Lajmet

Kurti kujton Adem Demaçin në 6-vjetorin e shuarjes së tij: ‘Simboli i rezistencës’

Published

on

Sot u bënë gjashtë vite nga vdekja e Adem Demaçit, busullës së lirisë për popullin dhe shoqërinë e Kosovës.

Kështu e ka kujtuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti shuarjen e tij.

“Ndër vite, në të gjallë të tij dhe pas vdekjes, e kanë quajtur ‘simboli i rezistencës’ dhe e kanë krahasuar me Nelson Mandelan, por përtej këtyre epiteteve profili i Adem Demaçit është shumë më kompleks se kaq, sepse jeta e tij ishte një jetë e jetuar në një mënyrë aq autentike. Gazetar e shkrimtar, veprimtar e intelektual, i përndjekur dhe i burgosur politik, i lauruar për paqe, përfaqësues politik i luftëtarëve të lirisë, mendimtar dhe kritik, Adem Demaçi ishte mishëruar me çështjen kombëtare shqiptare qysh në rini, duke u kapur fort pas ‘nanës Shqipëri’, siç e kishte këshilluar nëna e tij. Studiues i letërsisë botërore dhe lexues i filozofisë së Hegelit, Adem Demaçi u bë mendja më e fuqishme dhe zëri më i guximshëm që i artikuloi interesat politike të shqiptarëve në Jugosllavi, gjatë gjysmës së dytë shekullit XX”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit te personaliteti njerëzor dhe figura historike e Adem Demaçit, përbashkohen të gjitha gjeneratat e aktivistëve politikë dhe patriotëve shqiptarë, që nga ata të demonstratave të ’68-ës dhe të ’81-shit, te luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe deri te brezi i shtetndërtimit demokratik të Republikës së pavarur të Kosovës.

“Vepra e shkruar dhe e jetuar e Adem Demaçit, nisur nga historia e aktivizmit të tij politik dhe e burgjeve, rezistenca e tij plot guxim, angazhimi i tij me këmbëngulje dhe vetëmohim, mendimi i tij politik i artikuluar publikisht në panumër tubime, shkrime dhe intervista, gjithçka që ai ka thënë dhe ka bërë dhe gjithçka që ai ka refuzuar të bëjë dhe mbështes, janë një kapitull më vete në historinë moderne të mendimit politik shqiptar dhe të politikbërjes përparimtare në Kosovë. Vepra dhe jeta e Adem Demaçit ishin një, sepse Baci Adem e shkroi në vepër jetën e tij dhe e jetoi veprën e tij të shkruar, në burg a në liri, në libra a në organizime, kudo dhe kurdo, çdo ditë, deri në frymën e fundit. Lavdi e përhershme Adem Demaçit, mes nderimesh dhe kujtimesh për të, duke e rikthyer vëmendjen kah vepra dhe jeta e tij”, përfundoi Kurti./UBTNews/

Aktualitet

Princi William dërgon mesazh të drejtpërdrejtë pranë kufirit rus

Published

on

Nëse vizitat mbretërore kanë të bëjnë me dërgimin e një mesazhi, atëherë fotografia e Princit të Uellsit në një tank pranë kufirit rus duhet të jetë një nga më të drejtpërdrejtat.

Princi William ka shkuar në Estoni për të mbështetur trupat e Mbretërisë së Bashkuar në atë që tani është dislokimi më i madh operacional i Ushtrisë Britanike jashtë shtetit, duke mbrojtur shtetin baltik nga kërcënimi i Rusisë, shkruan BBC.

Të premten, në një zonë stërvitjeje ushtarake të acartë të ftohtë, të rrëmbyer nga balta, princi pa ushtarët dhe pajisjet ushtarake që ruanin krahun lindor të NATO-s.

Princi, me uniformë kamuflazhi, duke parë nga një tank Challenger 2 dhe më pas nga një automjet luftarak i blinduar, po dërgonte një sinjal për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të penguar çdo agresion nga Rusia.

 

Continue Reading

Lajmet

​Thaçi në EULEX, pritet të takojë anëtarët e tjerë të familjes

Published

on

By

Ish-presidenti, Hashim Thaçi pas vizitës që i bëri varrit të babait të tij, Haxhi Thaçi dhe shtëpisë së tij, ku është takuar me nënën dhe bashkëshortën e tij, është dërguar në EULEX, ku pritet të takojë edhe anëtarë tjerë të familjes.

Tek hyrja e EULEX kanë dal edhe disa qytetarët të cilët e kanë pritur me brohoritje.

Përndryshe, disa media kanë raportuar se Hashim Thaçi sonte do të qëndrojë në EULEX, por është raportuar edhe mundësia që ai të qëndrojë dy ditë ne EULEX, për të takuar anëtarë e tjerë nga familja.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot vizitoi varrin e babait të tij, në fshatin Burojë të Skenderajt.

Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait të vet, Haxhi Thaçit, dhe tri ditë pas varrimit.

Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait të vet, të martën më 18 mars.

Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës

Continue Reading

Lajmet

​Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV ankohet në Gjykatën Supreme

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Gjykatën Supreme ankesën për anulimin e rreth 19 mijë votave për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, pasi konsideron se ato janë të manipuluara.

Në një postim në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje thotë se edhe njëherë kërkon rivotimin me postë dhe largimin nga lista të kandidatëve “që kanë marrë vota në mënyrë të pakrahasueshme më shumë përmes votimit me postë sesa në vendvotime në Kosovë dhe mos zëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë të LDK-së.”

“Vetëm përmes pranimit të ankesës sonë mund të rivendoset legjitimiteti i zgjedhjeve në Kosovë. Faktet kanë dëshmuar për një vjedhje industriale të votave dhe presim nga Gjykata Supreme që të korrektojë vendimin e padrejtë të PZAP-së e të marrë vendimin e duhur për ta parandaluar një precedent të tillë në të ardhmen”, thuhet në postim.

Continue Reading

Aktualitet

Policia i shqipton për katër ditë mbi 1 mijë e 200 gjoba në Prishtinë

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara