë objektit të Komunës së Zveçanit, nga ora 06:00 deri në orët e mbrëmjes.

Në aktakuzë thuhet se A.S., në bashkëkryerje me persona të tjerë nga Kosova dhe Serbia, ka sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.

Si pasojë e sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda.

Gjatë trazirave, sipas Prokurorisë, janë sulmuar edhe automjetet e gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se po vazhdon të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve më 29 maj 2023./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit

Published

on

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Gjatë takimit, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Ajo ka riafirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takohet me zyrtarët francezë, diskutojnë përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin francez për Sportin, Damien Combredet-Blassel, ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, si dhe përfaqësues të organizimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024” nga organizata France Sport Expertise.

Në takim është diskutuar për përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke përfshirë bashkërendimin institucional dhe infrastrukturën e nevojshme.

Kurti ka thënë se nga përfaqësuesit francezë kanë marrë këshilla lidhur me veprimet që duhet të kenë përparësi në këtë proces, përfshirë qeverisjen dhe menaxhimin, planifikimin e prokurimit dhe zbatimin e projekteve.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e përcaktimit të afateve, ndarjes së përgjegjësive, kostove dhe burimeve të financimit.

Kurti ka rikujtuar se në fund të muajit korrik është nënshkruar marrëveshja e kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD), për investime infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare, si dhe Deklarata e Synimit për themelimin e Komitetit të Përbashkët për këto lojëra.

Sipas tij, këto marrëveshje e bëjnë Francën një partnere të rëndësishme në organizimin e “Prishtina 2030”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara