Lajmet

Osmani: Dinari s’është dashur të bëhet çështje fare, nëse ka vullnet zgjidhet me një takim për disa orë

Osmani tha se dinari asnjëherë s’është dashur të bëhet çështje e për më tepër përplasje me aleatët.

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani tha se çështja për rregulloren e BQK-së që përjashton përdorimin e dinarit mund të zgjidhet lehtë në Kosovë në një takim që “zgjat disa orë” me institucionet relevante.

E pyetur për ftesën e BE-së për një takim në Bruksel rreth kësaj teme, Osmani tha se dinari asnjëherë s’është dashur të bëhet çështje e për më tepër përplasje me aleatët.

“Mund ta pyesni vetë zëvendëskryeministrin Bislimi se çka saktësisht është ftesa, por unë mendoj që këto çështje mund të zgjidhen në Kosovë kur ka vullnet dhe janë çështje të thjeshta që s’është dashur kurrë të shkaktojnë mospajtime, por nganjëherë është mungesa e komunikimit me kohë që i shkakton ato”, tha Osmani.

Sipas saj, askush nga aleatët ndërkombëtarë nuk po i kërkon Kosovës që të mos e zbatojë rregulloren e BQK-së, por një plan tranzicioni.

“Kjo që po quhet çështja e dinarit nuk është çështje e dinarit fare. Askush nuk është duke kërkuar që të mos zbatohet rregullorja e BQK-së apo të shfuqizohet ajo. E tëra që po kërkohet është që të ndërtohet një plan tranzicioni që i merr parasysh të gjitha nevojat e qytetarëve të rëndomtë të cilët marrin ndihmë financiare nga Serbia. Kjo çështje mund të zgjidhet këtu në Kosovë, në fakt s’është dashur të bëhet çështje fare. Nuk është dashur të krijohet si përplasje me aleatët tonë fare. Nëse ka vullnet, me një takim që mund të zgjasë disa orë mund të ulen të gjitha institucionet relevante – ato që e zbatojnë në praktikë – dhe të dalin me hapa konkretë, bazuar në ligj dhe të marrim edhe përkrahjen e aleatëve për zbatimin e saj, sepse kjo çështje pastaj nëse nuk zgjidhet me kohë mund të krijohen edhe probleme të mëtejme”, tha Osmani në një deklarim për disa medie.

Duke folur pas konferencës rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”, Osmani ka deklaruar se përballë agresionit të Serbisë, nevojiten partnerët ndërkombëtarë, ndërsa thekson se Kosova nuk mund ta ketë as një sukses të qëndrueshëm pa bashkëpunim dhe mbështetje të aleatëve.

E para e shtetit ka pasur kritika edhe për mosvendosje të sanksioneve ndaj Serbisë, përkundër aktit terrorist në Banjskë.

Presidentja Osmani foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin ka thënë se e ka dëmtuar qasja e pabarabartë ndaj palëve në këtë proces.

“Procesin e dialogut më së shumti e ka  dëmtuar mungesa e bilancit, mungesa e ekuilibrit në këtë dialogut ku njëra palë më këtë rast Kosova është nën masa tërësisht të padrejta, kurse Serbia përkundër aktit të agresionit nuk ka pësuar asnjë masë të vetme, kjo vetëm jo që e dëmton dialogun por të njëjtën kohe edhe inkurajon Serbinë që të vazhdojë me veprime destabilizuese në rajonin tonë por në suaza më të gjera në relacione më të gjera me miq tanë unë i inkurajoj të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës secilin që merret me politik që të beje çmos që këto relacione në veçanti me SHBA, me Mbretërinë e Bashkuar e me shtetet e BE-së që gjithnjë na kanë qëndruar pranë t’i konsiderojmë jo vetëm të rëndësishme por si ekzistenciale për suksesin e shtetin tonë sepse historia jomë e ka dëshmuar këtë dhe kjo dëshmohet në çdo veprim tonin”, ka deklaruar Osmani

Osmani ka thënë se edhe kaq shumë vite pas përfundimit të luftës, Serbia ka synim vrasjen e qytetarëve të Kosovës. Shembull për këtë merr vrasjen e zyrtarit policor në Banjskë, Afrim Bunjaku.

“Kosova është shtet që natyrisht është demokraci e konsoliduar  dhe zhvilluar por mos të harrojmë që kemi probleme të mëdha të sigurisë në kufi. E kemi  një shtet  që çdo ditë synon agresionin ndaj Kosovës që çdo ditë synon edhe sot 25 vite pas luftës vrasjen e qytetarëve tanë siç e pamë me vrasjen e heroit tonë Afrim Bunjaku. Në këto sfida na duhet aleatet tanë na duhet partneret tanë jo vetëm për t’i falënderuar për atë  që kanë bërë në të kaluarën, por edhe si vizion për atë se çfarë na duhet për të ardhmen. Nëse dëshirojmë të kemi sukses në rrugën përpara, duhet ta bëjmë këtë më aleatët. Nuk mundet Kosova ta ketë as një sukses të qëndrueshëm pa bashkëpunimin dhe pa mbështetjen e aleateve, pra edhe kushtetuta edhe aleatët nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën”, u shpreh Osmani.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara