Lajmet

Zbulimi që mund të zhdukë njëherë e mirë krizat energjetike

Published

on

Super–përçuesit janë materiale që nuk ofrojnë rezistencë ndaj kalimit të energjisë elektrike. Ato lejojnë që rryma të transportohet pa asnjë shpërndarje në formën e nxehtësisë apo dritës. Por ka një problem që e kufizon ndjeshëm mundësitë e tyre të përdorimit:që të shfaqincilësitë e tyre duhet t’i nënshtrohen temperaturave shumë të ulëta ose presioneve shumë të larta. Prandaj, funksionimi i tyre në temperaturën e mjedisit, është një nga ëndrrat e vjetra të fizikës moderne. Por është pikërisht ajo që besojnë se kanë zbuluar studiuesit në laboratorët e Universitetit të Roçesterit.

Lutetium hidrit, një material i ri tregon karakteristikat e super–përcjellshmërisë në një temperaturë prej vetëm 21 gradë Celcius, dhe në kushte presioni jo shumë të larta. Zbulimi, i prezantuar pak ditë më parë gjatë kongresit vjetor të Shoqatës Amerikane të Fizikës, u prit me një entuziazëm nga komuniteti shkencor.

Dhe arsyeja është e lehtë për t’u kuptuar:një super–përçues që punon në temperaturë normale,do të ishte një zbulim vërtet revolucionar, me pasoja në një mori fushash të teknologjisë. Për shembull, do t’i bënte më pak të kushtueshme pajisjet ku përdoren tashmë super–përçuesit për të krijuar mbështjellje magnetike, si në skanerët MRI.

Dhe kjo do t’i hapte derën zbatimeve krejtësisht të reja, si trenave të lirë që lëvizin përmes fushës magnetike, dhe që do të jenë të aftë të udhëtojnë në distanca të krahasueshme me ato të avionëve, apo bateritë me kohë rimbushjeje shumë të shpejta, që do jenë të afta të ruajnëpërgjithmonë ngarkesën e tyre.

Por mbi të gjitha, do ta revolucionarizonte mënyrën se si e prodhojmë dhe transportojmë energjinë. Mund të duket e parëndësishme, por fakti që kabllot e bakrit e humbasin energjinë elektrike në formën e nxehtësisë, i kufizon shumë vendet ku mund të prodhohet ajo.

Sepse me distancën që duhet të përshkojë energjia elektrike, humbet jo pak sasi gjatë rrugës. Me kabllot elektrike me materiale super–përçuese, do të kursehej jo vetëm energjia elektrike që aktualisht humbet gjatë transportit, por mund të mos jetë më nevoja e zhvendosjes sëimpianteve të prodhimit.

Po ashtu do të kishte një zhvillim akoma më të madh të energjive të rinovueshme. Për shembull, imagjinoni se si do të ishte bota nëse do të mund të mbulonim qendrën e shkretëtirës së Saharasë me panele diellore, dhe më pas ta transportonim në të katër anët e globit energjinë e prodhuar atje.

Apo ndërtimin e termocentrale bërthamore në zona krejtësisht të pabanuara për të kufizuar rreziqet. Apo shfrytëzimin e termocentraleve gjeotermale apo me erë në zona të largëta, dukee kufizuar ndikimin e tyre në peizazh. Dhe për ta bërë këtë, duhet një super–përçues i aftë të punojë temperatura dhe presion jo ekstrem.

Ato që disponohen aktualisht punojnë në temperaturat -160 dhe -140 gradë Celsius.

Prandaj, kanë nevojë për sisteme të mëdha ftohje. Materiali i përshkruar nga studiuesit në Universitetin e Roçesterit, tregonte se super–përcjellësi mund të punojë në temperaturën 21 gradë dhe me një presion 10 kilobar, ose rreth 10 herë më i lartë se ai i përjetuar në thellësitëmë të mëdha të oqeanit, por gjithsesi shumë më i ulët sesa miliona ATM (atmosfer, njësi e matjes së presionit) që janë të nevojshme për të prodhuar materiale të tjera me tipare të ngjashme super–përçuese.

Materiali në fjalë u përftua nga një përzierje e hidrogjenit, azotit dhe lutetiumit (një mineral irrallë), dhe në eksperimentet e kryera ai tregoi të gjitha karakteristikat tipike të një super–përçuesi:jo vetëm rezistencë elektrike zero, por edhe fushë magnetike të fortë si dhe një ndryshim drastik në kapacitetin e nxehtësisë.

Për autorët e studimit, kjo është një provë e pagabueshme:materiali i ri është super–përçuesi i parë i zbuluar ndonjëherë, i aftë të veprojë në temperatura që janë normale për ne. Me kujdesin e duhur, mund të zgjidhen pa shumë probleme edhe kriteret e presionit. Nëse ndodh kjo, materiali i ri mund të përdoret relativisht së shpejti.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara