Lajmet

Ndikimi i temperaturave të larta te personat e shëndoshë dhe te të sëmurët

Published

on

Shkruan Basri Lenjani

Gjatë stinës së verës temperaturat e larta ditore nuk janë e këndshme për askënd, ndaj vapa tropikale mund të shkaktojë probleme serioze edhe te njerëzit plotësisht të shëndetshëm.

Personat me të rrezikuar janë:

  • Të moshuarit
  • Fëmijët
  • Nēnat shtatëzënë
  • Të sëmurët me sëmundje të zemrës, neurologjike, të mushkërive, metabolike, vaskulare, psikiatrike, alkoolistët, të sëmurët që mjekohen me antidepresivë treciklikë, me antihisatminikë, personat që punojnë në ndërtimtari, bujqit dhe personat e shëndetshëm etj.

Rreziqet kryesore të trupit tonë janë goditja e diellit dhe nga nxehtësia:

  • Sa është organizmi ynë përgatitur për t’u ambientuar, përshtatur me kushtet e reja klimatike?
  • Sa i gatshëm është metabolizmi ynë për të vazhduar me të?
  • Çfarë duhet të bëjmë kur e teprojmë?

Kujdesi i shtuar:

  • Nga ora 11=17:30 h nuk duhet të ekspozoheni rrezeve të diellit, sepse kanë efekt negativ në organizmin e njeriut,
  • Nëse temperaturat janë të larta mbi 35 gradë Celsius, punëtorët që punojnë në ndërtimtari, bujqit, etj. duhet të ndëpresin aktivitetin e tyre punues nga ora 11-17h për shumë arsye, sepse mund të ndodhin sëmundje akute jetëkërcënuese dhe lëndime serioze për jetën e tyre, për shkak të ndikimit të drejtëpërdrejt të rrezeve të diellit..

Të informohen qytetarët:

  • Pushteti lokal i qyteteve duhet të sigurojë burime uji ose cisterna në vende publike me mbipopullim të popullatës, qytetarët mund të freskohen në çdo kohë….
  • Mbroni kokën me çadër ose kapelë, veshja duhet të jetë me ngjyra të çelta, pije freskuese, pemë, perime, të qëndroni në ambiente të freskëta ose nën hije, lëkurën duhet të mbroni me yndyra kundër diellit.
  • Të sëmurët që më parë kanë pasur sulm në zemër, me shtypje të ulët, të lartë, goditje në tru, epilepsi, diabet, të sëmurët depresivë, alkoolistët, të sëmurët që trajtohen me barna kundër alergjisē, të sëmurët më sëmundje kronike të lëkurës, gjendjet pas lëndimeve te të moshuarit, fëmijët, nënat shtatëzënë, personat e shëndoshë dhe drejtuesit e automjeteve.

Lajmet

“The Fortress” nga Italia vjen në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë

Published

on

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Prishtinë do të sjellë në skenë shfaqjen “The Fortress”, një produksion nga Italia i frymëzuar nga romani i Meša Selimović.

Shfaqja trajton tema si drejtësia, liria dhe identiteti, duke u ndërtuar përmes teatrit fizik, muzikës live dhe lëvizjes rituale, transmeton KultPlus. Organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se kjo vepër sjell një përvojë unike skenike dhe fton publikun të bëhet pjesë e një interpretimi bashkëkohor teatral.

“Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj përvoje unike skenike”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Shfaqja është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili synon të sjellë në Prishtinë produksione teatrore nga vende të ndryshme dhe të nxisë shkëmbimin kulturor.

Continue Reading

Lajmet

Kriza e etikës publike dhe kredibiliteti i fjalës pa përgjegjësi

Published

on

By

Opinion: Musa Sabedini 

Kjo tokë po mban gjithçka, edhe zhurmën e njerëzve që flasin shumë, por mbajnë pak përgjegjësi për fjalën që hedhin në opinion. Po jetojmë në një kohë kur komunikimi publik po humb gjithnjë e më shumë etikën, seriozitetin dhe kredibilitetin moral. Në hapësirat politike, mediatike e shoqërore po shtohen zërat që akuzojnë pa prova, ofendojnë pa ndjenjë përgjegjësie dhe gjykojnë pa asnjë standard profesional apo njerëzor. Fjala është liruar nga pesha e ndërgjegjes, ndërsa shpifja dhe linçimi publik po shndërrohen në mjete të zakonshme të komunikimit.

Në vend të argumentit po triumfon agresiviteti verbal, në vend të mendimit kritik po instalohet urrejtja, ndërsa në vend të kulturës së debatit po kultivohet një klimë e rrezikshme përçarjeje dhe degradimi moral.

Më shqetësuese është fakti se shumë prej atyre që flasin më së shumti publikisht, rrallëherë marrin përgjegjësi për pasojat e fjalës së tyre. Dhe kur fjala humb etikën, humb edhe besueshmëria e atij që e përdor, ndërsa shoqëria nis ngadalë të humbë shpirtin, dinjitetin dhe kulturën e saj qytetare.

Në një kohë kur shoqëria ka nevojë për urtësi, mirëkuptim dhe komunikim të qytetëruar, po përballemi çdo ditë me një valë të ashpër urrejtjeje, shpifjesh dhe fjalori degradues që po e helmon jetën publike dhe marrëdhëniet njerëzore.

Është e dhimbshme të shohësh se si komunikimi ynë po humb njerëzoren. Në vend të argumentit po triumfon britma, në vend të mendimit po sundon paragjykimi, ndërsa në vend të debatit po kultivohet urrejtja patologjike. E kjo nuk ka qenë kurrë virtyt i shqiptarit. Populli ynë është njohur për burrërinë e fjalës, për mençurinë në kuvend dhe për respektin ndaj tjetrit, edhe kur mendimet kanë qenë të ndryshme.

Sot, fatkeqësisht, po krijohet një klimë ku shpesh ofendimi konsiderohet forcë, shpifja quhet guxim, ndërsa poshtërimi i tjetrit trajtohet si fitore publike. Por asnjë shoqëri nuk ndërtohet mbi urrejtje. Asnjë shtet nuk forcohet duke shkatërruar dinjitetin e njerëzve të vet. Dhe asnjë komb nuk ecën përpara duke ushqyer përçarje të pafundme.

Prandaj, më shumë se kurrë, kemi nevojë të rikthejmë kulturën e komunikimit. Të flasim me qetësi. Të shkruajmë me përgjegjësi. Të debatojmë me argumente e jo me mllef. Të kundërshtojmë pa fyer dhe të kritikojmë pa e humbur njerëzoren. Fjala ka peshë. Fjala ndërton, por edhe rrënon. Dhe kur fjala humb etikën, shoqëria fillon të humbë karakterin e saj.

Ky vend ka kaluar sfida të mëdha historike për të mbijetuar. Nuk duhet ta dëmtojmë vetveten me gjuhë urrejtjeje dhe me klimë toksike që po i largon njerëzit nga besimi, respekti dhe solidariteti. Na duhet më shumë sinqeritet, më shumë kulturë dhe më shumë vetëdije qytetare. Sepse gjithçka ka një kufi edhe heshtja ndaj degradimit moral të shoqërisë.

Sot më shumë se kurrë, bëhet e domosdoshme rikthimi i etikës së komunikimit publik dhe kulturës së debatit në jetën tonë shoqërore, politike, intelektuale dhe mediatike. Fjala e thënë apo e shkruar nuk është vetëm mjet shprehjeje, por edhe akt përgjegjësie qytetare, morale dhe profesionale. Në veçanti, elitat politike, intelektuale dhe gazetareske kanë detyrim publik që komunikimin ta ndërtojnë mbi argumentin, maturinë dhe respektin ndaj tjetrit, e jo mbi gjuhën e urrejtjes, linçimit apo degradimit personal.

Debati demokratik nuk matet me ashpërsinë e fjalorit, por me fuqinë e argumentit dhe integritetin etik të atij që flet. Kur komunikimi humb etikën, humbet edhe besimi publik, zbehet kultura demokratike dhe dëmtohet vetë struktura morale e shoqërisë. Prandaj, nevojitet një kthim i vetëdijshëm drejt gjuhës së arsyes, dialogut dhe dinjitetit njerëzor, sepse vetëm përmes komunikimit të përgjegjshëm mund të ndërtohet një shoqëri më e shëndetshme, më e qytetëruar dhe më humane.

Zoti e ruajtë këtë popull nga humbja e vlerave njerëzore, familjare dhe morale. Dhe Zoti na dhëntë mençuri që ta ndërtojmë komunikimin mbi respektin, dijen dhe të vërtetën, jo mbi urrejtjen dhe shkatërrimin.

 

Autori është ligjërues në Fakultetin e Media dhe Komunikimit në UBT

 

Continue Reading

Lajmet

Granit Xhaka shpallet “Lojtari i Sezonit” te Sunderland AFC

Published

on

Sunderland AFC ka vlerësuar paraqitjet e shkëlqyera të mesfushorit shqiptar Granit Xhaka, duke e shpallur atë “Lojtari i Sezonit” për edicionin aktual.

Në një postim të publikuar nga klubi anglez, Xhaka u cilësua si “kapiteni” dhe “lideri” i skuadrës, duke marrë vlerësime të mëdha për kontributin dhe ndikimin e tij gjatë sezonit.

“Kapiteni ynë. Lideri ynë. Lojtari ynë i Sezonit. Urime, Granit Xhaka”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Sunderland AFC.

Mesfushori shqiptar ka qenë një nga figurat kryesore të ekipit, duke treguar paraqitje të qëndrueshme dhe lidership si brenda, ashtu edhe jashtë fushës.

Continue Reading

Lajmet

Promovohet libri “TRENI – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”, sjell 20 dëshmi të dëbimeve të vitit 1999

Published

on

Më 26 maj 2026, në Qendra Barabar, do të mbahet ceremonia e promovimit të librit me kujtime “TRENI – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”, i cili sjell 20 dëshmi autentike të qytetarëve të dëbuar me forcë gjatë pranverës së vitit 1999.

Libri trajton përvojat e dëbimeve masive nga Kosova gjatë luftës, ku qytetarët u detyruan të largohen me trena drejt kufirit në Bllacë të Hanit të Elezit dhe më pas si refugjatë drejt Maqedonisë së Veriut. Përmes rrëfimeve personale, botimi dokumenton eksodin e asaj periudhe dhe traumat e përjetuara, duke e paraqitur trenin si simbol të zhvendosjes së dhunshme.

Sipas organizatorëve, libri synon të shërbejë si dokument historik dhe edukativ, duke nxitur kujtesën kolektive, dialogun dhe reflektimin mbi pasojat e konfliktit.

Continue Reading

Të kërkuara