Lajmet

Izraeli thotë se ka vrarë 500 njerëz në Liban në nëntë muajt e fundit

Published

on

Gjeneralmajor Ori Gordin, shefi i Komandës Veriore të Izraelit, i ka thënë Brigadës Golani në Izraelin verior se shumica e “500 terroristëve” të vrarë në Liban në nëntë muajt e fundit janë nga Hezbollahu.

“Shpina jonë janë banorët, shpina jonë janë qytetarët dhe fytyrat dhe tytat tona janë të drejtuara kundër armikut. Kur të vijë momenti dhe të fillojmë një sulm, ai do të jetë një sulm vendimtar”, shtoi ai.

Sulmet ndërkufitare midis Izraelit dhe grupit të armatosur të Hezbollahut të Libanit janë bërë një dukuri e përditshme qëkur filloi lufta e Izraelit në Gaza më 7 tetor.

Hezbollahu ka thënë se do të vazhdojë sulmet në veri të Izraelit derisa të ketë armëpushim në Gaza./UBTNews/

Lajmet

Aktakuzë për spiunazh ndaj BIA-s serbe dhe shantazh me incizime

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit F.Sh., i cili ngarkohet me veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, i pandehuri vepronte si pjesë e strukturave të inteligjencës së Serbisë.

“F.Sh., nga një datë e papërcaktuar e deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si ‘BIA’, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij”, thuhet në aktakuzë.

Organet e hetuesisë bëjnë të ditur se i akuzuari ka grumbulluar informacione me rëndësi shtetërore dhe i ka bartur ato te zyrtarët e BIA-s.

“I pandehuri F.Sh. akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria Speciale.

Përveç spiunazhit, F.Sh. ngarkohet edhe për dobi financiare të kundërligjshme përmes kërcënimit ndaj një personi me inicialet A.J., me një vlerë që e kalon shumën e 13 mijë eurove.

“Gjatë vitit 2022 deri në dhjetor 2025, e ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në shumën që tejkalon 13,000.00 euro. F.Sh. i ka kërkuar të dëmtuarit para në emër të huazimit, duke e kërcënuar se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin”, bëhet e ditur në aktakuzë.

Çështja penale tashmë i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri F.Sh. ndodhet nën masën e paraburgimit. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

I dehur sulmoi dy policë brenda stacionit në Prishtinë, arrestohet

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një shtetas i huaj është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda stacionit policor.

Rasti ka ndodhur më 24 gusht, rreth orës 06:30, në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë.

Sipas Policisë, i dyshuari u ka shkaktuar lëndime dy zyrtarëve, ndërsa ka dëmtuar edhe disa dollapë brenda stacionit.

Zyrtarët e lënduar dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa intervistimi i tij do të bëhet pasi të këndellet nga gjendja e dehjes./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohen katër bankënota 500-euroshe të falsifikuara në Ferizaj

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një bankë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj ka raportuar se ka pranuar katër bankënota nga 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për ekzaminime të mëtejshme.

Lidhur me rastin është njoftuar dhe konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Holanda tërhiqet sërish nga Eurovisioni, bojkoton edicionin e vitit 2027

Published

on

Holanda nuk do të marrë pjesë në Eurovisionin 2027, ka konfirmuar transmetuesi publik holandez AVROTROS, duke e lidhur vendimin me pjesëmarrjen e Izraelit dhe ndikimin e konfliktit në Gaza.

AVROTROS vlerëson se, në kushtet aktuale, Eurovisioni nuk mund të konsiderohet më plotësisht neutral, ndërsa ndryshimet e fundit të paralajmëruara nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) nuk kanë qenë të mjaftueshme për të rikthyer besimin te karakteri i pavarur dhe apolitik i festivalit.

Drejtori i përgjithshëm i AVROTROS, Taco Zimmerman, tha se konfliktet ndërkombëtare po ndikojnë gjithnjë e më shumë në konkurs dhe se Eurovisioni është shndërruar në një “platformë për ndarje”.

Ky është viti i dytë radhazi që Holanda nuk merr pjesë. AVROTROS ishte tërhequr edhe nga Eurovisioni 2026 për shkak të shqetësimeve për situatën në Gaza, lirinë e shtypit dhe përfshirjen politike në konkurs.

Sipas AVROTROS, në vitin 2026 pesë vende vendosën të mos merrnin pjesë, ndërsa debati për neutralitetin e Eurovisionit dhe pjesëmarrjen e Izraelit vazhdon.

Sa i përket pjesëmarrjes holandeze në vitin 2027, AVROTROS ia ka kaluar vendimin përfundimtar NPO-së, organizatës ombrellë të transmetuesve publikë holandezë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara