Lajmet

Si nuk mbarojnë luftërat: Ukraina, Rusia dhe mësimet e Luftës së Parë Botërore

Nga Margaret MacMillan.

Published

on

Nga Margaret MacMillan

“Foreign Affairs”

Më 24 shkurt 2022, romancieri i madh ukrainas Andrey Kurkov dhe gruaja e tij u zgjuan në shtëpinë e tyre në Kiev nga zhurma e raketave ruse. Në fillim, ai nuk po mundte ta besonte atë që po ndodhte. “Duhet të mësohesh psikologjikisht me idenë se lufta ka nisur”,– shkroi ai. Shumë vëzhgues të pushtimit e ndjenë dhe vazhdojnë ta ndiejnë atë ndjenjë mosbesimi.

Ata u hutuan nga sulmi i hapur dhe masiv i Rusisë, dhe u mahnitën nga rezistenca e fortë dhe e suksesshme të Ukrainës. E kush në ditët e para të luftës, dhe teksa përparonin kolonat ruse, do ta kishte parashikuar se të dyja palët do të vazhdonin të luftonin ende, edhe pas më shumë se një viti?

Me kaq shumë armë, burime të tjera dhe me shumë trupa për të përdorur, dukej si një përfundim i paramenduar se Rusia do ta dërrmonte Ukrainën dhe do të pushtonte brenda pak ditësh qytetet e saj kryesore. Megjithatë, lufta ka hyrë në vitin e saj të dytë dhe po vazhdon në një mënyrë shumë ndryshe nga sa pritej.

Përvoja e një lufte të madhe të mëparshme në Evropë – që e njohim si Lufta e Parë Botërore – duhet të na kujtojë kostot e tmerrshme të një konflikti të armatosur të gjatë dhe të egër. Dhe ashtu si sot, edhe ajo luftë pritej të ishte e shkurtër dhe vendimtare. Megjithatë, sot bota dhe Ukraina përballen me disa pyetje shqetësuese.

Sa kohë do të vazhdojë Rusia me fushatën e saj, edhe pse vazhdojnë të pakësohen shpresat e saj për të festuar fitoren? Çfarë dëmi dhe tmerri më i madh do t’i shkaktohet Ukrainës dhe popullit të saj? Dhe kur do të munden vendet më të prekura nga konflikti, nga fqinjët e Ukrainës deri tek ato që janë anëtare të NATO-s, të mos shqetësohen se lufta do të përhapet jashtë kufijve të Ukrainës?

E kaluara ofron gjithashtu një paralajmërim edhe më të errët. Dhe këtë herë, për të ardhmen, kur të mbarojë lufta në Ukrainë. Ukraina dhe mbështetësit e saj mund të shpresojnë për një fitore dërrmuese dhe rrëzimin e regjimit të Putinit. Por nëse Rusia lihet të zhytet në kaos dhe trazira, e hidhëruar nga humbja dhe e izoluar, me shumë nga udhëheqësit dhe njerëzit e saj që fajësojnë të tjerët për dështimet e saj, siç bënë shumë gjermanë në dekadat ndërmjet dy luftërave, atëherë fundi i një lufte vetëm sa mund të hedhë bazat për një tjetër.

Në pranverën e vitit 1914, pakkush mendonte se ishte e mundur një luftë tokësore midis fuqive të mëdha evropiane. Shtetet evropiane, siç supozonin me vetëkënaqësi banorët e tyre, ishin shumë të avancuara, tepër të integruara ekonomikisht dhe tepër “të civilizuara” për t’iu drejtuar konflikteve të armatosura ndaj njëra-tjetrës.

Luftërat zhvilloheshin ende në periferi të Evropës, veçanërisht në Ballkan apo në territoret koloniale, ku evropianët luftuan kundër popujve më pak të fuqishëm. Gati e njëjta gjë ishte e vërtetë në javët e para të 2022-shit. Udhëheqësit, politikë-bërësit dhe publiku i tyre në Perëndim prireshin ta shihnin luftën si diçka që ndodhte vetëm gjetkë, qoftë në formën e kryengritjeve kundër qeverive jopopullore apo në konfliktet në dukje të pafundme në shtetet e dështuara.

Pra si në vitin 1914 dhe 2022, ata që supozuan se lufta nuk ishte e mundur, e kishin gabim. Në vitin 1914, pati tensione të rrezikshme dhe të pazgjidhura midis fuqive evropiane, një garë e re armatimi dhe kriza rajonale, të cilat çuan në bisedimet për luftën.

Ngjashëm, në muajt para pushtimit rus të Ukrainës, Moska ia kishte bërë të qarta Perëndimit ankesat e saj, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin kishte dhënë shumë shenja për qëllimet e tij. Në esenë e tij të gjatë botuar në vitin 2021, Putin tha se jo vetëm që Ukraina ishte vendlindja e vetë Rusisë, por popujt e saj kanë qenë gjithmonë rusë.

Presidenti rus e kundërshtoi humbjen e fuqisë globale nga Moska pas Luftës së Ftohtë, dhe ishte i bindur se do ta mposhtte shpejt Ukrainën. Edhe në vitin 1914, fuqitë e mëdha kishin vetëm plane luftarake sulmuese, të bazuara tek fitoret e shpejta. Nëse Putini do të kishte bërë llogaritjet e duhura në fillim, ai ndoshta nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën.

Ose të paktën do të ishte përpjekur të tërhiqte forcat ruse sapo të bëhej e qartë se nuk do të arrinte pushtimin e shpejtë dhe pak të kushtueshëm që priste. Por emocionet – pakënaqësia, krenaria, frika – mund të ndikojnë tek vendimet e mëdha dhe të vogla, dhe siç e tregoi 1914-a, mund të ndikojnë gjithashtu edhe tek përvojat e atyre që marrin vendimet.

Ashtu si Cari Nikolla II 108 vite më parë, edhe Putin kujtoi një poshtërim. Si oficer i ri i KGB-së, ai kishte parë drejtpërdrejt tërheqjen e Perandorisë Sovjetike nga Gjermania Lindore dhe më pas shpërbërjen e vetë Bashkimit Sovjetik. Pastaj ai pa zgjerimin drejt lindjes të NATO-s dhe BE-së.

Një nga mësimet e luftës së Rusisë në Ukrainë, është se strategët perëndimorë duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje mënyrës sesi liderët gjetkë i shohin vendet dhe historitë e tyre. Për shembull, pushtimi i Tajvanit do të mbartte të gjitha llojet e rreziqeve për Kinën. Por kinezët mund të jenë të përgatitur që t’i marrin parasysh ato.

Siç e tregoi Lufta e Parë Botërore, luftërat shkojnë rrallë siç janë planifikuar. Strategët ushtarakë ishin të vetëdijshëm për rëndësinë në rritje të luftës së llogoreve dhe artilerisë, por ishin të papërgatitur për atë që shpejt u bë vija statike e frontit. Një luftë që ishte menduar të përfundonte brenda disa muajsh, zgjati më shumë se 4 vjet dhe kushtoi shumë më tepër në jetë njerëzore dhe burime ekonomike nga sa e kishte imagjinuar dikush në fillim.

Edhe pse lufta në Ukrainë është vetëm në vitin e saj të dytë, edhe ajo është shndërruar në një luftë llogoresh me kosto shumë të larta njerëzore. Një realitet i tillë nuk përjashton mundësinë e operacioneve të reja të rëndësishme nga secila palë dhe ndryshime momentale të vijës së frontit.

Më shumë se një vit pas luftës, përparimet ka të ngjarë të vijnë me një kosto shumë më të lartë. Siç e mësuan gjeneralët në Luftën e Parë Botërore, toka për të cilën është luftuar është më e vështirë për të ndryshuar duar. Dhe të dyja palët i kanë shfrytëzuar muajt e dimrit për të përgatitur mbrojtjen e tyre.

Megjithëse shifra të tilla duhet të trajtohen me kujdes, agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë vlerësuar se gjatë disa prej luftimeve më të ashpra, Rusia ka pësuar mesatarisht më shumë se 800 të vrarë dhe të plagosur në ditë, ndërsa zyrtarët ukrainas kanë pranuar maksimum 200- 500 viktima nga radhët e tyre.

Sa më gjatë të zgjasë një konflikt, aq më të rëndësishëm bëhen aleatët dhe burimet. Në të dyja luftërat botërore, Gjermania dhe aleatët e saj patën disa suksese të hershme. Por ndërsa lufta vazhdonte, koalicioni kundërshtar fitoi luftën ekonomike si dhe atë në fushën e betejës.

Në secilin rast, Britania e Madhe mund të mbështetej tek perandoria e saj jashtë shtetit për pasuri dhe lëndë të para. Më vonë Shtetet e Bashkuara u bënë siç e tha presidenti FranklinRoosevelt në Luftën e Dytë Botërore “arsenali i demokracisë” dhe një ushtri e fortë partnere.

Dominimi i burimeve dhe i fuqisë punëtore ishte jetik në arritjen e fitores së aleatëve.

Në fillim, Rusia u duk se kishte një avantazh të rëndësishëm ndaj Ukrainës, përfshirë një ushtri shumë më të fuqishme dhe më shumë burime nga gjithçka që mund të numërohej. Por ndërsa lufta ka vazhduar, aleatët e Ukrainës janë treguar më të rëndësishëm se fuqia e Rusisë.

Historia ka treguar se luftërat fitohen ose humben sa nga qasja në burime apo konsumimi i burimeve të armikut, edhe nga aftësitë e komandantëve të secilës palë dhe nga trimëria e luftëtarëve të tyre.

Ka të ngjarë që Ukraina dhe Rusia, ndoshta nën presionin e Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, mund të bien një ditë dakord të bisedojnë për përfundimin e luftës. Koha mund të jetë jetike. Në Luftën e Parë Botërore, pavarësisht përpjekjeve për paqe – për shembull nga Papa dhe nga presidenti amerikan WoodrowWilson – të dyja palët vazhduan të kapeshin pas shpresës së fitores në fushën e betejës.

Gjermania kërkoi armëpushim vetëm në verën e vitit 1918, kur komanda e lartë gjermane e pranoi se po humbiste. Por është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej një zgjidhje e tillë në Ukrainë. Sepse ndërsa po rriten humbjet nga të dyja palët, dhe teksa dalin në dritë më shumë raporte mbi mizoritë e Rusisë, urrejtja dhe hidhërimi i akumuluar do të paraqesin pengesa të mëdha për çdo lëshim nga të dyja palët.

Në mënyrë të pashmangshme, në një luftë të gjatë evoluojnë objektivat e të dyja palëve. Në Luftën e Parë Botërore, Gjermania synoi të zgjerohej për të përfshirë Belgjikën dhe ndoshta shtetet baltike dhe Ukrainën. Franca synonte të rimerrte provincat e saj të humbura të Alsas-Lorenës, teksa u grind me Britainë se kush do të merrte pjesët më të mëdha të Perandorisë Osmane të mundur.

Në luftën aktuale, Rusia duket se ka hequr dorë për momentin nga pushtimi i Kievit. Por duket se është e vendosur të pushtojë sa më shumë pjesë që mundet nga Ukraina, dhe ta reduktojë atë që ka mbetur në një shtet të varfër dhe pa dalje në det. Nga ana tjetër, qeveria ukrainase, e cila

në fillim synonte thjesht t’i rezistonte sulmit rus dhe të mbronte territorin e saj, ka deklaruar synimin e saj për ta dëbuar Rusinë nga e gjithë Ukraina, përfshirë Krimenë, si dhe nga pjesët e Donetskut dhe Luhanskut të pushtuara nga Rusia që nga viti 2014. Për sa kohë që të dyja palët vazhdojnë të shpresojnë për diçka që mund ta quajnë fitore, ulja e tyre në tryezën e bisedimeve do të jetë e vështirë.

Humbësit nuk e pranojnë lehtësisht humbjen dhe fitimtarët e kanë të vështirë të jenë zemërgjerë. Traktati i Versajës nuk ishte kurrë aq ndëshkues sa pretendonte Gjermania, dhe shumë nga klauzolat e traktatit nuk u zbatuan kurrë. Por Evropa e viteve 1920 do të kishte qenë një vend më i lumtur nëse aleatët nuk do të ishin përpjekur të nxirrnin dëmshpërblime të larta nga Gjermania dhe ta kishin mirëpritur atë më shpejt në komunitetin e kombeve.

Por historia mund të ofrojë shembuj më inkurajues. Pas Luftës së Dytë Botërore, Plani Marshall i SHBA-së ndihmoi në rindërtimin e vendeve të Evropës Perëndimore në ekonomi në lulëzim dhe, po aq të rëndësishme, në demokraci të qëndrueshme.

Nën kërcënimin e Luftës së Ftohtë, Gjermania Perëndimore dhe Italia, u lejuan të bashkoheshin me NATO-n dhe u bënë anëtarët kryesorë të aleancës transatlantike. Pra edhe armiqtë e dikurshëm mund të shndërrohen në partnerë të ngushtë. Kjo ofron një farë shprese se Rusia e sotme mund të jetë një ditë një kujtim po aq i largët sa është sot Gjermania e vitit 1945.

Marrë me shkurtime

Shënim: Margaret MacMillan, profesoreshë e Historisë Ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit dhe autore e librit “Si na ndryshoi konflikti dhe lufta që i dha fund Paqes: Rruga drejt 1914-ës”.

lajme

Mediat në epokën digjitale, në fokus të Konferencës së 15-të Ndërkombëtare të UBT-së

Published

on

By

Në kuadër të Konferencës së 15-të Ndërkombëtare të UBT-së (UBT Annual International Conference), Fakulteti i Mediave dhe Komunikimit sjell një program të pasur shkencor, i cili bashkon studiues, profesorë dhe profesionistë të medias për të diskutuar zhvillimet, sfidat dhe perspektivat e komunikimit bashkëkohor.

Konferenca do të trajtojë tema me rëndësi të veçantë për peizazhin mediatik në Kosovë dhe më gjerë, duke përfshirë ndikimin e inteligjencës artificiale në gazetari, fragmentimin e tregut medial, pabarazinë gjuhësore, rolin e mediave në ndërtimin e shtetit, si dhe përgjegjësinë profesionale dhe ndikimin e platformave digjitale në krijimin dhe shpërndarjen e informacionit.

Programi shkencor përfshin gjithashtu diskutime mbi gjuhën, kuptimin dhe interpretimin në komunikimin medial, rëndësinë e fjalorëve elektronikë për gazetarinë bashkëkohore, cilësinë e shkrimeve publike në portalet lokale, si dhe mënyrën se si mediat lokale dhe ato online ndikojnë në ndërtimin e imazhit të rajoneve dhe komuniteteve të ndryshme.

Sesioni i parë

Chair:  Loreta Mamani, Votim Hanoli

Keynote speakers: Prof. asoc. dr. Ferid Selimi

  • “Media market fragmentation and linguistic inequality in Kosovo”, Ferid Selimi
  • “The context in media communication: Language, meaning and interpretation”, Ismet Osmani & Asllan Hamiti.
  • “Media and State-Building: The Case of Kosovo”, Safet Zejnullahu
  • “The importance of the electronic dictionary for contemporary journalism in the digital age”,  Ajten Hajdari-Qamili.
  • “Content analysis of deceptive AI-generated videos in Kosovo elections”, Hyrije Mehmeti & Demush Bajrami.
  • “ChatGPT as a Professional Assistant: Exploring Its Role in Journalism, Education and Academic Research”, Gjylie Rexha.
  • “Media and the Representation of the Presevo Valley: How the Region’s Image Is Constructed in Local and Online Media”,  Ilir Zylfiu.
  • “The quality of public writings on local portals”,Xhevahire Millaku
  • “Legal regulation of artificial intelligence in the media: Challenges for freedom of expression, responsibility and integrity”, Faruk Rexhaj

Sesioni i dytë

Chair: Demush Bajrami, Gjylie Rexha

  • “Artificial Intelligence in Journalism: Between Ethical Challenges, Professional Transformation, and the Fear of Replacement”,Musa Sabedini & Demush Bajrami
  • “Media reporting on minors in criminal cases: Privacy, stigmatization, and psychological and social consequences”, Loreta Mamani& Aida Sotiri & Albana Allushaj& Mimoza Cabeli
  • “Preparing students in teacher education programs for the development of media literacy and critical thinking in children”, Aida Sotiri &Loreta Mamani & Harallamb Margariti
  • ‘Symbolic communication and the transformation of civic protest: A multimodal analysis of the Albanian case”,  Votim Hanoli
  • “The Role of Analysts and Credibility in Shaping Public Opinion”, Shkodran Gajraku
  • “Public perception and content indicators in Kosovo’s online media”, Naile Dema Selmani
  • “The Role and Effectiveness of Public Relations in Promoting Educational Institutions: The Case of Kosovo”,  Jehona Kapllani – Ilazi & Driton Iseni.
  • “Educational Video and Visual Storytelling”, Edona Sulejmani
  • “The role of the journalist in ensuring fair in the age of artificial intelligence in Kosovo”, Ernesa Aliu
  • “The effects of unregistered online portals on society and politics in Kosovo”, Arbëreshë Fazliu

Continue Reading

Lajmet

Inteligjenca artificiale në fokus të Sistemeve të Informacionit në Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së

Published

on

Në kuadër të konferencës ndërkombëtare të UBT-së, Fakulteti i Sistemeve të Informacionit prezantoi punime shkencore që trajtuan zhvillimet në inteligjencën artificiale, qeverisjen e të dhënave, automatizimin inteligjent dhe transformimin digjital.

Në sesionin e parë, të kryesuar nga Besnik Skenderi, me Blerton Abazin si bashkëkryesues, prezantuan:

  • Dr. Blerton Abazi – “Beyond Model Accuracy: Data Governance and Continuous Evidence in the Assurance of AI System”
  • Agim Zuzaku – “Large Language Models for Managerial Decision Support in Hospitality”
  • Besnik Skenderi dhe Diamanta Skenderi – “Agile Project Management Under Constraint: A Framework for Innovation Safety and Accountability”
  • Besa Alija – “Process Modelling for the Digitalisation of Third-Cycle Studies: A Case Study at South East European University”

Ndërkaq, në sesionin e dytë, të kryesuar nga Ylber Limani, me Agim Zuzakun si bashkëkryesues, prezantuan:

  • Ylber Limani dhe Melliha Lutfiu – “Information Systems Resilience and Digital Strategy: An Empirical Study of Kosovo in Global Comparison Using AI and SEM”
  • Ylber Limani, Edmond Hajrizi dhe Mirlinda Gashi Jashanica – “An Empirical Study of AI Implementation and Quality Assurance in Higher Education Institutions”
  • Dashmir Istrefi dhe Dimitar Stojkoski – “From Telemetry to Foresight: Self-Evolving Predictive Maintenance and Driver-Behavior Intelligence on a Local-First Telematics Hub”
  • Dashmir Istrefi dhe Dimitar Stojkoski – “Toward Agentic Building Automation: A Protocol-Agnostic Edge–Cloud Platform with LLM-Driven Rule Synthesis for Heterogeneous and Legacy IoT Devices”
  • Dashmir Istrefi dhe Dimitar Stojkoski – “From Telemetry to Disclosure: A Local-First IoT and AI Platform for Continuous, ESRS-Aligned ESG Monitoring in Smart Buildings”
  • Gelina Maliqi – “Generative Artificial Intelligence and University Student Learning: A Global Synthesis of Effects, Mechanisms and Conditions”

Përmes këtyre prezantimeve, Fakulteti Sisteme të Informacionit i UBT-së vuri në pah rëndësinë e kërkimit shkencor dhe inovacionit në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale bashkëkohore. Temat e trajtuara dëshmuan rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të inteligjencës artificiale dhe sistemeve të informacionit në përmirësimin e vendimmarrjes, cilësisë së arsimit dhe efikasitetit institucional, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim akademik dhe zhvillim teknologjik.

 

Continue Reading

Vendi

Studiuesit e Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë trajtojnë sfidat bashkëkohore të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare në UBT

Published

on

By

Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore të UBT-së, u zhvillua sesioni i dedikuar për Shkencat Politike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet e Sigurisë, ku studiuesit dhe ekspertët prezantuan punimet e tyre shkencore mbi zhvillimet aktuale gjeopolitike, sfidat e sigurisë rajonale dhe globale, si dhe ndikimin e teknologjisë në transformimin e politikave të sigurisë.

Gjatë sesionit u trajtuan tema që ndërlidhen me migracionin dhe politikat evropiane, perceptimin e Rusisë si kërcënim dhe zbatimin e masave kufizuese, inteligjencën kriminale të bazuar në ndërveprimin njeri–inteligjencë artificiale, si dhe dinamikat politike dhe të sigurisë të konfliktit Rusi–Ukrainë.

Po ashtu, vëmendje e veçantë iu kushtua ndërvarësisë së sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe sfidave që paraqet lufta hibride për sigurinë kombëtare të Kosovës.Në sesionin e mbajtur online, Prof. Ferdochak prezantoi temën “Sweden’s Refocusing on the High North”, duke trajtuar orientimin strategjik të Suedisë drejt rajonit të Veriut të Lartë dhe rëndësinë e tij në kontekstin e zhvillimeve bashkëkohore gjeopolitike dhe të sigurisë ndërkombëtare.

Përmes këtyre prezantimeve, pjesëmarrësit kontribuuan në diskutimin akademik mbi sfidat bashkëkohore të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke vënë në pah rëndësinë e analizës shkencore, bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të mekanizmave institucionalë për përballimin e kërcënimeve tradicionale dhe atyre të reja.

  • Migration Waves and Policy Responses in Europe: The Case of Albanian Migrants – Prof. Ass. Dr. Llokman Mirtezani, Prof. Ass. Dr. Muazam Halili
  • Framing Russia as a Threat and Implementing Restrictive Measures – Prof. Ass. Dr. Bashkim Smakaj, Prof. Asoc. Dr. Dritero Arifi
  • Beyond Cybercrime: Human-AI Criminal Intelligence and Transformation of Policing in the Western Balkans – Dr. Kenan Idrizaj
  • The Political and Security Dynamics of an Unresolved War: Bargaining Failure, Power and Distribution of Costs in the Russia-Ukraine Conflict – Prof. Asoc. Dr. Ngadhnjim Brovina, Prof. Ass. Dr. Bahri Gashi, Prof. Ass. Dr. Hajdi Xhixha, Prof. Ass. Dr. Arian Kadriu, Taulant Morina
  • Security Interdependence and Strategic Divergence: Mapping the Western Balkans as a Regional Security Complex – Prof. Dr. Alfred Marleku
  • Hybrid Warfare and the Challenges to Kosovo’s National Security: Threats, Actors, and Mechanisms of Institutional Resilience – Prof. Ass. Dr. Veton Zejnullahu, Erion Zejnullahu
  • The Intelligence Community in the Republic of Kosovo and Its Role in National Security – Prof. Ass. Dr. Bashkim Smakaj, Vesa Shatri

Continue Reading

Lajmet

Planifikimi Urban në fokus të Arkitekturës në Konferencën Ndërkombëtare të UBT-s

Published

on

Planifikimi hapësinor, zhvillimi urban, qeverisja territoriale dhe ndikimi i teknologjisë në qytetet e së ardhmes ishin në fokus të sesionit akademik të organizuar në kuadër të aktiviteteve të UBT-së.

Në kuadër të programit akademik të UBT-së, ekspertë, profesorë, profesionistë dhe studiues të fushës së arkitekturës dhe planifikimit hapësinor u mblodhën për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit urban, planifikimin e qëndrueshëm dhe transformimin e qyteteve përmes qasjeve bashkëkohore dhe teknologjive inovative.

Sesioni u udhëhoq nga Prof. Dr. Binak Beqaj, ndërsa pjesë e diskutimeve ishte edhe Mimoza Haxhija Jedrashi, kryetare e Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës. Përmes prezantimeve të ndryshme, pjesëmarrësit trajtuan çështje që lidhen me planifikimin rajonal, performancën institucionale, ndryshimet klimatike, hapësirat e gjelbra dhe përdorimin e teknologjive gjeohapësinore në zhvillimin urban.

Folësi kryesor, Frank D’Hondt, i cili iu bashkua sesionit online, prezantoi temën “Sharing Futures: A Generation – fair Agenda for Regenerative Planning”, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e planifikimit rigjenerues dhe të një agjende të drejtë ndërmjet gjeneratave për të ardhmen e hapësirave urbane.

Një nga temat e trajtuara ishte ndarja rajonale e Kosovës sipas parimeve evropiane NUTS, e prezantuar nga Elvida Pallaska dhe Binak Beqaj përmes punimit “Proposed Regional Division of Kosovo according to EU NUTS Principles”. Ndërkaq, Shqiprim Ahmeti, Rineta Jashari dhe Servet Spahiu prezantuan punimin “The State of Municipal Spatial Planning in Kosovo: Document Completion, Institutional Performance and Implementation Gaps”, duke trajtuar gjendjen e planifikimit hapësinor komunal, dokumentacionin dhe sfidat e zbatimit.

Venera Goxha prezantoi temën “From Spatial Data to Ethical Decisions: An Ethical Governance Framework for GIS and AI Assisted Municipal Planning in Kosovo”, me fokus në qeverisjen etike të të dhënave gjeohapësinore dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në planifikimin komunal. Ndërsa Skender Kosumi prezantoi “Seestadt – A New Dimension of Living”, duke sjellë një perspektivë mbi dimensionet e reja të jetesës urbane.

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në planifikimin urban u trajtua nga Fjollë Caka përmes temës “Urban Planning and Climate Change Management: Where Does Kosovo Stand?”. Në anën tjetër, Nexhat Balaj prezantoi punimin “The Impact of Green Spaces on the Quality of Life in Urban Environments”, duke vënë në fokus rëndësinë e hapësirave të gjelbra për cilësinë e jetës në mjediset urbane.

Përdorimi i teknologjive gjeohapësinore për zhvillim të qëndrueshëm ishte në qendër të punimit “Integrating the 3-30-300 Rule Into Urban Planning: Green Space Access and Sustainable Development Using Geospatial Technologies (GIS, GPS, RS)”, të prezantuar nga Eli Binxhija dhe Edon Maliqi.

Ndërkaq, Eli Binxhija, Era Desku, Erdonis Duraku, Lendiana Fetaj, Gramoz Gashi, Poema Doli dhe Milot Qerimi prezantuan punimin “Negotiating Urban Futures: The Great Game as a Method for Strategic Urban Transformation in Kartal, Istanbul”, duke trajtuar qasjet strategjike për transformimin urban përmes metodave të planifikimit dhe negocimit të së ardhmes së qyteteve.

Trashëgimia dhe zhvillimi urban i Prishtinës u trajtuan nga Shqiprim Ahmeti, Binak Beqaj dhe Anita Ymeri përmes punimit “Classifying the Unwritten City: Towards a Structured Historiography of Prishtina’s Urban Development – Part II”, i cili fokusohet në dokumentimin dhe strukturimin e historisë së zhvillimit urban të kryeqytetit.

Konferenca ndërkombëtare e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor të UBT-së vazhdoi me sesionin e pasdites, në të cilën vazhduan prezantimet e punimeve nga ekspertët e fushës.

Në këtë pjesë të konferencës, vëmendje e veçantë iu kushtua integrimit të inteligjencës artificiale në procesin e projektimit, përdorimit të metodave biomimetike dhe biofilike, ndërthurjes së arkitekturës me inxhinierinë, si dhe ruajtjes dhe rivlerësimit të trashëgimisë arkitekturore. Diskutimet përfshinë gjithashtu banimin social, rinovimin urban, kërkimin arkitekturor dhe përmirësimin e cilësisë së hapësirave të banimit.

Programi u hap me pjesëmarrjen e Prof. Dr. Binak Beqajt, si dhe Mimoza Haxhija Jedrashi, udhëheqëse e Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit profesional dhe akademik për zhvillimin e arkitekturës në Kosovë.

Një nga prezantimet kryesore ishte ai i Martijn Schildkamp, me temën “(Re-)Introducing Vernacular Building Techniques into Contemporary Architecture and Engineering Practice”, i cili trajtoi rikthimin e teknikave tradicionale të ndërtimit në praktikat bashkëkohore të arkitekturës dhe inxhinierisë.

Dimensioni teknologjik dhe transformimi i praktikës arkitekturore u trajtuan përmes disa punimeve. Alp Arda, i cili mori pjesë online, prezantoi “Power-scapes: Decision Infrastructure as a Design Methodology for Architectural Practice in Transition”. Ndërkaq, Gazmend Uka trajtoi ndikimin e inteligjencës artificiale gjeneruese në edukimin arkitekturor përmes punimit “Prompting Before Thinking? How Generative AI May Bypass Creative Stages in Architectural Design Education”. Faik Beqiri prezantoi temën “From Data to Form: Rethinking the Representation of the Unseen”, duke sjellë në vëmendje marrëdhënien ndërmjet të dhënave dhe përfaqësimit arkitekturor.

Rëndësia e natyrës dhe e proceseve biologjike në projektim ishte një tjetër drejtim i sesionit. Dea Luma prezantoi punimin “From Biophilic Design to Neurophysiological Evidence: Understanding Human Brain Responses to Indoor Greenery”, ndërsa Arton Qorri trajtoi temën “Biomimetic Design in Architecture: Development of a Biomimetic Methodology Based on the Structure and Biomechanics of the Femur”. Këto prezantime sollën në fokus ndërthurjen e arkitekturës me shkencat natyrore dhe kërkimin mbi ndikimin e mjedisit të ndërtuar te njeriu.

Ndërthurja e arkitekturës me inxhinierinë dhe zhvillimi i hapësirave multifunksionale u trajtuan nga Bard Bajcinovci, me temën “Integrating Architecture and Engineering for Kosovo’s Urban Renewal”, si dhe Lisa Shaqiri dhe Luzim Begiri, të cilët prezantuan “The Multifunctional Building as a Platform for Social and Urban Hybridization”.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe banimit social dhe zhvillimit të kapaciteteve kërkimore në arkitekturë. Ramë Hamzaj dhe Atdhe Arifi prezantuan temën “Management of the Construction of Affordable and Social Housing Buildings in Kosova”. Andi Latifaj dhe Besa Jaghiu trajtuan “National Institute of Architecture in Kosovo: A Research-Based Architectural Design Proposal”, ndërsa Ilhan Cucović prezantoi “An Institute for Architectural Research in Peja, Kosovo: Rationale, Comparative Models and Strategic Framework”. Këto punime trajtuan mundësitë për zhvillimin e banimit të përballueshëm dhe forcimin e infrastrukturës kërkimore në fushën e arkitekturës në Kosovë.

Trashëgimia arkitekturore dhe historia e hapësirave tradicionale u përfaqësuan përmes disa punimeve shkencore. Nexhat Çoqaj prezantoi “The Hearth in Traditional Albanian Architecture: Historical Evolution, Architectural Typology and Socio-Cultural Functions”, ndërsa Pajazit Hajzeri trajtoi “Public Baths — Hammams History and Development in Kosovo”. Bekim Çeko dhe Marash Demiri prezantuan “An Analysis of Center-Periphery Interaction in Ottoman Bath Architecture: Structural and Spatial Configuration”, duke trajtuar organizimin hapësinor dhe konfigurimin strukturor të arkitekturës së hamameve osmane.

Në përmbyllje të sesionit, Elira Bushati prezantoi punimin “Post-Occupancy Evaluation of Student Dormitories Built Before and After 1999 in Pristina: Assessment and Recommendations for Future Projects”, duke u fokusuar në vlerësimin e konvikteve studentore në Prishtinë dhe rekomandimet për projekte të ardhshme.

Aktiviteti përfundoi me ceremoninë përmbyllëse dhe ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit, duke shënuar përmbylljen e një programi që vuri në pah rëndësinë e kërkimit shkencor, shkëmbimit të përvojave profesionale dhe zhvillimit të qasjeve inovative për planifikimin hapësinor dhe të ardhmen e qyteteve.

 

 

 

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara