Lajmet

Krasniqi: Dialogu me epilog dhe njohje të ndërsjellë, interesi jonë shtetëror

Ai ka kërkuar nga Kurti t’i njoftojë rreth dialogut.

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti t’i njoftojë në detaje rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai ka thënë se seanca e thirrur nga PDK nuk ka qëllim përplasjeje e akuza, por synon informim legjitim për atë se çfarë po ndodh aktualisht në procesin e dialogut.

Krasniqi ka propozuar që pas debatit, shefat e grupeve parlamentare të hartojnë një tekst të rezolutës e cila sipas tij do të reflektonte qëllimet dhe qëndrimet e Kuvendit të Kosovës në raport me planin evropian si dhe procesin e dialogut në përgjithësi.

“Dialog me epilog, njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është fjalia bazë që e përmbledh interesin tonë shtetëror dhe konsensusin tonë politik rreth asaj se çfarë do të duhej të arrinin nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se përballë Serbisë dhe aspiratave të saj nuk ka dallime në Kosovë.

“Përballë Serbisë e aspiratave të saj mes nesh nuk ka dallime, përballë Serbisë jemi bashkë, por ja që u duhet që ne si opozitë ta ftojmë qeverinë në këtë debat për shkak se teknikisht po shohim që ka pasur lëvizje në dialog, megjithatë edhe ne ashtu si edhe qytetarët jemi të painformuar rreth këtyre lëvizjeve dhe veçmas pasojat që ato mund të prodhojnë për shtetin dhe shoqërinë tonë. Prandaj kjo seancë e ftuar nga ne nuk ka karakter të përplasjes e as të akuzës, ka karakter të kërkesës për informim krejt legjitim me atë se çfarë po ndodh aktualisht në dialog dhe cili është pozicioni i qeverisë përballë zhvillimeve të fundit. Nuk jemi këtu për të dhënë qëndrimet tona për çështje specifike sepse ne zyrtarisht nuk e dimë se cila është përmbajtja dhe aranzhmanet që ofrohen në të ashtuquajturin propozim franko-gjerman apo evropian”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se shtyllat e marrëveshjes eventuale janë ruajtja e karakterit unitar të shtetit sipas rregullimit aktual kushtetues, njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, nisja e procesit të anëtarësimit në NATO përmes pjesëmarrjes në Partneritet për Paqe si hap i parë, marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian, dhe njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot jemi këtu të kërkojmë nga kryeministri të bëhet i përgjegjshëm e të na njoftojë në detaje rreth së paku tri çështjeve konkrete secila prej tyre me pyetje specifike. Së pari, çka është qëllimi i propozimit evropian, a ofron ky propozim mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligative për palët apo vetëm krijimin e një status quo të re që e zëvendëson ‘status quo’ aktuale. A është ky propozim vazhdimësi e dialogut të deritashëm, apo një pikënisje e një procesi të ri. Cila është korniza kohore për arritjen ose mos arritjen e marrëveshjes potenciale, a është formati i këtij propozimi një lloj traktati që njeh si etnitete sovrane edhe Kosovën edhe Serbinë. Cili është teksti i fundit dhe përmbajtja zyrtare e këtij propozimi, a keni pranuar këtë tekst në parim dhe sa besoni që mund të ndryshojë teksti final prej versionit që keni deklaruar se e pranoni si bazë të mirë. A e parasheh propozimi evropian njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar nga kryeministri të tregojë se a e ofron propozimi evropian një kornizë kohore të saktë se kur do të ndodh njohja e ndërsjellë.

“Kush janë garantuesit e zbatimit të marrëveshjes që mund të arrihet përmes këtij propozimi, a keni garanci nga partnerët ndërkombëtarë që Kosova do të njihet nga pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian nëse arrihet marrëveshja. Cilat do të jenë karotat për Kosovën nëse arrihet marrëveshja dhe cilët do të jenë shkopinjtë nëse marrëveshja nuk arrihet. A ju keni kumtuar gjashtë pikat tuaja për themelimin e Asocacionit partnerëve ndërkombëtarë dhe nëse ato nuk pranohen a do të tërhiqeni nga ndonjëri prej atyre kushteve. Dhe a parashihet vazhdimi i dialogut në Bruksel edhe pas arritjes së marrëveshjes potenciale”, ka thënë Krasniqi.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara