Lajmet

​Kadrijaj: Nuk do ta votojmë shpërndarjen e Kuvendit

Published

on

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka komentuar dërgimin e letrës nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është në përgatitje të draftstatutit për Asociacionin.

Në një deklarim për media, Kadrijaj ka thënë se veprime të tilla po e dëmtojnë Kosovën, derisa ka potencuar se një letër e tillë nga Gërvalla, nuk mund të jetë më e fuqishme sesa ajo e presidentes, kryeparlamentarit dhe kryeministrit të Kosovës, të cilët janë zotuar se do ta zbatojnë marrëveshjen e Brukselit edhe aneksin e Ohrit.

“Nuk mundet me qenë një letër zotuese e ministres së Punëve të Jashtme më e fuqishme sesa një letër zotuese që e ka bërë presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri të cilët janë zotuar se në plotni do ta zbatojnë marrëveshjen edhe të Brukselit edhe aneksin e Ohrit në të cilin përfshihet edhe “Zajednica” apo Asociacioni. Ndoshta tash edhe një letër nga ministrja e Punëve të Jashtme, nuk po mundem ta kuptojë nëse do ta dërgojnë apo jo, është çështje ditësh. Megjithatë, e vërteta është se kjo qeveri e ka pranuar Asociacionin, e ka pranuar në plotni marrëveshjen dhe është zotuar se do ta votojë në tërësi…Të gjitha këto veprime po i shkaktojnë dëm Kosovës, këta po sillen ndonjëherë si opozitarë nuk e dinë që janë lidership i vendit dhe kanë përgjegjësi institucionale”, tha Kadrijaj.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se nuk do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit, vetëm në rast se sjellët në Kuvend dorëheqja e qeverisë Kurti. Më tej Kadriaj potencoi se ashtu siç është premtuar, do të votojnë për marrëveshjet ndërkombëtare.

“Ne si opozitë kemi kërkuar më herët që ta kemi një konsension për çështjet nacionale ndërsa zotri Kurti nuk e ka bërë atë dhe tani kur sharra i ka hasur në gozhdë kërkon një lloj konsensusi dhe i fton liderët e partive politike dhe arsyeja pse i ka ftuar është të diskutojnë për agjendë legjislative. Me agjendë legjislative s’ka qenë fare nevoja të merret zotri Kurti, kanë mundur të merren kryetari i Kuvendit dhe Shefat e Grupeve parlamentare të diskutojnë… Zotëri Kurti dhe kjo qeverisje është e dështuar. Ne kemi kërkuar që të dorëhiqet kjo qeveri dhe jo të ndodhë shkarkimi ose shpërbërja e Kuvendit. Nuk do ta votojmë shpërbërjen e Kuvendit, do ta votojmë nëse sjellët në Kuvend dorëheqja e qeverisë Kurti”, potencoi Kadrijaj.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara