Lajmet

​Kurti: Kushti për anëtarësim në KiE ishte dhe mbetet absurd

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në Këshill të Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti theksoi se kërkesa e cila po shtyhet si kushtëzim për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, sipas tij jo vetëm që nuk është parimore dhe vlerore, por ajo tashmë është refuzuar tri herë nga vetë instancat e KiE-së.

Kurti e quan absurde kërkesën e Francës dhe të Gjermanisë që drafstatuti i Bashkimit Evropian për Asociacionin të dërgohet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, si kusht për anëtarësim në KiE.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti tha se Kosova ka ofruar që ky dokument të bëhet pjesë e pakos së marrëveshjes bazike të Brukselit dhe pjesë e aneksit të zbatimit Ohrit, porse potencoi se është refuzuar nga Serbia. Ai tha se nuk pritej që pengesë për anëtarësimin e Kosovës në KiE të bëheshin shtete demokratike të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jetë përkrahëse të shtetit tonë për zhvillim e demokratizim.

“Nëse me datë 26 tetor 2023 do të pranohej e nënshkruhej paketa e marrëveshjes në Bruksel, atëherë ai draft statut do të mund të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Drafstatuti i emisarit Lajçak dhe emisarëve të tjerë dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua. Si i tillë është një jodokument, është nonpaper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente të cilat nuk i ka pranuar, e nuk janë zyrtare në Gjykatë Kushtetuese. Kjo kërkesë ka qenë dhe mbetet absurde. Përkundër kësaj, tri herë përgjatë procesit u tentua që të futet kjo kërkesë si parakusht për anëtarësim…Kërkesa e cila po shtyhet si kushtëzim për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës jo vetëm që nuk është parimore dhe vlerore por ajo tashmë është refuzuar tri herë nga vetë instancat e Këshillit të Evropës…Pengesat për anëtarësim në këtë organizatë i mendonim nga shtete të cilat deri më tani nuk e kanë njohur republikën e Kosovës. Por, assesi dhe asnjëherë nuk e mendonim që pengesë do të bëheshin shtete demokratike të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përkrahëse të Kosovës për zhvillime demokratizim”, tha Kurti.

Kurti potencoi se kushtet e vendosura nuk kanë të bëjnë aspak me standardet anëtarësimit në këtë organizatë.

“Në këto javët e fundit u përballëm me një kushtëzim i cili nuk ka të bëjë aspak me standardet e anëtarësimit në këtë organizatë (Këshillin e Evropës). Pas kushtit që të zbatohet një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, kusht ky që hyn në shtyllën e sundimit të ligjit në kuadër të Këshillit të Evropës, ne dëgjuam se ka kryeqytete që tash po kushtëzojnë finalizimin e procesit të anëtarësimit me dërgimin e një dokumenti në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ky dokument i sjell tek ne nga përfaqësuesi special i bashkimit evropian për dialog, Mirslav Lajçak së bashku me këshilltarët diplomatik të shteteve të QUIN-tit, nuk u pranua me 26 tetor të vitit të kaluar. Kosova ka ofruar që e ai dokument të bëhet pjesë e pakos së marrëveshjes bazike të Brukselit dhe pjesë e aneksit të zbatimit Ohrit e cila është pjesë integrale e tij dhe të nënshkruhet për tu bërë ligjërisht i obligueshëm dhe zbatueshëm. Por, u pat refuzua nga Serbia”, potencoi Kurti.

Ndër të tjera, Kurti tha se Kosova do anëtarësim meritor, sepse konsideron se e meriton anëtarësimin.

Ndërkaq, Gjermania dhe Franca të hënën kanë thënë se procedimi i drafstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për interpretim në Gjykatën Kushtetuese do të ishte sinjal i mjaftueshëm për ta siguruar mbështetjen në vendimmarrjen finale të Këshillit të Evropës këtë muaj.

Derisa shteti më i fuqishëm brenda KiE-së, Britania e Madhe, i ka ofruar Kosovës mbështetje pa kushte shtesë për anëtarësim në këtë organizatë.

Mbledhja e radhës e ministrave të Jashtëm të KiE-së do të bëhet me 16-17 maj ku edhe do të vendoset përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

  1. Ka specie kandilësh deti që biologjikisht mund të rikthehen përsëri në “moshë të re”, prandaj quhen pothuajse të pavdekshëm.
  2. Google fillimisht kishte emrin “Backrub” para se të bëhej kompania më e madhe e kërkimit në botë.
  3. Një burrë fitoi dy herë lotarinë me të njëjtët numra brenda katër muajve.
  4. Në Itali ekziston një shatërvan që derdh verë falas për turistët 24 orë në ditë.
  5. Astronautët thonë se hapësira ka aromë si mish i djegur ose metal i nxehtë pas kthimit nga ecjet në kozmos.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara