Lajmet

LDK kërkesë Qeverisë: Kosova të trajtohet e barabartë në samitin në Slloveni

Në partinë opozitare e kritikojnë ekzekutivin për vazhdimin e status-quo me Serbinë.

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës po i kërkon Qeverisë Kurti që Kosova të ketë trajtim të barabartë dhe të dinjitetshëm në samitin që do të nisë sonte në Slloveni, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në partinë opozitare e kritikojnë ekzekutivin për vazhdimin e status-quo me Serbinë dhe thonë se dialogu po mbetet peng i bashkëpunimit rajonal. Derisa e quajnë një hap përpara dhe dy prapa marrëveshjen me shtetin fqinj verior për targat e automjeteve.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti në një intervistë për KosovaPress thotë se Kosova në samitin e gjashtë të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian duhet të trajtohet e barabartë, sikur vendet e tjera të rajonit.

“Unë besoj dhe shpresoj që qeveria të punojë për të siguruar përfaqësimin e barabartë dhe të dinjitetshëm. Edhe ashtu, këto samite janë, ku BE-ja punon me vendet e Ballkanit për të siguruar perspektiv të integrimit të këtyre vendeve në BE dhe për t’i ndihmuar në rrugën e tyre drejtë BE-së, por edhe rimëkëmbjes. Ky samit do të diskutojë edhe për planin për ndihmë të madhe në shtatë vitet e ardhshme, ku përmendet shifra prej 30 miliardë eurosh. Ky investim nuk bëhet kot dhe nuk do të bëhet, por ky do të jetë i suksesshëm kur Kosova do të jetë sikur të gjitha vendet e tjera, e barabartë për të punuar me partnerët dhe BE-në”, thotë Hamiti.

Duke komentuar mundësinë e arritjes së marrëveshjeve rajonale për ID-karta dhe njohjen e diplomave, Hamiti thotë se bashkëpunimi rajonal po mbetet peng i dialogut Kosovë-Serbi.

“(Bashkëpunimi rajonal) po mbetet peng (i dialogut) dhe jo krejt për fajin e të tjerëve. Nuk dua të them, pasi Kosova nuk e ka në dorë gjithë punën, e se ka pas asnjëherë. Po të ishte në dorën e Kosovës këto do të ishin zgjidh më herët. Normalisht kërkohet vullnet prej palëve, këtë rast edhe i Serbisë, por edhe zell dhe përkushtim më i madh ndërkombëtar”, shton ai.

Ish-diplomati thotë se Qeveria e Kosovës ka rënë në kurthin e regjimit të Serbisë, pasi ata janë të interesuar për vazhdimin e status qou-së dhe kthimin e dialogut teknik.

“Unë po shoh status-quo dhe ka rënë edhe Qeveria e Kosovës në këtë kurth të regjimit të Serbisë, pasi ata janë të interesuar për status-quo. Kjo qeveri ndoshta pavetëdijshëm po e kthen dialogun Kosovë-Serbi në çështje (teknike)”, thotë anëtari i Kryesisë së LDK-së.

Të tillë, Hamiti e sheh edhe marrëveshjen për targat e automjeteve, ku thotë për KosovaPress se ekzekutiv bëri një hap përpara dhe dy prapa, pasi e bëri Serbinë palë të në çështjet e brendshme të Kosovës dhe barazojë Njësitë Speciale të Kosovës me grupet paralele serbe në veri.

“Kjo Qeveri po e sheh si një lloj triumfi, është një lloj spini i kot, pasi bëhet fjalë për marrëveshjen e vitit 2016 që po realizohet tash për lëvizje të lirë. Vitin e kaluar, ministri i atëhershëm i brendshëm ka nënshkruar dokumentin me të cilin praktikisht ndalej puna e dhënies së targave KS. Tash kemi një hap përpara dhe dy hapa prapa, këtë e ka bërë kjo qeveri. Pasi marrëveshjen e vitit 2016 që po e realizon sot atëherë e quante nënshtrim dhe tradhti, sot po e quan triumf. Unë po e them se një hap përpara është ky lloj reciprociteti i përkohshëm, marrëveshje krejt e përkohshme që vlen për 6 muaj, pra nuk është as zgjidhje e as reciprocitet afatgjatë. Dy hapat prapa janë se Serbia është bërë palë e punëve të brendshme të Kosovës me vendimin e Qeverisë së Kosovës. Kjo qeveri që bënte retorik të lartë patriotike në kohën kur ishte në opozitë, tash hyri në dialog bëri këtë marrëveshje të keqe, pasi lejon që Serbia të bëhet palë dhe madje Njësitë Speciale të Policisë e bëri si kundërpeshë për tërheqjen e barrikadave”, shton ai.

Hamiti për KosovaPress flet edhe për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku shprehet optimist për rezultate pozitive për LDK-në.

“Nëse ka qenë apo jo aksidental (zgjedhjet e 14 shkurtit) do të dëshmojë rezultati i 17 tetorit që ne presim që të jetë shumë më i mirë që ne t’i ruajmë komunat ku kemi qeverisur mirë dhe t’i kthejmë komunat ku kemi humbur dhe ku të tjerët kanë qeverisur keq”, deklaron Hamiti.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara