Libra

Jusuf Buxhovi: “ Dardania- Antika- Mesjeta”

Publikuar

 “Dardania – antika dhe mesjeta” mbështetet mbi faktorët kryesorë parahistorikë dhe historikë, që kanë të bëjnë me antikitetin dhe mesjetën si djep i qytetërimit të vjetër botëror në përputhje me zhvillimet shoqërore dhe politike nëpër të cilët ka kaluar e ku Dardanët, si pjesë e botës pellazge-ilire-trake dhe mbretëria e Dardanisë në kuadër të formacioneve shoqërore dhe politike, kanë luajtur një rol të rëndësishëm, e në disa prej tyre, edhe vendimtar. Në këtë konfigurim, Dardania antike tejkalon atë nga shekulli IV para erës sonë, pra si mbretëri, në një thellësi, diku nga mesi i mileniumit të dytë, në hapësirën euro-aziatike – te Troja si themelues të saj. Në këtë aspekt, edhe pamja historike e mbretërisë së Dardanisë, nga shekulli IV si dhe raportet e saj me mbretërinë maqedonase, atë të Molosëve,  mbretëritë ilire si dhe rivaliteti i tyre i vazhdueshëm për hegjemoni që do të marrë fund me pushtimet romake,është e një rëndësie të veçantë, ngaqë Dardania  mbetet forcë gravituese në të gjitha zhvillimet. Madje edhe në strukturat shoqërore dhe politike të Perandorisë së Romës dhe veçmas në atë të Bizantit, kur Iliriku u kthye në krahun perëndimor të perandorisë lindore si pjesë e identitetit të saj politik dhe kulturor, nxjerr në pah fillimisht rolin akomodues në to, dhe atë ndërtues në Bizant gjatë dhjetë shekujve të ardhshëm, ku i ka themelet identiteti shtetëror arbëror-shqiptar. Krahas problematikës së antikitetit, rëndësi e veçantë i kushtohet edhe Mesjetës. Edhe këtu roli i Dardanisë dhe i Dardanëve, rivlerësohet, duke i nxjerrë ata në qendër të zhvillimeve, që atyre ua përcaktuan kahun jo vetëm në raport me Bizantin po edhe Perëndimin, si një hapësirë ku ato u konfrontuan, duke krijuar realitete të ndryshme shoqërore, politike dhe kulturore në përputhje me garën e tyre për mbizotërim. Në këtë aspekt, edhe dalja në skenë e dinastisë së Nemanjajve nga Dioklea në Rashë,shikuar nga këndvështrimi i kontekstit të përbashkët historik, Dardaninë Mesjetare, që konsiderohet kështjellë e fundit ilire në Bizant, e kthen në një referencë të pashmangshme të saj. Natyrisht se pamja e Zhupanisë  së Rashës si kështjellë e fundit e Bizantit në Dardani si dhe luftërat e vazhdueshme thuajse dyqindvjeçare të dinastisë Tribale të Nemanjajve, për ta zgjeruar atë në përputhje me trashëgiminë historike si fuqi hegjemone në qendër të Ilirikut me pretendimin që ta ndikonte në tërësi ose ta zëvendësonte Bizantin, gjë që jo rastësisht në kulmin e saj gjatë kohës së Stefan Dushanit, u quajt edhe “Illyricum Magnum”(Iliria e Madhe), hap njërin ndër kapitujt me problematikë të vetë çështjes. Ngaqë thyen dy stereotipe të ndërtuar mbi baza antishkencore: atë të historiografisë nacionaliste dhe hegjemoniste serbomadhe, ku Nemanjajt shihen “mbretër serbë” dhe Rasha “qendër  e Serbisë Mesjetare”, siç thyen dhe diskursin “shpirtëror” të saj, pra te Rashës dhe Nemanjajve – themel i kishës ortodokse serbe ku edhe thuhet se e ka origjinën autoqefalia e kishës ortodokse serbe në shekullin XIII, që është një mashtrim prej tetë shekujsh. Thyerja e këtyre diskurseve po ashtu, nxjerr në pah një pamje tjetër historike të Rashës dhe mesjetës në përgjithësi – të një formacioni shoqëror dhe politik, historikisht i lidhur me etninë ilire dhe  Dardaninë si qendër e saj, që si themë e veçantë në kuadër të Bizantit, pas pushtimeve bullgare, me fuqizimin në hapësirën e Dardanisë, të Maqedonisë dhe të Epirit,  njëherësh u kthye në faktor të asaj që merret si Arbëri mesjetare. Këto dy qëndrime antishkencore dhe antihistorike  mbështeten mbi falsifikimet, retushimet e dokumenteve të ndryshme dhe sidomos mbi rishkrimin e tyre në qendrat e caktuara të fabrikimit (Vjenë, Raguzë, Odesë, Karlovc e gjetiu), të cilave u jepet përgjigje te shtojca :“Mashtrimet e historiografisë serbe rreth mesjetës me konvertime popujsh dhe falsifikime të dokumenteve kishtare”.  Në këtë kapitull, pos tjerash bëhet fjalë edhe për “punishtet” të themeluara gjoja për hulumtime mesjetare, duke filluar nga mesi i shekullit XVIII e në vazhdimësi, ku janë seleksionuar, rishkruar dhe falsifikuar dokumentet kishtare sidomos nga Hilandari, pastaj ato kishtare nga Kostandinopoja, nga peshkopata e Ohrit, Raguzës, Karlovcit dhe të tjera,ndër të cilat, si më flagrante në këtë aspekt shfaqen vepra e Orbinit “Kronika e Duklesë”, nga viti 1601 dhe kronika e perandorit Konstantin Porphyrogenitus “De Administrando imperio – Corpus Fontium Historiae Byzantinae” e vitit 1611. Të kësaj natyre, janë edhe kristobulat e manastirit të Deçanit (e vitit 1330) si dhe vepra “Zakonik Cara Dushana” e S. Novakoviqit, të rishkruara në shekullin XIX, të cilat shfrytëzohen si “dokumente emblematike të shtetësisë serbe”! Pas themelimit të shtetit serb dhe atij grek, në shekullin XIX, atyre u janë shtuar edhe “platformat akademike shtetërore”. Kështu, në përputhje me to, Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve dhe më vonë ajo jugosllave kanë punuar pareshtur në këtë drejtim. Në botimet e tyre “enciklopedike”, Tribalët dhe Keltët, po edhe popujt e tjerë antikë, vazhdimisht janë konvertuar në serbë! Madje, edhe dokumentet meritore të autorëve antikë nga Chalconcandylea, Dukas e deri te perandori i Bizantit, Kantakuzini,  janë retushuar në mënyrë brutale, siç mund të shihet më së miri me paraqitjen e librit “Popujt e Jugosllavisë në dokumente bizantine”,  në gjashtë vëllime! Diskursi i falsifikimit të historiografisë nga Akademia Serbe e Shkencave dhe simotrat e tyre, me ç’rast promovohet i ashtuquajtur “shtet mesjetar serb” me Kosovën “qendër shpirtërore” dhe Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, në masë të madhe ka ndikuar edhe historiografinë shqiptare, atë zyrtare në Tiranë dhe në Prishtinë. Edhe pas rënies së ideologjisë komuniste si dhe shfaqjes së realiteteve të reja, sidomos të shtetit të pavarur të Kosovës, një pjesë e mirë e historianëve shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë të përfshirë në institucionet shkencore, kanë ruajtur diktatin hegjemonist të historiografisë së Beogradit nga koha e klisheve ideologjike dhe të gënjeshtrave të tyre. Në këtë diskurs antishkencor të historiografisë shqiptare, interpretimi i Rashës dhe dinastisë Nemanjane me origjinë tribale-ilire, luan rol të veçantë, ngaqë ajo pikë për pikë dhe pa asnjë hezitim që të merren në shqyrtim autorët e njohur antikë (Chalconcandylea, Dukas, Kantakuzini e të tjerë, duke përfshirë edhe dokumente meritore të Vatikanit ku zhupania e Rashës me cilësimin “Rex Rasia” ose “Regia Rasian” shfaqet entitet i pavarur shoqëror dhe politik),shihet ekskluzivisht si “qendër e shtetësisë mesjetare serbe” dhe e “kishës ortodokse serbe”! Ky fiksim, bëhet edhe më absurd edhe për faktin se në vend se të shqyrtohen pozicioni i Dardanisë mesjetare në këtë proces historik si dhe roli i saj në zhvillimet e gjithëmbarshme të Bizantit, ku pasqyrohen edhe identiteti i saj etnik, ai shpirtëror (me pranimin e krishterimit) si dhe administrativ-vetëqeverisës, me të cilat në mesjetën e vonshme lidhet edhe qenia shoqërore dhe politike e Arbërve, në mënyrë që edhe shfaqja e Rashës në Dardani të shihet si pjesë e këtij mozaiku shoqëror dhe politik, ruhen shabllonet propaganduese të Beogradit rreth “shtetit mesjetar serb në Kosovë” të sajuara në shek. XIX për qëllime hegjemoniste, në radhë të parë për t’u arsyetuar platforma “historike”, që nuk e ka shteti artificial serb, e me këtë për t’u arsyetuar përvetësimi dhe asimilimi i faktorit ortodoks shqiptar, dominues në hapësirën e Dardanisë, të Maqedonisë dhe Epirit, në krijimin e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë! Teza antihistorike e të ashtuquajturit shtet mesjetar serbe, ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë edhe tezën tjetër antihistorike, që ka filluar të marrë krye: “të çlirimit” nga “pushtimi mesjetar serb” që erdhi nga Perandoria Osmane me ç’rast u pranua islami! Në këtë aspekt, “Dardania – antika, mesjeta”, pozicionimet e shfaqura në “Kosovën” I-VIII nga vitet 2012-2019, rreth Dardanisë si qendër e antikitetit në hapësirën euro-aziatike si dhe rolit të saj të rëndësishëm në të gjitha zhvillimet historike në mesjetë e këndej, i çon më tutje  me demistifikimin e të ashtuquajturi shtet mesjetar serb, me ç’rast zhupania e Rashës, e parë si Rashë Dardane, e dominuar nga përkatësia ortodokse e ritit sllav, nxirret nga matrica sllavo-serbe, si një faktor i rëndësishëm historik për t’u bartur te opsioni i hapur që lidh antikitetin ilir-dardan me mesjetën arbërore, si pjesë e realiteteve shoqërore-politike të kohës./UBTnews

Lajmet

Disa zbulime nga libri “The Woman In Me” nga Britney Spears 

Publikuar

nga

“The Woman In Me”, nga Britney Spears, detajon jetën e hershme të yllit, ngritjet e famës dhe ngjarjet e mëvonshme që çuan në konservatorin që kontrolloi jetën e saj për 13 vjet.

Këtu janë zbulimet kryesore:

Jeta e e saj e hershme

Spears përshkruan një jetë shpesh të vështirë në shtëpi duke u rritur në Kentwood, Luiziana, duke thënë se nëna e saj Lynne dhe babai Jamie “luftonin vazhdimisht”. Ajo flet për betejat e tij me alkoolit. “Kisha frikë në shtëpinë time”, thotë ajo, dhe “asgjë nuk ishte aq e mirë sa duhet” për të.

Marrëdhënia me Justin Timberlake: “Cry Me A River” deri në ndërprerjen e shtatzënisë

Ajo thotë se ishte “aq e dashuruar me të, ishte patetike”.

Detajet e Spears që kishte bërë një abort gjatë marrëdhënies së tyre u zbuluan para publikimit të librit, me Spears që tha për shtatzëninë: “Për mua, nuk ishte një tragjedi. Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne ishim jemi gati për të pasur një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj”.

Martesa 55-orëshe me Jason Alexander

Spears kujton se ishte dehur me shokun e saj të fëmijërisë në Las Vegas në janar 2004, por thotë se nuk mban mend shumë për natën. Ajo flet se shkoi në një vend për t’u martuar. “Kur arritëm atje, një çift tjetër po martohej, ndaj na u desh të prisnim”, thotë ajo. “Po – kemi pritur në radhë për t’u martuar”.

Depresioni pas lindjes

Spears u martua me balerinin Kevin Federline më vonë në shtator 2004, dhe pati djemtë Sean dhe Jayden në 2005 dhe 2006. “Që nga momenti që e pashë, kishte një lidhje mes nesh – diçka që më bëri të ndihesha sikur mund t’i shpëtoja çdo gjëje që ishte e vështirë në jetën time”, thotë ajo për Federline.

Por këngëtarja thotë se pësoi depresion pasi lindi Jayden. “Unë u dëshpërova pak pasi nuk po i mbaja më të sigurt si brenda trupit tim. Ata dukeshin kaq të prekshëm në botën e paparacëve shakaxhinj dhe tabloideve”.

Miqësia me Hilton dhe rruajtja e kokës

Spears thotë se Hilton ishte “një nga njerëzit që ishte shumë e sjellshme me mua” pas ndarjes nga Federline.

Spears thotë se ajo nuk dilte shpesh, por çdo rast që dilte do të bëhej kryefjalë. Ajo thotë se pirja e saj nuk ishte kurrë jashtë kontrollit, por se “droga e saj e zgjedhur” ishte Adderall, e cila përdoret për të trajtuar ADHD.

Mes një beteje për kujdestari dhe pas vdekjes së tezes së saj nga kanceri në fillim të vitit 2007, Spears rruajti kokën në mënyrë famëkeqe dhe fotot krijuan tituj në mbarë botën. Në kujtimet e saj, ajo thotë se kjo erdhi pas një periudhe në të cilën ajo nuk kishte mundur t’i shihte djemtë e saj “për javë të tëra” dhe se paparacët e ndiqnin kudo.

Konservatori: ‘Isha si një fëmijë robot’

Një pjesë e madhe e librit trajton temën e konservatorit të Spears, e cila kontrolloi jetën e saj për 13 vjet. Duke shkruar për fillimin e marrëveshjes ligjore, ylli thotë se ajo “u lut gjykatës që të caktonte këdo tjetër – dhe dua të them se edhe dikush në rrugë do të kishte qenë më mirë – por babait tim iu dha puna”.

Sam Asghari – dhe mesazhi i saj për fansat

Spears përshkruan takimin me ish-bashkëshortin e saj Hesam (Sam) Asghari në xhirimet për videoklipin e këngës së saj “Slumber Party”, dhe thotë se ajo u fiksua menjëherë. Libri u shtyp para ndarjes së tyre në fillim të këtij viti, kështu që nuk ka asnjë detaj të ndarjes së tyre. Spears thotë se Asghari e ndihmoi të besonte se mund të bënte gjithçka.

Ajo e përfundon librin duke thënë, “Ka pasur shumë spekulime rreth asaj se si jam duke kaluar. E di që fansat e mi shqetësohen. Unë jam e lirë tani. Jam vetvetja dhe po përpiqem të shërohem. Më në fund arrij të bëj atë që dua, kur dua. Dhe nuk e marr asnjë minutë si të garantuar…

Ka kaluar një kohë që kur ndihesha vërtet prezente në jetën time, në fuqinë time, në të qenit grua. Por tani jam këtu”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Zelensky nënshkruan ligjin që ndalon importin e librave rusë

“Unë besoj se ligji është i drejtë”, shkroi Zelensky.

Publikuar

nga

Volodymyr Zelensky ka ndaluar importin komercial të librave nga Rusia, në masën e tij të fundit për të reduktuar lidhjet kulturore midis dy vendeve.

“Unë besoj se ligji është i drejtë”, shkroi Zelensky në Telegram, duke njoftuar se kishte nënshkruar një projektligj i cili gjithashtu ndalon importin komercial të librave të shtypur në Bjellorusi dhe territorin e pushtuar ukrainas.

Projektligji detyron gjithashtu një kërkesë për marrjen e lejes së posaçme për të importuar libra në gjuhën ruse nga vendet e treta.

Zyra e Zelensky-t tha në Twitter se ligji do të “forconte mbrojtjen e hapësirës kulturore dhe informative të Ukrainës nga propaganda ruse anti-ukrainase”.

Ministri i Kulturës, Oleksandr Tkachenko falënderoi presidentin për nënshkrimin e projektligjit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale

Institucionet e Kosovës nuk kanë paralajmëruar ndonjë organizim për nder të kësaj dite.

Publikuar

nga

Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim promovimin e të drejtës së pronësisë intelektuale dhe mbrojtjen e kësaj pronësie. Ndërsa, institucionet e Kosovës nuk kanë paralajmëruar ndonjë organizim për nder të kësaj dite.

Pronësia intelektuale që përfshinë pronësinë industriale dhe të drejtat e autorit, në Kosovë është e garantuar me ligj.

Ndërsa, që nga viti 2000 më 26 prill të çdo viti të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kremtojnë Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, e cila organizohet nën juridiksionin e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (OBPI).

Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), në shënim të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale përzgjedh një slogan për të frymëzuar komunitetin global të krijuesve, mbrojtësve të pasurisë intelektuale, por edhe për të evidentuar një aspekt të sistemit unik të bashkëpunimit ndërplanetar, sigurimit të vijimësisë së krijimtarisë.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

​Libri i Kopernikut mbi astronominë mund të arrijë të shitet deri në 2.5 milionë dollarë

Libri u konsiderua shumë i diskutueshëm në atë kohë.

Publikuar

nga

Dorëshkrimi i rrallë besohet të jetë një nga 277 kopjet e njohura të librit të Kopernikut në mbarë botën. Një botim i parë i veprës novatore të Nicolaus Copernicus, në të cilin astronomi polak propozoi që Toka të rrotullohej rreth diellit dhe jo anasjelltas, do të dalë në shitje muajin e ardhshëm. Ai pritet të arrijë në 2.5 milionë dollarë.

I titulluar “De Revolutionibus orbium coelestium”, latinisht për “Mbi revolucionet e sferave qiellore”, Koperniku Tome u botua në 1543 dhe hapi rrugën për shkencëtarët e ardhshëm, duke përfshirë Galileo Galilei, dhe ndihmoi në revolucionarizimin e fushës së astronomisë.

Libri u konsiderua shumë i diskutueshëm në atë kohë, pasi krijoi një model të ri të universit në të cilin dielli ishte në qendër të sistemit diellor dhe planetët rrotulloheshin rreth tij.

Rreth 277 botime të para të njohura ekzistojnë në mbarë botën megjithatë shumica janë pronë e muzeve, bibliotekave dhe institucioneve të tjera.

Vetëm një pjesë e vogël i përkasin pronarëve privatë, duke e bërë këtë shitje veçanërisht të rrallë.

I vetmi ndryshim real i dukshëm lidhja me lëkurë, e cila Westergaard vlerëson se u zëvendësua diku gjatë shekullit të 18-të.

Shpesh kopjet që dalin në treg janë manipuluar dhe përfshijnë pulla institucionale të hequra, faqe të lara kimikisht dhe punë të tjera restauruese.

Dorëshkrimi përmban gjithashtu disa shënime të shkruara me dorë, duke përfshirë dy emra të hershëm të skalitur në faqen e titullit që mund të shihen vetëm nën dritën UV. Ato përfshijnë fjalët “Brugiere” dhe “Jacobi Du Roure”.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara