Lajmet

Misteret e Efektit Placebo: Pse ndihemi mirë edhe kur nuk marrim asnjë ilaç?

Ekspertët nuk e vënë në dyshim faktin se placebot janë shumë të nevojshme për testimin e ilaçeve.

Published

on

Placebo është një trajtim mjekësor që nuk përmban asnjë lloj ilaçi. Por në shumë raste, placebo-t mund të kenë një efekt terapeutik dhe ndonjëherë edhe dramatik. Dikur mjekët u jepnin placebo pacientëve që nuk kishin mjaftueshëm para, apo që në fakt nuk kishin asnjëproblem shëndetësor.

Ata mund t’i jepnin pacientit ​​ujë me sheqer ose një pilulë të mbushur me asgjë, duke shpresuar se besimi i pacientit tek ilaçi apo besimi te mjeku, do të ndihmonte në lehtësimin e simptomave të tij. Pra placebot nuk janë asgjë ndonjë shpikje e re.

Në një letër drejtuar Kaspar Uistarit, një nga etërit themelues të SHBA-së Tomas Xheferson shkruan,“Një nga mjekët më të suksesshëm që kam njohur ndonjëherë, më ka thënë se ka përdorur më shumë pilula prej buke, dhe me pika uji me ngjyrë, sesa të gjitha ilaçet e tjera të marra së bashku”.

Placebot në testet klinike

Kur ekspertët filluan ta shihnin mjekësinë më shumë si një shkencë, dhe më pak si një art, ata vunë re fuqinë e vërtetë të placebos. Madje e matën efektin e saj. Në vitin 1955, Henri Besher ishte i pari që e përcaktoi këtë efekt. Ai ishte anesteziolog në Shkollës e Mjekësisë nëUniversitetin e Harvardit, dhe botoi një studim mbi këtë çështje në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane.

Edhe pse ekspertët e tjerë vunë në dyshim provat dhe përfundimet e Besher, ata nuk e vënë në dyshim faktin se placebot janë shumë të nevojshme për testimin e ilaçeve. Për të përcaktuar nëse një ilaç i ri është më efektiv sesa mungesa e një terapie, studiuesit duhet ta kontrollojnë atë përmes Efektit Placebo.

Vetëm marrja e ilaçeve ka të ngjarë të ndikojë tek disa pacientë. Kjo është arsyeja pse “standardi i artë” aktual i testimit të barnave është Testimi i Kontrolluar Rastësisht (RCT). Në një RCT, disa nga pacientët marrin ilaçin aktual; të tjerët marrin një placebo. As studiuesit dhe as pacientët nuk e dinë se kush e merr ilaçin dhe kush placebon. Sot ekspertët nuk do të miratojnë përdorimin e një ilaçi, nëse ai nuk është më efektiv se sa një placebo.

Mënyra si funksionon mbetet ende mister!

Efekti Placebo nuk është universal, edhe pse Besher pretendoi se deri në 35 për qind e njerëzve mund të jenë të ndjeshëm ndaj këtij efekti. Studiuesit kanë vënë re se placebot prodhojnë ndryshime në presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, si dhe lehtësojnë dhimbjen, depresionin, ankthin dhe sindromën e zorrës së irrituar.

Injeksionet e rreme duket se funksionojnë më mirë sesa pilulat e rreme. Pilulat e mëdha funksionojnë më mirë se të voglat, dhe dy pilula janë më efektive sesa një e vetme. Po ashtu studimet kanë zbuluar se diferencën mund ta bëjë edhe ngjyra e pilulës. Mbetet ende një mister se si funksionon efekti Placebo.

Disa thonë se është çështje pritshmërish. Disa mendojnë se gjithçka shpjegohet me kushtëzimin klasik. Ne jemi të kushtëzuar të ndihemi më mirë pas marrjes së ilaçeve, dhe në fakt kështu na ndodh.

Efekti Placebo mbi dhimbjen fizike, mund të shpjegohet me aktivizimin e disa opioideve natyrale në tru, si një kundërpërgjigje ndaj marrëdhënies midis mjekut dhe pacientit.

Jo domosdoshmërisht një mashtrim

Por një gjë nuk është mister. Me gjithë të mirat që mund të bëjë një placebo, nuk është etike të gënjesh pacientët. Në testet klinike, pjesëmarrësit e dinë se mund të jenë edhe në grupin që do të marrë një placebo. Xheferson e quajti shpërndarjen e qëllimshme të “pilulave të bukës” si një “mashtrim qëllim-mirë”.

Por ekspertët mund të përfitojnë nga Efekti Placebo edhe pa e mashtruar pacientin. Një nga aspektet më intriguese për placebot, është se ato mund të funksionojnë edhe kur pacientët e dinë se po marrin një placebo. Megjithëse placebot, po përdoren prej shekujsh, dhe kanë qenë një pjesë e domosdoshme e testeve klinike për dekada me radhë, reputacioni i tyre ka pësuar ulje dhe ngritje.

Por gjatë dekadave të fundit, studiuesit kanë filluar të shqyrtojnë me kujdes atë që fshihet pas këtij efekti, dhe si mund ta përdorin atë në të mirë të pacientëve, dhe jo vetëm për të testuar barnat e reja. Një ditë, ju mund të zgjidhni një ilaç, duke e ditur mirë se çfarë nuk ka në të. / Discover Magazine – Bota.al

Lajmet

United Hospital sjell ekspertizën e avancuar në ERCP – diagnostikim dhe trajtim modern për sëmundjet biliare dhe pankreatike

Published

on

Prishtinë – Në fushën e gastroenterologjisë dhe endoskopisë moderne, United Hospital ofron procedurën ERCP (Endoscopic Retrograde Cholangiopancreatography), një teknikë e specializuar që mundëson vlerësimin dhe trajtimin e problemeve të rrugëve biliare dhe pankreasit, në raste të përzgjedhura klinikisht.

Në United Hospital, teknologjia moderne endoskopike dhe përvoja e specialistëve bashkohen për t’u ofruar pacientëve një qasje bashkëkohore ndaj patologjive komplekse të sistemit biliar dhe pankreatik. ERCP përdoret kryesisht në raste të gurëve në rrugët biliare, ngushtimeve të kanaleve biliare ose pankreatike, kolangitit, disa komplikimeve pankreatike, tumoreve të rrugëve biliare apo pankreasit dhe rrjedhjeve biliare pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Sëmundjet e rrugëve biliare dhe pankreasit kërkojnë diagnostikim të saktë, vlerësim të specializuar dhe ndërhyrje të realizuar me precizion të lartë. Në këtë dimension të mjekësisë moderne, ERCP (Endoscopic Retrograde Cholangiopancreatography) përfaqëson një procedurë të avancuar të endoskopisë terapeutike, e cila u mundëson specialistëve të identifikojnë dhe trajtojnë një sërë patologjish komplekse të sistemit biliar dhe pankreatik.

Në United Hospital, kjo fushë e gastroenterologjisë ndërthur ekspertizën e mjekëve specialistë, teknologjinë bashkëkohore endoskopike dhe qasjen multidisiplinare ndaj pacientit, duke krijuar kushte për trajtim të personalizuar dhe të orientuar drejt sigurisë. ERCP ka një rol veçanërisht të rëndësishëm në trajtimin e obstruksioneve të rrugëve biliare, gurëve të kanalit biliar, strikturave, rrjedhjeve biliare dhe patologjive të tjera që kërkojnë ndërhyrje terapeutike të drejtpërdrejtë.

Në duart e një ekipi të specializuar, teknologjia nuk është vetëm mjet diagnostikues – ajo shndërrohet në mundësi për ndërhyrje precize, minimalisht invazive dhe të përshtatur me nevojat konkrete të pacientit. Kjo është qasja që synon të ofrojë United Hospital në kujdesin modern gastroenterologjik dhe endoskopik.

Një nga karakteristikat kryesore të ERCP është mundësia që, krahas vlerësimit endoskopik dhe imazherik, të kryhen edhe ndërhyrje terapeutike në të njëjtën procedurë, kur kjo është e indikuar. Në varësi të gjendjes së pacientit, mund të realizohen procedura si heqja e gurëve nga kanalet biliare ose vendosja e stentëve për të përmirësuar drenimin e tyre.

Teknologji moderne, ndërhyrje e specializuar dhe kujdes profesional
Në United Hospital, ERCP zhvillohet në një mjedis të pajisur për procedura të avancuara endoskopike, me synim sigurinë, saktësinë dhe kujdesin ndaj pacientit. Duke qenë procedurë e specializuar dhe me rreziqe të mundshme, indikacioni përcaktohet individualisht nga mjeku specialist pas vlerësimit të plotë klinik.

Për pacientët e përzgjedhur, kjo qasje minimalisht invazive mund të shmangë nevojën për disa ndërhyrje kirurgjikale më të mëdha dhe të mundësojë rikthim më të shpejtë në aktivitetet e përditshme.

United Hospital – aty ku teknologjia moderne, ekspertiza mjekësore dhe kujdesi profesional ndërthuren për një qasje bashkëkohore ndaj shëndetit tuaj digjestiv.

📞 Caktoni terminin: 046 60 70 70
📍 United Hospital, M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë/rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Policia sqaron ndalimin e hyrje-daljeve në parkingjet e Kuvendit dhe Presidencës

Published

on

Policia e Kosovës ka sqaruar se ndalimi i hyrje-daljeve dhe parkimit të automjeteve në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës, më 8 shtator, është bërë me kërkesë zyrtare të Drejtorisë së Shërbimeve Teknike të Kuvendit.

Sipas Policisë, kërkesa ka paraparë që, përveç veturave zyrtare të Kuvendit dhe Zyrës së Presidentes, të mos lejohej hyrja, dalja dhe parkimi i automjeteve në këto hapësira.

Ndalimi është bërë për shkak të pastrimit të oborrit dhe parkingjeve me mekanizëm adekuat. Policia ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të rikthehen procedurat e rregullta për hyrje-daljet dhe parkimin e personave të autorizuar.

PK-ja ka theksuar se veprimet e saj i ndërmerr në përputhje me autorizimet ligjore dhe kushtetuese, përfshirë edhe zbatimin e kërkesave zyrtare të institucioneve të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pesë të arrestuar për tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë në vlerë 1.5 milionë euro

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e pesë personave, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në një rast që lidhet me tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh.

Arrestimet janë realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, nga veprimet hetimore të zhvilluara deri më tani dyshohet se personat e përfshirë, duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, kanë pajisur në mënyrë të kundërligjshme personin me inicialet M.S. me fletë poseduese për një pronë prej dy hektarësh në Fushë Kosovë.

Më pas, dyshohet se M.S., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar që pronën ta tjetërsojë përmes shitblerjes te personat me inicialet M.Z. dhe M.Z.

Prokuroria dyshon se gjatë këtij procesi janë përdorur edhe dokumente të falsifikuara, ndërsa vlera e pronës kap shumën prej 1 milion e 500 mijë eurosh.

Pesë të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet e nevojshme hetimore, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohej për varrezë masive në ish-shkollën teknike në Obiliq, Policia: U tentua të kultivohej drogë

Published

on

Gjatë pastrimit të ish-shkollës teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

Fillimisht është dyshuar për varrezë masive, por sipas Policisë, më pas u kuptua se në këtë objekt është tentuar kultivimi i disa substancave narkotike.

Pastrimi i objektit pati filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të fillojë mësimi përsëri.

Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai, raportoi EO.

Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara