Lajmet

​Pasardhësi i Hasan Prishtinës për 28 Nëntorin ka një apel për Ramën dhe Kurtin

Ai tha se duhet të ketë integrim mes shqiptarëve, pastaj në Evropë.

Published

on

Mehmet Prishtina, pasardhësi i Hasan Prishtinës, një ditë para festës së 28 Nëntorit, ka rikujtuar pajtimin e Ismail Qemailit dhe Hasan Prishtinës për ta shpallur pavarësinë në Shkup, derisa ka theksuar se duhet unitet në mes subjekteve politike dhe dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, në mënyrë që fillimisht ta bëjnë bashkimin kombëtarë të shqiptarëve dhe pastaj të punojnë për integrimet evropiane.

Mehmet Prishtina fillimisht ka rikujtuar arrestimin e Hasan Prishtinës nga ushtria serbe dhe pajtimi në mes Ismail Qemailit dhe Hasan Prishtinës që shpallja e pavarësisë të bëhej në Shkup.

“Ndodhi çfarë ndodhi dhe Hasan Prishtina e ka parë të nevojshme që të kalonte nga kërkesa për autonomi për kërkesën për pavarësi, dhe më 14 tetor si rezultat i kësaj ushtria serbe futet nga Kumanva në Shkup dhe e arreston mëngjesin e hershëm me rreth 14-15 burra, ndër ta ka qenë edhe Idriz Seferi të cilët intervenuan në burgun e kalmendanit në Beograd dhe si rezultat, sepse Hasan Prishtina me Ismail Qemailin ishin marrë vesh që të shpallet pavarësia në Shkup, për arsyeje se Shkupi konsiderohej dhe vazhdon të konsiderohet si porta e Shqipërisë. Në pamundësi që pavarësia të shpallet në Shkup, ajo ka rrugëtuar në Tiranë e Durrës, deri në Vlorë, dhe plaku i parë i Shqipërisë, Ismail Qemail Vlora, arriti që të shpallte pavarësin e Shqipërisë me ndihmën e miqëve austriak. Kjo triumfon edhe në krye me Isa Boletinin dhe kështu rrugëton pavarësia e Shqipërisë me sfida dhe pericepi të mëdha në ndihmë të shtetit, sepse dihet se konferenca e Londrës ishte e padrejtë me shqiptarët dhe i ndau shqiptarët në pesë shtete që kufizohen me veten, megjithatë ne sot kemi një Shqipëri të pavarur, natyrale siç e ka krijuar Zoti, e quajmë Shqipëria Londineze, por që kjo Shqipëri sot është anëtare e NATO-së”, tha ai, duke u ndalur edhe te shteti i dytë shqiptar, Kosova.

Ai tha se duhet të ketë integrim mes shqiptarëve, pastaj në Evropë.

“E dimë se pas luftës 98/99-të, sigurisht me iniciativën e UÇK-së por edhe me ndihëm e NATO-së, kemi arritur që me 17 shkurt 2008 të shpallet pavarësia e Kosovës dhe ne tani, shqiptarët i kanë dy shtete të pavarura që janë në konsulidim e sipër dhe për çdo ditë po bëhën më të forta. Por pjesët e tjera të banuara më shqiptarë, siç është Serbia e jugut, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe pjesa e Greçisë, ku jetojnë çamët, kanë ngelur jashtë kufijëve dhe në këtë kohë të integrimeve evropiane, mendoj se duhet të integrohemi mes vete dhe pastaj integrimi i ëndrrave tona, i bashkimit me një shtet që asnjëherë mendimi im personal. Shteti shqiptar është në rrugë të mbarë, i ka sfidat e veta, strukturat politike, asnjëherë nuk janë të kënaqshme por kanë arritur sukses të paparë, i ka sfidat e veta, qeverisja në Kosovë po ashtu edhe ajo në Shqipëri”, tha ai.

Një dita para festës së 28 Nëntorit, ai apeloi për unitet të subjekteve politike në Kosovë.

“Mesazhi im do të ishte që sa më unik të jemi dhe në momentë të tilla kritike t’i lëmë anash interesat partiake, sepse kombi është mbi të gjitha. Kjo fatkeqësisht nuk po ndodhë dhe unë shpresoj që në këtë drejtim mos t’ia bëjmë argatin dreqit thonë nga anët tona, por të thirrim mendjen dhe të kfjellemi sepse ky popull meriton lirinë, përparimin, kemi hequr shumë, rinia jonë është çdo ditë duke u larguar nga trevat tona pa prespektivë, pa eksperiencë dhe nuk mjafton që vetëm gjatë fushatave të premtosh rinisë zhvillim, por duhet edhe hapa konkretë me ndërmarrë. Unë shpresoj që qeveria Kurti të jetë më vitale, më e fortë, më e rreptë dhe të bëjë atë çka kanë prit ata çka e kanë zgjedhur, sepse është më shumë së kurrë e nevojshme të mëkemben”, tha ai.

Sipas tij, roli i Edi Ramës në Tiranë apo roli i Albin Kurtit në Prishtinë kur e vendos në baraspeshë rëndësinë e interesit të përgjithshëm kombëtarë, duhet të jetë sekondarë e jo primarë.

“Këtu dy palët po shtyhen me inate, inatet t’i lënë anash sepse shteti nuk është i tyre, kombi nuk është i tyre, ata janë vetëm një pjesë e vogël që me votën e sovranit iu ka dhënë mundësia dhe ata duhet të punojnë më shumë”, tha ai.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara