Lajmet

​Abazi hap “të pame” për vdekjen klinike të Kuvendit e Qeverisë

Published

on

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tani i pavarur, Haki Abazi, ka vendosur një karrige në hyrje të Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka vendosur një njoftim mortor duke hapur të pame për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Abazi i tha mediave se akuzuar Qeverinë Kurti për manipulim dhe fshehje të idesë për krijimin e Asociacionit të Kosovës, që sipas tij, forma e qeverisjes ka arritur nivel të lartë të hipokrizie.

“Është mashtrim total i idesë së zgjedhjeve të parakohshme për ta manipuluar, për ta nxjerrë energjinë për të mos u pa ideja që ky është duke e bo Zajednicën, e pat sot mëngjes është duke e dërguar statutin e draftuar nga Friedrich-Ebert-Stiftung, qe tregon qartazi se ne çfarë niveli ka arritur hipokrizia dhe manipulimi në formën e qeverisjes”, është shprehur ai.

Për deputetin e Pavarur, Haki Abazi, historia është duke u ripërsëritur si ajo e viteve të 90’-ta, duke cilësuar se Qeveria Kurti ka tentuar të krijoj situata për të dirigjuar deputetët e tanishëm siç e quan ai “dredhje e dorës”.

“Në këtë vend deputetët e Kosovës e kanë shpall deklaratën kushtetuese të dy korrikut për t’i ikur dredhjes së dorës dhe çfarë po ndodhë në 2024 ose për tre vite më shumë me radhë, neve tentohet me na u dredh dora nga njerëz autokratë e njerëz palegjitimitet, të cilët nuk e kanë marrë votën e qytetarëve fare”, ka shtuar deputeti.

Gjithashtu Abazi ka ritheksuar se ndryshime pozitive nuk ka pasur nga Qeveria Kurti dhe vetëm po thellohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, ai ka kritikuar kryeministrin duke thënë se këto tema për të janë të parëndësishme.

“Asnjë gjë nuk ka ndryshuar, është stresuar dhe mund të stresohet vështirësia e funksionimit institucional nëse kthehemi në kombinat rikat e krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë pjesë institucionale që si duket për Kurtin është e parëndësishme, e keni parë në raporte ndërkombëtare as krimi as korrupsioni nuk janë luftuar nga kjo qeveri”, tha Abazi.

Ndërsa sa i përket kalimit të tij në ndonjë parti, ish deputeti i Vetëvendosjes në mënyrë kategorike i mohon zërat se mund të kalojë në partitë e përfolura si ajo e PDK-së dhe ajo e PSD-së.

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara