Lajmet

Krejt çka deklaroi Kurti në Samitin e Berlinit

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr dje pjesë në takimin vjetor të Samitit të Berlinit, bashkë me kryeministrat e vendeve  të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kurti tha se Procesi i Berlinit e ka sjellë rajonin më afër sesa ishte para shtatë vjetve, por që ka akoma shumë punë për të bërë.

Ai gjatë këtij takimi virtual përmendi edhe mos liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se e kupton frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mungesën e progresit në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Tutje, Kurti tha se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet e veta.

“Për Kosovën, Bashkimi Evropian fillon në shtëpi dhe ne nuk e shohim atë si një proces të zhvendosjes në BE, përkundrazi, ne e shohim atë si një proces reformash ku edhe ata që u larguan për mundësi më të mira ekonomike do të ktheheshin. Ne e kuptojmë që duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, por edhe BE-ja duhet të bëjë të vetat duke i mbajtur premtimet”, deklaroi Kurti.

Ndryshe, në takimin e ftuar nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, morën pjesë kryeministra të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Samiti u zhvillua në katër sesione të ndara ku u diskutua për të arriturat e Procesit të Berlinit bashkëpunimin rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe për hapat e ardhshëm në këtë proces. 

Më poshtë gjeni fjalimin e tij të plotë, që i është përcjell mediave nga ZKM:

Shkëlqesitë tuaja,

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel,

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Kolegë, Kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Liderë të BE-së dhe të Evropës,

Si Kryeministër i një vendi qytetarët e të cilit po mbahen të izoluar, duke mos iu lejuar liberalizimi i vizave, ne e kuptojmë plotësisht frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mungesën e progresit në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, por megjithatë duhet ne të angazhohemi fuqishëm në agjendën e integrimit në BE, të demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik për qytetarët tanë.

Siç e dini, në një palë zgjedhje të papara këtë vit në Kosovë, më shumë se gjysma e vendit votuan për ne dhe për programin tonë, për punë dhe drejtësi. Kjo është agjenda kryesore për qeverinë tonë sot: forcimi i sundimit të ligjit me një gjyqësor të pavarur, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimi i një ekonomie të lirë dhe konkurruese, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe atyre civile, por edhe ruajtja e lirive themelore të mendimit, fjalës, medias dhe feve, sepse ne besojmë se demokracia është e nevojshme, jo vetëm për të fituar zgjedhjet, por edhe për të qeverisur.

Për Kosovën, Bashkimi Evropian fillon në shtëpi dhe ne nuk e shohim atë si një proces të zhvendosjes në BE, përkundrazi, ne e shohim atë si një proces reformash ku edhe ata që u larguan për mundësi më të mira ekonomike do të ktheheshin. Ne e kuptojmë që duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, por edhe BE-ja duhet të bëjë të vetat duke i mbajtur premtimet.

Shkëlqesitë tuaja,

Ne e dimë që Procesi i Berlinit u krijua në sfondin e sfidave gjeopolitike dhe pasigurive në Ballkanin Perëndimor, në një kohë kur perspektiva e rajonit për anëtarësimin në BE dukej e largët. Për fat të keq, shtatë vjet më vonë situata nuk ka ndryshuar shumë.

Kjo shtron nevojën për veprime të guximshme si nga BE-ja, ashtu edhe nga Ballkani Perëndimor për të ripërtërirë përkushtimin dhe për të forcuar lidhjet të cilat do të përshpejtonin reformat. Eshtë për keqardhje që nuk pati përparim në marrëveshjet e negociuara me lehtësimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Disa palë ende po shtyjnë gjuhë që nuk është në përputhje me realitetin dhe as me frymën e Procesit të Berlinit. Kosova është plotësisht e përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe më shumë integrim ekonomik, bazuar në njohjen e realitetit dhe të vërtetës, të drejtave të ekuilibruara të pakicave në të gjithë rajonin, përballjes me të kaluarën drejt pajtimit dhe me qytetarët si përfituesit përfundimtarë të dialogut.

Duke ditur që korniza aktuale rajonale nuk mund të na përgatisë për pranimin në BE, në Tiranë unë kam propozuar që të avancojmë CEFTA-n në SEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë për Evropën Juglindore) bazuar në modelin EFTA – EEA që do të lartësonte të gjithë rajonin dhe do të kapërcente pengesat aktuale.

Ne shpresojmë që Komisioni Evropian do ta konsiderojë seriozisht këtë propozim dhe të fillojë një dialog që do të çonte në rezultate konkrete.

Nikoqires, Kancelares Angela Merkel, faleminderit për fillimin e këtij procesi dhe për organizimin e këtij samiti të rëndësishëm. E di që ky është Samiti i fundit i Procesit të Berlinit nën udhëheqjen tuaj dhe në këtë format. Faleminderit që ishe drejtuese mikpritëse dhe shpresoj që angazhimi yt për rajonin të vazhdojë.

Faleminderit të gjithëve dhe presim vazhdimin e Procesit të Berlinit.

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara