Lajmet

Hoti: Kurti s’do ta ketë shansin të vijë në pushtet

Published

on

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar të premten se kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurtit, nuk do t’i vijë më shansi që të jetë në pushtet e rrjedhimisht edhe të rishikojë marrëveshjen e Uashingtonit.

Hoti pas vizitës që pati në “Bardha Akademi”, tha se Kurtit i kanë dhënë njëherë shansin që të jetë në pushtet, porse gjatë 52 ditëve sa ishte në pushtet ka shkelur dy herë Kushtetutën.

Sa i përket deklaratës së Kurtit se do të shfuqizojë vendimet e Hotit kur të vijë në postin e kryeministrit, ky i fundit tha se vendimet e tij janë të pakontestueshme.

“Qytetarët nuk do t’ia japin më shansin që të jete në pushtet. Vendimet që i kam marrë unë s’ka kush që i konteston. Imagjino të kontestohet marrëveshja e Uashingtonit”, u shpreh ai.

Lajmet

Arrestohet një zyrtar që dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, në periudha dhe lokacione të ndryshme në zonën e Rahovecit, dyshohet se kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të bizneseve, në këmbim të moskryerjes së kontrolleve apo mosndëshkimit për shkeljet e ligjit.

Gjatë hetimeve, të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë siguruar dëshmi se i dyshuari dyshohet se kishte pranuar në disa raste shuma prej 300 deri në 500 euro nga pronarë të ndryshëm biznesesh.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, më 24 shtator janë kontrolluar ambienti i punës dhe veturat që i dyshuari kishte në shfrytëzim. Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një telefon celular.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

Published

on

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni sapo ka dalë nga GJKKO pas më shumë se 2 orësh.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Hysenit i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ajo u pyet nga gazetarët në lidhje me përgjimet e SPAK, por ka refuzuar të flasë.

Ndryshe, para se të hynte në gjykatë gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht ndaj pyetjes së gazetarëve nëse Agasit i janë kaluar nga ana e saj dokumente të klasifikuara, duke u shprehur: “Si kalon ti në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”. /Tch/

Continue Reading

Lajmet

Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

Published

on

Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, kanë vizituar sot familjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, në përvjetorin e rënies së tij.

Vizita është zhvilluar në shenjë respekti dhe solidariteti me familjen Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit në Banjskë.

Gjatë vizitës, ata kanë shprehur respekt për figurën dhe sakrificën e Bunjakut, duke qëndruar pranë familjes së tij në këtë ditë përkujtimi.

Afrim Bunjaku humbi jetën në krye të detyrës gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit

Published

on

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, por ka siguruar medaljen e bronztë.

Boksierja kosovare, në kategorinë deri në 60 kilogramë, u mposht 4:1 nga serbja Kristina Kuluhova.

Kuluhovën, Sadiku e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, por këtë herë fitorja i takoi boksieres serbe.

Sadiku e kishte siguruar medaljen pas fitores në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara