Lajmet

​“Shkove ti nuk je më ministër, është viti i fundit”, përplasje mes Hotit e Muratit

Diskutimet erdhën pasi ministri Murati ishte duke raportuar në lidhje me borxhin publik në vend.

Published

on

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku është duke raportuar Ministri i Financave, Hekuran Murati, lidhur me borxhin publik për vitin paraprak, pati polemika mes tij dhe deputetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti.

Diskutimet erdhën pasi ministri Murati ishte duke raportuar në lidhje me borxhin publik në vend, për çfarë tha se ka shënuar ulje për herë të parë në historinë e Kosovës.

“Është hera parë në histori të këtij vendi që ka ulje të nivelit të borxhit publik”, ka thënë Murati.

Ndërkaq, Hoti i është drejtuar Muratit duke thënë se është viti i fundit që do e ushtrojë këtë pozitë.

“Shkove t’i nuk je më ministër, edhe këtë vit edhe shkon, bëhet një ministër tjetër”, tha Hoti.

Mes tjerash, Hoti ka pyetur pse nuk është përfunduar vlerësimi i kreditorëve.

“Për korrektësi profesionale duhesh të njohësh meritën e qeverive të kaluara…Me sa di unë ende nuk është kryer vlerësimi i kreditoreve në mënyrë që me dalë në tregje të hapura, e mandej të flasim për norma të interesit…Cila është arsyeja pse janë anuluar, në prill në maj e qershor, shtator e nëntor, ankandet e letrave me vlerë…Ndonjëherë është burrni, korrektësi të pranoni çfarë nuk keni arritur të bëni dhe çfarë duhet të bëhet tutje”, ka thënë Hoti.

Për këtë Murati është shprehur se do të ketë rritje në kreditor, duke thënë se duhet të ketë besim në këtë çështje.

“Do të ketë rritje në kreditor, do të bëhet, diçka që s’është bërë nga asnjë qeveri më herët do të bëhet kësaj radhe, keni besim”, tha Murati.

Se nuk ka shënuar ndonjë rezultat sa i përket borxhit publik kjo qeveri, e tha edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj. Sipas tij, ajo që i mungon kësaj qeverie është disburismi i mjeteve në investime kapitale.

“Sa i përket këtij raporti mund të pajtohem që ju e keni mirëmbajt, por jo që keni ndonjë rezultat sa i përket borxhit publik, sepse nga shifrat që shohim jemi kthyer në vitin 2019 e mos të flas për vitin 2018 që kanë qenë më të ulëta. Pajtoj që viti 2020 ka qenë vit i vështirë i pandemisë dhe nuk mund të krahasohen shifrat me atë vit, por pajtoj që borxhi publik i Kosovës është më i ulëti në rajon, jo falë kësaj qeverie, por çdoherë ka qenë kështu. Dhe Kosova ka hapësirë mjaft të madhe me gjitha këto kërkesa për investime që sërish ta rrisë borxhin publik, nuk mendoj se duhet të krenohemi që keni ulur borxhin me gjitha këto kërkesa enorme për investime kapitale, dhe ajo që i mungon kësaj qeverie është disburismi i mjeteve në investime kapitale”, tha Lekaj.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara