Sport

UEFA mban mbledhje në Shqipëri me drejtuesit e Federatave të Futbollit të Evropës Juglindore

Në këtë mbledhje do të diskutohen disa tema të rëndësishme të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit evropian.

Published

on

UEFA do të organizojë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Evropës Juglindore. Kjo mbledhje do të mbahet në Tiranë, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në selinë qendrore të Federatës Shqiptare të Futbollit më 16 prill nga ora 14:00 – 17:00.

Në këtë mbledhje, që organizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, do të diskutohen disa tema të rëndësishme të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit evropian.

Pjesë e mbledhjes do të jenë presidentë dhe sekretarë të përgjithshëm të 11 federatave të futbollit të Evropës Juglindore: Shqipëri, Kosova, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Qipro, Greqia, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Slloveni, Turqi.

Kjo nuk është hera e parë që një mbledhje e UEFA-s do të zhvillohet në Shqipëri, pasi më parë FSHF ka mirëpritur dhe ka organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” edhe mbledhjen e një prej organeve më të rëndësishme të UEFA-s, Komitetin “HatTrick”./UBTNews/

Sport

Albian Hajdari pëson një tjetër lëndim, jashtë fushës për disa javë

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, ka pësuar një tjetër lëndim, duke u detyruar të qëndrojë jashtë fushës për disa javë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman Hoffenheim, i cili ka bërë të ditur se futbollisti kosovar është lënduar gjatë stërvitjes së fundit, në pjesën e poshtme të shputës së këmbës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Hoffenheimi ka konfirmuar mungesën e Hajdarit në javët e ardhshme, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim të suksesshëm në fushë.

Ky është lëndimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër për mbrojtësin kosovar, i cili kishte pasur probleme fizike edhe gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës muajin e kaluar.

Ende nuk është bërë e ditur data e saktë e rikthimit të tij në fushë.

D.L

Continue Reading

Sport

Mourinho rikthen stilin e tij luftarak, mbron lojtarët dhe kritikon gjyqtarët

Published

on

By

Jose Mourinho është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të qëndrimeve të tij ndaj gjyqtarëve dhe mbrojtjes së vazhdueshme të futbollistëve të Real Madridit.

Trajneri portugez ka nxitur diskutime pas përplasjes me gjyqtarët në ndeshjen kundër Villarrealit, ku u ndëshkua me karton të verdhë për protesta.

Gazetari i “esRadio”, Sergio Valentin, vlerëson se Mourinho po përpiqet të krijojë një atmosferë mbrojtëse për lojtarët, duke larguar presionin dhe kritikat nga skuadra.

Sipas tij, kjo strategji synon të forcojë unitetin brenda ekipit dhe të rikthejë lidhjen mes futbollistëve dhe tifozëve.

Pas fitores minimale 1-0 ndaj Villarrealit, Mourinho vendosi të mos paraqitej në konferencën për media, duke nxitur reagime të tjera.

Megjithatë, disa analistë kanë vënë në dyshim efektivitetin e kësaj qasjeje, duke theksuar se Real Madridi duhet të përqendrohet në përmirësimin e rezultateve në fushë.

Sipas artikullit, madrilenët ndodhen gjashtë pikë prapa Barcelonës në La Liga, ndërsa përpara kanë përballje të rëndësishme me Romën në Ligën e Kampionëve, Sevillan në kampionat dhe Barcelonën më 25 tetor.

Këto ndeshje pritet të jenë vendimtare për të parë nëse strategjia e Mourinhos do të ndikojë pozitivisht në paraqitjet e skuadrës.

D.L

Continue Reading

Sport

Gruda vendimtar për Leipzigun, shënon golin e fitores ndaj PSV-së

Published

on

By

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren minimale 1:0 të Leipzigut ndaj PSV-së, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Gruda, i cili ishte ndër lojtarët më të dalluar në fushë, realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 75-të, duke i siguruar skuadrës gjermane një fitore të rëndësishme.

Takimi u zhvillua të martën mbrëma në Leipzig, ku vendasit arritën të triumfojnë falë golit vendimtar të futbollistit shqiptar.

D.L

Continue Reading

Sport

Rrahmani shënon, por Napoli mposhtet nga Villarreali në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Napoli ka pësuar humbje me rezultat 3:1 ndaj Villarrealit, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, pavarësisht golit të hershëm të mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmani.

Rrahmani kaloi skuadrën italiane në epërsi në minutën e tetë, por vendasit reaguan shpejt, duke përmbysur rezultatin me dy gola të shënuar në minutat 23 dhe 26, për ta mbyllur pjesën e parë me epërsi 2:1.

Në pjesën e dytë, Villarreali arriti ta ruante avantazhin, ndërsa në minutën e 86-të realizoi edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren 3:1 ndaj Napolit.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara