Lajmet

Mesatarisht tetë raste të dhunës në familje çdo ditë

Prijnë Prishtina, Peja dhe Prizreni.

Published

on

Që nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti, janë raportuar 2 mijë e 735 raste te dhunës në familje apo mesatarisht tetë raste të tilla të raportuara çdo ditë në vendin tonë.

Nga këto raste, 80 për qind e viktimave janë gra. Ndërsa, regjionet që prijnë me më së shumti raste të dhunës janë Prishtina me 910 raste, Peja me 338 raste dhe Prizreni me 333 raste.

Kështu u bë e ditur në prezantimin e raportit të punuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP), “Ballafaqimi me dhunën në familje në Kosovë: Trajtimi institucional ndaj dhunës në familje” (Korrik 2022- Qershor 2023).

Raporti po ashtu ka gjetur se rastet më të shpeshta janë në marrëdhëniet bashkëshort-bashkëshorte dhe se Policia e Kosovës mbetet institucioni i parë me i besueshëm për raportimin e këtyre rasteve.

Drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Arbëresha Loxha-Stublla, tha se përveç te gjeturave dhe rekomandimeve, raporti ka monitoruar edhe punën e sistemit gjyqësor ndaj dhunës në familje. Ajo ka bërë të ditur se nga 2 mijë e 735 raste te raportuara, viktima të dhunës në familje ishin 2 mijë e 165 gra dhe 559 burra.

“Nga 2 mijë e 735 raste te raportuara, viktima të dhunës në familje ishin 2 mijë e 165 gra dhe 559 burra. Te dyshuarit janë mbi 80% burra”, deklaroi ajo.

Ajo ka thënë se një e gjetur tjetër e raportit është se ndëshkimet për dhunuesit janë të vogla.

“Ekziston një politikë e dobët ndëshkuese. Vetëm 11 për qind e këtyre rasteve marrin dënim me burg. Edhe aktakuzat e Prokurorit kanë mangësi”, deklaroi ajo.

Burimet e të dhënave, siç bëri të ditur prezantuesi i këtij raporti, Liridon Salihi, janë marrë nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Dhuna ne familje vazhdon te jete fenomen negativ ne rritje ne Kosove. Gratë vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës ne familje. Shumica e rasteve te dhunës në familje ndodhin në raportin bashkëshort bashkëshorte dhe anasjelltas. Policia e Kosovës edhe me tutje mbetet institucioni i pare me i besueshëm për raportimin e kriminalitetit përfshirë këtu edhe dhunën ne familje. Aktakuzat janë te mangëta dhe kanë probleme në aspektin e kualifikimit të veprës penale. Gjykatat vazhdojnë te trajtojnë me prioritet rastet e dhunës në familje por sfide mbeten dënimet e ultë ndaj kryerësve të kësaj vepre penale”, ka thënë ai.

“Mbi 80 për qind e të dyshuarve për dhunë në familje janë burra, ndërsa rreth 20 për qind e tyre janë gra. Nga kjo statistikë i bie që në çdo pesë persona të dyshuar si kryes të dhunës ne familje, katër prej tyre janë burra dhe një është grua”, deklaroi ai.

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përmendur disa nga veprimet gjatë qeverisjes së saj kundër dhunës në familje. Sipas saj, kjo është Qeveria e parë që e ka prioritet këtë çështje.

“Raportet si ky na tregojnë edhe neve si institucione gjendjen e sistemit të drejtësisë dhe trajtimin e rasteve të cilat janë prioritet i Ministrisë së Drejtësisë. Që nga viti 2021, dhuna ndaj familjes dhe dhuna ndaj grave është prioritet”, tha Haxhiu.

“Disa nga veprimet që i kemi ndërmarrë dhe asnjëherë në të kaluarën dhuna në familje nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverie, e kemi votuar Strategjinë për dhunën në familje. Tani jemi të fokusuar ta zbatojmë atë. Kemi ofruar ndihmë juridike falas për viktimat e dhunës në familje. Kemi bërë ndryshime në Kodin Penal për t’i dekurajuar dhunuesit qe të ushtrojnë dhunë. Kemi përgatitur shumë fushata vetedijësuese dhe po përgatitemi për një në nëntor. Bashkë me Ministrinë e Financave po punojmë për pakon për punësimib e grave viktima”, u shpreh ajo.

Ajo po ashtu tha se nuk mendon se janë rritur rastet, por raportimet.

“Ju e përmendet që rastet e dhunës janë rritur, por unë mendoj se është rritur raportimi”, tha Haxhiu.

Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Sabit Salihaj, ka konsideruar se Gjykata jep dënime meritore për rastet e dhunës në familje.

“Edhe pse jemi shumë të ngarkuar, këto lëndë janë me prioritet dhe i përfundojmë në afatin më të shkurtër të mundshëm. Çdo herë ka vend për përmirësime, por mendoj se po bëjmë një punë të mirë, siç u pa edhe në raport. Gjykata i përcakton dënimet sipas minimumit dhe maksimumit sipas Kodit Penal. Mendoj se Gjykata jep dënime të merituara”, u shpreh ai.

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Aktualitet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara