Kulturë

“Kjo nuk ishte bota ku unë ëndërroja që ti të jetoje”. Fragment prekës nga romani i Wanda Lamonica

Është një dialog mes një nëne dhe të birit të saj, në momentet e një lufte, njësoj si lufta e tanishme mes Rusisë dhe Ukrainës.

Published

on

Fragmenti i mëposhtëm është përkthyer nga romani “I papaveri susurrano al tramonto”, i autores Wanda Lamonica (ende nuk është përkthyer në shqip). Është një dialog mes një nëne dhe të birit të saj, në momentet e një lufte, njësoj si lufta e tanishme mes Rusisë dhe Ukrainës. 

– “Mami, ku po shkojmë?” – pyeti Alexei.
– “Merr diçka pa të cilën nuk jeton dot dhe fute në këtë çantë. Nxito”, – i tha Luba duke futur një batanije në një thes të madh.
– “Nëse kjo është një lojë, nuk më pëlqen. E bëjmë një herë tjetër. A mund të ha pak supë të nxehtë tani?” – pyeti Alexei i mërzitur.
– “Kujtohu të marrësh diçka që të duhet vërtet. Mos harro arushin Otto, pasi ai të ka ndihmuar gjithmonëkur ke pasur ankthe. Ai do të na shpëtojë të gjithëve, ke për ta parë”, – i tha e ëma, Luba, duke u përpjekur të ruante qetësinë.
– “Por pse i ke marrë këto thasë? Nuk është nata e Vitit të Ri”, – tha Alexei, i cili po fillonte të kishte frikë.
– “Nuk ka asnjë festë. Duhet të përpiqemi të gjejmë një vend të sigurtë. Dikush ka nisur luftën”.
– “Luftë? Këtu tek ne? Ne s’kemi lidhje fare me këtë gjë. Unë mund t’ia kthej Levit bllokun e artë. Nuk kam për t’ia marrë më, të betohem. Vetëm të lutem më lër të rri në shtëpinë time”, – i tha me lutje fëmija, duke bashkuar duart e tij të vogla.

Në atë moment ndodhi një shpërthim, jo shumë larg, i cili i dha fund mendimeve të pafajshme të fëmijës. Një tym i madh gri u ngrit në ajër duke e vështirësuar pamjen e qiellit blu.
– “Zemër, nuk është faji yt. Është faji i atyre që komandojnë”, – i tha Luba me gjakun të ngrirë nga frika.
– “Po mësuesja a e di? Sot u kthye Gunn në shkollë. Iu desh një vit që të shërohej dhe bombave nuk u intereson që ajo u lodh duke qenë e sëmurë. Duhet t’i rriten akoma flokët. Pse ata që komandojnë nuk luajnë me bomba mes njëri-tjetrit dhe ne të tjerëve të na lënë në paqe?” – pyeti në mënyrë të pafajshme Alexei.

Luba u ul në lartësinë e Alexeit, e përqafoi fort të birin, me krenari dhe njëkohësisht, me dëshpërim tëthellë.
– “Më vjen keq, Alexei. Kjo nuk ishte bota ku unë ëndërroja që ti të jetoje”, – i tha ajo dhe u ngrit për tëpërfunduar së bëri gati gjërat. – “Je gati, zemër?” – e pyeti pak më vonë.
– “Jam i vogël, nuk jam gati gati të vdes”.
– “Do të shkojë çdo gjë shumë mirë”, – i tha e ëma për ta qetësuar.
– “Kështu thoshte edhe nëna kur ishte keq, por më pas nuk e pashë më”. – Alexei shtrëngoi fort duart nësy, sikur të donte të fshinte lotët. “Por çfarë kuptimi kishte të jepje përshtypjen e një fëmije të guximshëm, kur as të rriturit nuk ishin të guximshëm?” mendonte ai.

– “Ma”, – tha Alexei më në fund. – “Pa Rodolfin nuk shkoj gjëkundi.
– “Rodolfi do të vijë me ne”, – ia ktheu Luba, ndërkohë që qenushi ishte strukur në një cep të shtëpisë dhe i shihte duke tundur bishtin mes këmbëve. Më pas, Luba i vëshi të birit xhupin, ia hoqi letrat, bishtat e lapsave nga xhepat dhe futi në to biskota dhe copa buke.
– “Po babi, ku është babi?” – pyeti Alexei i habitur.
– “Ai tha se do të kthehet shumë shpejt dhe se deri atëherë, ti do të jesh burri i shtëpisë”.
– “Por ne nuk do të kemi më shtëpi”, – i tha Alexei. – “Dhe as që dua të jem burri i shtëpisë”./bota.al

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart

Published

on

By

Aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart, i shquar për rolet e tij ikonike si Kapiten Jean-Luc Picard në “Star Trek” dhe Profesor Charles Xavier në sagën “X-Men”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Njoftimi u bë i ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ku u konfirmua se ai u ndaj nga jeta të mërkurën, më 28 tetor, pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën me trupat Lewy.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Stewart u ndaj nga jeta i rrethuar nga bashkëshortja e tij, Sunny, si dhe familjarët e miqtë e ngushtë. Përveç karrierës së tij të bujshme në kinematografi dhe televizion, ai u vlerësua lart si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës teatrale, fitues i dy çmimeve “Laurence Olivier” dhe një çmimi “Grammy”, ndërsa në vitin 2010 u dekorua me titullin “Kalorës” nga Mbretëresha Elizabeth II.

Karriera e tij e pasur përfshin dekada pune në teatër dhe film, ndërsa roli i tij i fundit i xhiruar do të shfaqet në filmin “Avengers: Doomsday”. Ndarja e tij nga jeta ka nxitur reagime të shumta dhe ngushëllime nga koleget, industria e artit dhe adhuruesit e tij në mbarë botën. /The Guardian/

 

Continue Reading

Lajmet

“SARA” e Burim Halitit garon në festivalin ndërkombëtar në Milano

Published

on

By

Filmi dokumentar “SARA”, me regji nga Burim Haliti, është përzgjedhur në konkurrencën zyrtare të edicionit të 44-t të Festivalit Ndërkombëtar “SPORT MOVIES & TV 2026”, i cili po mbahet nga 30 tetori deri më 2 nëntor në Milano të Italisë.

Ky festival, i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kinemasë dhe Televizionit Sportiv (FICTS), është i vetmi në këtë kategori i njohur zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KOK). Ngjarja shërben si grand-finalja e rrjetit global “World FICTS Challenge”, që përfshin 27 festivale në pesë kontinente.

Shfaqja e dokumentarit të Halitit do të bëhet më 30 tetor, në orën 12:30, në “Cinema Centrale – Sala 2” në Milano. Përzgjedhja e filmit u realizua me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, i cili mundësoi dërgimin e tij për shqyrtim para jurisë prestigjioze ndërkombëtare. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci viziton përgatitjet për festivalin “Akordet e Kosovës”

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku po zhvillohen përgatitjet për edicionin e katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”, që organizohet nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Gjatë vizitës, ajo ka parë nga afër skenografinë e realizuar nga Vesë Kraja dhe punën e ekipit organizues, vetëm dy ditë para nisjes së festivalit.

“Me një pjesë të ekipit të festivalit ‘Akordet e Kosovës’, duke parë nga afër përgatitjet dhe punën e mrekullueshme që po bëhet për festivalin, i cili nis këtë të premte në sallën ‘1 Tetori’”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.

Ajo është pritur nga drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, drejtoresha e festivalit, Arta Avdiu, u.d. kryeredaktorja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, si dhe punonjës të tjerë të transmetuesit publik.

Festivali i këtij viti do të zgjasë tri net, duke sjellë interpretime muzikore dhe artistë mysafirë. Një hapësirë e veçantë do t’u kushtohet edhe talenteve të reja përmes Festivalit të Fëmijëve, që do të mbahet më 1 nëntor.

Rikthimi i emrit historik “Akordet e Kosovës” synon të nderojë artistët që ndër dekada kanë kontribuar në zhvillimin e muzikës shqipe.

Organizatorët kanë paralajmëruar tri mbrëmje muzikore në Prishtinë, me synimin që festivali të sjellë para publikut artistë të njohur dhe zëra të rinj.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

IKTK raporton rritje të të ardhurave dhe investimeve në trashëgiminë kulturore

Published

on

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) ka publikuar të dhënat për nëntëmujorët e parë të viteve 2024, 2025 dhe 2026, duke evidentuar rritje të të ardhurave, investimeve dhe projekteve të konservimit e kërkimit arkeologjik.

Sipas të dhënave të institutit, të ardhurat janë rritur me 93 për qind krahasuar me vitin 2025, ndërsa investimet në pasurinë kulturore kanë shënuar rritje prej 400 për qind.

Edhe projektet e konservimit, restaurimit dhe kërkimit arkeologjik kanë shënuar rritje të ndjeshme. Numri i tyre është rritur me 282 për qind krahasuar me vitin 2024 dhe me 133 për qind në raport me vitin 2025.

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, janë identifikuar 21 site të reja arkeologjike në disa zona të Shqipërisë, përfshirë Shkodrën, Lezhën, Lushnjën, Fierin, Korçën, Ersekën, Pogradecin, Divjakën dhe Sarandën.

Të dhënat tregojnë gjithashtu rritje prej 279 për qind të monitorimeve arkeologjike krahasuar me vitin 2025.

Në kuadër të forcimit të kuadrit rregullator, numri i akteve nënligjore të miratuara ka arritur në tetë gjatë vitit 2026. Ndërkohë, aktmarrëveshjet për monitorimin arkeologjik janë rritur me 32 për qind krahasuar me vitin 2025 dhe me 164 për qind në raport me vitin 2024.

Sipas IKTK-së, këto të dhëna pasqyrojnë zgjerimin e veprimtarisë në fushën e mbrojtjes, konservimit dhe studimit të trashëgimisë kulturore./atsh/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara