Mobile

iPhone 14 do të jetë ridizajnimi më i madh që prej iPhone X

Thuhet se iPhone 14 do të ketë një ridizajnim të plotë.

Publikuar

Seritë iPhone 13 sapo kanë filluar të godasin dyqanet, por nuk ka ndaluar që spekulimet për iPhone 14 të fillojnë.

Analisti dhe autori i mirënjohur i Bloomberg, Mark Gurman tha se iPhone 14 do të ketë një ridizajnim të plotë, i pari që prej iPhone X në 2017-ën. Përditësimi i iPhone 13 ishte shumë modest.

Informacioni i Gurman vjen pas atij të Ming-Chi Kuo i cili tha së fundi se Apple do të eliminonte plotësisht “notch” në 2022 duke filluar me iPhone 14 Pro që vjen me kamër “hole-punch” si shumë telefonë Android.

Sugjerime të tjera flasin për largimin e modelit iPhone mini nga linja e iPhone 14 dhe zëvendësimin e tij me një mode bazë krahas atyre Pro. Është përfolur edhe për rikthimin e Touch ID nën ekran por nuk është e qartë nëse do të ofrohet në 2022.

Ende pavarësisht informacioneve interesante që po qarkullojnë, është ende herët të flasim për detajet e një modeli të ri smartfoni 1 vit përpara./PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Mobile

Dyqanet franceze të Apple bëjnë thirrje për protesta në ditën e lansimit të iPhone 15

Kjo pas rritjes për paga.

Publikuar

nga

Dyqanet franceze të Apple kanë bërë thirrje për protesta të premten dhe të shtunën – kur pritet të lansohet iPhone 15 – pas kërkesave për paga.

“Derisa menaxhmenti ka vendosur të injorojë kërkesat dhe shqetësimet tona, pavarësisht nga fakti se ato janë krejtësisht legjitime, katër sindikatat e Apple Retail France (si dhe përfaqësuesit e Barcelonës dhe ekipeve të korporatave) po bëjnë thirrje për protesta më 22 dhe 23 shtator”, njoftoi sindikata CGT Apple Retail në X.

Kjo thirrje për grevë, e cila pritet të prekë shumicën e 20 dyqaneve të Apple në Francë, do të shënohet edhe jashtë Opéra Apple Store në Paris, një nga dyqanet kryesore të markës Apple./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Mobile

Seria Galaxy Z ka tejkaluar shitjet vjetore të serisë Galaxy Note në Evropë

Më 11 gusht, Samsung njoftoi disponueshmërinë e Galaxy Z Flip5 dhe Z Fold5 në 38 vende në të gjithë Evropën.

Publikuar

nga

Samsung Electronics njoftoi se në Evropë, pajisjet Galaxy Z Flip5 dhe Galaxy Z Fold5 kanë tejkaluar rekordin e shitjeve krahasuar me modeleve të mëparshme.

“Telefonët e fundit të serisë së palosshëm po shiten super shpejt. Në fakt, shitjet vjetore të pajisjeve tona të palosshme kanë tejkaluar shifrat e shitjeve në Evropë”, tha Benjamin Braun, shefi i marketingut, Samsung Europe në konferencën për shtyp të Samsung të mbajtur në IFA Berlin 2023 më 31 gusht.

Më 11 gusht, Samsung njoftoi disponueshmërinë e Galaxy Z Flip5 dhe Z Fold5 në 38 vende në të gjithë Evropën. Që nga lançimi, dy pajisjet e palosshme kanë shënuar një rekord të ri shitjesh, duke tejkaluar atë të gjeneratës së mëparshme.

Nisja dhe suksesi i fuqishëm i smartfonëve të rinj të palosshëm në tregun evropian pasqyron rritjen e kërkesës për kategorinë e smarphone-ve të palosshëm. Ekspertët e industrisë parashikojnë që vëllimi vjetor i shitjeve të Samsung për telefonat inteligjentë të palosshëm, duke përfshirë Galaxy Z Flip5 dhe Z Fold5, mendohet të tejkalojnë 10 milionë njësi këtë vit. Në Europë, raporti i shitjeve midis Galaxy Z Flip5 dhe Z Fold5 është rreth 7:3. Për sa i përket ngjyrave, për modelin Galaxy Z Flip5, ngjyrat grafit dhe mente patën interes të lartë të konsumatorëve, ndërsa për modelin Galaxy  Z Fold5 ngjyra e zezë dhe blu e akullt ishin të njohura.

Galaxy Z Flip5 është vlerësuar për dizajnin e tij unik me menteshën Flex dhe ekranin e përmirësuar që është 3,78 herë më i madh se gjenerata e mëparshme. Në veçanti, FlexCam ka mahnitur përdoruesit në Europë, duke ofruar një përvojë të gjithanshme të kamerës unike në pajisjet e palosshme. Galaxy Z Fold5 është një paketë inovative e produktivitetit, që ofron Taskbar dhe S Pen, duke përmirësuar përvojën e përdoruesve, duke u mundësuar atyre të kryejnë shumë detyra njëkohësisht. Duke shfaqur dizajnin më të hollë dhe më të lehtë në mesin e të gjitha serive Z Fold, me një reduktim të peshës prej 10 g, Samsung ka marrë reagime pozitive bazuar në tregut europian ndaj Z Fold5.

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën news.samsung.com

Vazhdo të lexosh

Mobile

Rusia gjobit Apple

Apple ndaloi të gjitha shitjet e produkteve në Rusi.

Publikuar

nga

Një gjykatë në Moskë gjobiti Apple me 400 mijë rubla për mosfshirjen e përmbajtjes “të pasaktë” në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS. Kjo është hera e parë që Apple është gjobitur për këtë shkelje.

Apple ndaloi të gjitha shitjet e produkteve në Rusi menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar dhe kufizoi shërbimin e saj Apple Pay.

Moska është përplasur me Big Tech qe disa vite me radhë lidhur me përmbajtjen, censurën, të dhënat dhe përfaqësimin lokal në mosmarrëveshjet që u përshkallëzuan pas fillimit të luftës.

Edhe më parë Apple u gjobit me 906 milionë rubla (7.6 milionë £) në një rast antitrust rus që pretendon abuzim të dominimit të saj në tregun e aplikacioneve celulare./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Mobile

iPhone 15 Pro do të ketë kornizë më të hollë prej titani dhe portë karikimi USB-C

Bashkimi Evropian vitin e kaluar tha se të gjithë smartfonët dhe tabletët shitur në Evropë duhet të kenë portë karikimi USB-C duke filluar nga viti 2024.

Publikuar

nga

Jemi vetëm një hap larg nga debutimi i smartfonit të ardhshëm të Apple, iPhone 15. Një informacion i fundit lidhur me iPhone 15 ka rrjedhur dhe jep detaje nga çdo gjë duke filluar nga korniza te porta e karikimit.

iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus do t’i japin lamtumirën “notch” të famshëm që prej iPhone X në favor të Ishullit Dinamik (Dynamic Island) që debutoi për herë të parë në iPhone 14 Pro sipas Mark Gurman të Bloomberg.

Edhe iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max do të marrin një pamje të re në krye ku korniza e telefonët do të jetë vetëm 1.5mm e trashë nga 2.2mm që ishte në modelet e kaluara falë implementimit të LIPO që për herë të parë erdhi në seritë Watch 7.

Një tjetër ndryshim do të jetë zëvendësimi i karikuesit lightning me USB-C duke kufizuar kështu numrin e kabllove që duhet të merrni pas vete. Edhe nëse ky ndryshim i spekuluar nuk implementohet këtë vit është thjeshtë çështje kohe.

Bashkimi Evropian vitin e kaluar tha se të gjithë smartfonët dhe tabletët shitur në Evropë duhet të kenë portë karikimi USB-C duke filluar nga viti 2024.

Sistemeve i kamerave të iPhone 15 dhe 15 Plus pritet të përditësohet siç edhe procesori A16 që mbërriti për herë të parë në iPhone 14 Pro. Ndërkaq modelet e reja iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max do të kenë kornizë prej titani në vend të çelikut së bashku me një çip të ri 3-nanometër Apple A17.

Apple pritet të lansojë modelet e reja iPhone 15 dhe iPhone 15 Pro në shtator./PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara