Lajmet

Të mërkurën takimi i radhës për dinarin, optimizëm për marrëveshje

Published

on

Më 15 maj (e mërkurë) për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me Rregulloren e BQK-së ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë. Pas përfundimit të fazës së tranzicionit të Bankës Qendrore, në partinë në pushtet theksojnë se s’ka asnjë alternativë që e parandalon apo shtynë vendimin për dinarin. Në anën tjetër, njohës të procesit të dialogut janë optimist se në takimin e nesërm do të arrihet një dakordim për çështjen e dinarit. Optimist gjatë ditës u shfaq edhe vet ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në takimin e Brukselit e ka konfirmuar këshilltari i tij, Klisman Kadiu, mirëpo nuk dha detaje të tjera sa i përket mundësisë së arritjes së një marrëveshje.

Ndërkaq, deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KosovaPress se vendimi për ndalimin e përdorimit të dinarit serbë në Kosovë nuk do të prolongohet apo anulohet vetëm pse nuk i konvenon Serbisë.

Sipas saj, ekzekutivi është i gatshëm të bashkëpunojë sa i përket ofrimit të ndihmës për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, në mënyrë që konvertimi në euro të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundshme.

“Çfarëdo alternative që shkon kundrejt qëndrimit tonin si qeveri dhe si institucion i BQK-së për ne është i papranueshëm. As nuk negociohet dhe as nuk ka alternativë tjetër qoftë që e parandalon apo e shtyn vendimin për dinarin. Thjeshtë ata duhet të pranojnë faktin se ky vendim do të implementohet pasi të tejkalohen hapat e tranzicionit nga BQK-ja. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë sa i përket ofrimit të ndihmës për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, në mënyrë që konvertimi në euro të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundshme. Por nuk jemi të gatshëm që qoftë të prolongojmë apo anulojmë vetëm pse nuk po i përgjigjet Serbisë”, thotë ajo.

Në anën tjetër, analisti politik, Fidan Ukaj, thotë se do të ketë një pajtim në heshtje për çështjen e dinarit.

“Mendoj se do të ketë një kalim në heshtje të kësaj problematike. Qytetarët serbë tashmë ka më shumë se një dekadë që janë mësuar me euron dhe mendoj se më shumë ka qenë një propagandë politike e Vuqiqit që me dramatizua një gjë të tillë. Mendoj se kjo periudha tre mujore e dhënë nga institucionet e Kosovës ka qenë ndihmës e madhe për qytetarët serbë apo qoftë për bizneset që me i ndërruar çmimet dhe për qytetarët që me i konvertu dinarët në euro. Mendoj se do të zbatohet rregullorja e BQK-së nga takimi i paralajmëruar…Pres që të ketë një dakordim nga propozimet e faktorit ndërkombëtar dhe të gjendet një zgjidhje për çështjen e dinarit”, thekson Ukaj.

Më 12 maj ka përfunduar faza e tranzicionit që ka ndërmarrë BQK-ja për rregulloren, rrjedhimisht edhe një nga masat lehtësuese që ishte mosaplikimi i gjobave dhe masave, si ndalimi i importimit të valutave të huaja për subjektet që operojnë me para të gatshme në përputhje me Ligjin për Bankën Qendrore dhe ligjet e tjera në fuqi.

Për çështjen e dinarit palët janë takuar pesë herë të tjera në Bruksel, mirëpo kanë dështuar të arrihet një ujdi kompromisi. Me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), euroja u caktua si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme nga 1 shkurti.

Aktualitet

Arrestohet një person në Prizren për bashkëjetesë me një të mitur

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjet”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar të hënën rreth orës 10:00, pasi i dyshuari ishte duke bashkëjetuar me viktimën.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

lajme

United Hospital – Fizioterapia moderne që rikthen lëvizjen, redukton dhimbjen dhe përmirëson cilësinë e jetës

Published

on

By

Prishtinë – Lëvizja pa dhimbje nuk është vetëm një dëshirë, por një objektiv i arritshëm kur trajtimi bazohet në diagnostikim profesional, teknologji bashkëkohore dhe kujdes të personalizuar. Pikërisht mbi këto parime funksionon Departamenti i Fizioterapisë në United Hospital, ku pacientët përfitojnë rehabilitim të avancuar për rikthimin e funksionit të plotë të sistemit muskuloskeletor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

I pajisur me teknologjinë më të fundit dhe i udhëhequr nga fizioterapistë me përvojë, departamenti ofron programe rehabilitimi të përshtatura sipas nevojave individuale të çdo pacienti. Qasja multidisiplinare synon jo vetëm lehtësimin e dhimbjes, por edhe trajtimin e shkakut të saj, duke mundësuar rikthim të sigurt në aktivitetet e përditshme.

Shërbimet përfshijnë rehabilitimin e patologjive të shtyllës kurrizore, përfshirë herniet diskale cervikale, torakale dhe lumbale, rehabilitimin ortopedik dhe post-operativ pas ndërhyrjeve të ligamenteve (ACL/PCL), menisqeve dhe vendosjes së protezave të gjurit apo kërdhokullës. Po ashtu, trajtohen me sukses dhimbjet muskulore, tendinitet, spasticiteti dhe mbingarkesat funksionale, ndërsa programe të veçanta janë të dedikuara për korrigjimin e posturës dhe edukimin e pacientëve për një qëndrim të shëndetshëm të trupit.

Në United Hospital, fizioterapia nuk kufizohet vetëm në trajtim, por përfaqëson një proces të plotë rehabilitimi, ku çdo pacient udhëhiqet me profesionalizëm drejt rikuperimit të qëndrueshëm dhe një jete më aktive. Investimi në rehabilitim të hershëm dhe të specializuar mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar komplikimet afatgjata dhe për të rikthyer mirëqenien fizike./rajonipress/

Për termine dhe konsultë profesionale:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë – Kosovë

Continue Reading

Vendi

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Published

on

By

Një grua është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka shantazuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se veprën penale “Shantazh” ndaj viktimës e ka ushtruar për disa muaj me radhë.

E dyshuara, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E. A/

Continue Reading

Të kërkuara