Aktualitet

IKShPK: Qytetarët të zbatojnë masat preventive kundër sëmundjeve ngjitëse

Kjo pasi sipas tyre pandemia ende nuk ka mbaruar.

Publikuar

Kosova po vazhdon të shënojë numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia ende nuk ka mbaruar.

IKShPK përmes një njoftimi ka theksuar se, sipas vlerësimit të fundit në SHBA, del se BQ.1 dhe BQ.1.1 janë të lidhur ngushtë dhe përbëjnë 16.6% të varianteve të koronavirusit në vend, vlerë kjo e cila gati është dyfishuar nga java e kaluar, përderisa Evropa pret që ato të bëhen variantet dominuese brenda muajit të ardhshëm.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se këto variante mund të rrisin numrin e rasteve në javët dhe muajt e ardhshëm në rajonin evropian.

“Të dy variantet janë pasardhës të nënvariantit BA.5 të Omicron, i cili është forma dominuese e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara. Rregullatorët në Evropë dhe SHBA kanë rekomanduar kohët e fundit dozat përforcuese të vaksinave. Sipas zyrtarëve evropian nuk ka ende prova që BQ.1 është i lidhur me ashpërsi të shtuar të sëmundjes krahasuar me variantet qarkulluese të Omicron BA.4 dhe BA.5, por paralajmëruan se mund të shmangë mbrojtjeje imunatare, duke përmendur studimet laboratorike në Azi. Sipas virologëve dhe studiuesve të vaksinave “këto variante (BQ.1 dhe BQ.1.1) mund të çojnë në rritje të numrit të rasteve këtë dimër në SHBA, dhe kjo rritje po vërehet në Evropë dhe Mbretërinë e bashkuar”, thuhet në njoftim.

IKShPK po ashtu ka theksuar se, Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë javë tha se BQ.1.1 po qarkullon në të paktën 29 vende.

CDC e SHBA ka konfirmuar se BQ.1 dhe BQ.1.1 javën e kaluar u vlerësua se përbën 9.4% të varianteve qarkulluese.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19.

Aktualitet

Sulme të reja në Kiev

Nuk ka raportime për viktima.

Publikuar

nga

Raketat ruse kanë goditur kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, pas dy netësh sulmesh të rënda me dron.

Rusia ka nisur 16 sulme ajrore në kryeqytetin ukrainas këtë muaj. E fundit, megjithatë, ishte e pazakontë sepse ndodhi gjatë ditës – dhe shënjestra ishte qendra e qytetit.

Të gjitha sulmet e tjera ajrore në kryeqytet deri më tani në maj kanë ndodhur natën dhe duket se janë drejtuar në infrastrukturën kritike kombëtare dhe mbrojtjen ajrore në periferi.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore, Yuri Ihnat tha se raketat balistike Iskander u përdorën në sulmin e fundit dhe se ishte e mundur që edhe raketat S-300 dhe S-400 të ishin lëshuar.

Sirenat e sulmit ajror thuhet se kanë rënë në disa rajone të tjera të Ukrainës.

Komandantët ushtarakë lokalë në Kiev akuzuan Rusinë për ndryshimin e taktikave të saj dhe synimin e qëllimshëm të popullatës civile. Me siguri duket se Moska dëshiron të rrisë presionin e saj mbi Ukrainën edhe më tej përpara çdo kundërofensive./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Dëgjohen shpërthime në Kiev

Këtë e ka konfirmuar kryebashkiaku i rajonit, Vitali Klitschko.

Publikuar

nga

Sipas raportimeve, shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Kryebashkiaku i rajonit Vitali Klitschko tha se kishte shpërthime në qendër të kryeqytetit dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë në strehimore.

Më herët sot, Kievi u vu nën sulm intensiv për të dytën ditë radhazi, por nuk raportoi për dëme të konsiderueshme dhe zyrtarët thanë se shumica e dronëve dhe raketave të gjuajtura në kryeqytet gjatë natës janë rrëzuar.

Sulmet ishin pjesë e një vale të re të sulmeve ajrore gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive të nisura nga Moska këtë muaj ndërsa Kievi përgatitet të nisë një kundërofensivë në përpjekje për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse.

Aktualisht ka sirena të sulmit ajror që dëgjohen në zona të gjera të vendit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Liderët botërorë urojnë Erdoganin për fitoren në zgjedhje

Sipas Putinit, firotja ishte “rezultat logjik i punës së përkushtuar” të Erdoganit.

Publikuar

nga

Presidenti amerikan Biden tha se shpresonte të punonte me Erdoganin për “sfidat e përbashkëta globale”.

“Mezi pres të vazhdoj të punoj së bashku si aleatë të NATO-s për çështjet dypalëshe dhe sfidat e përbashkëta globale”, shkroi Biden, duke mos përmendur tensionet e fundit mes dy palëve.

Presidenti rus Putin, i cili ka bashkëpunuar ngushtë me Erdoganin për çështje kyçe ndërkombëtare pavarësisht disa mosmarrëveshjeve, i tha udhëheqësit të Turqisë se fitorja e tij ishte “rezultat logjik i punës suaj të përkushtuar”.

“Fitorja juaj në këto zgjedhje është rezultati logjik i punës suaj të përkushtuar si kreu i Republikës Turke, një dëshmi e qartë e mbështetjes së popullit turk për përpjekjet tuaja për të forcuar sovranitetin e shtetit dhe për të ndjekur një politikë të jashtme të pavarur”, tha Putin.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit të Bashkimit Evropian tha se blloku dëshiron të forcojë lidhjet me vendin.

“Unë e përgëzoj (Erdoganin) për fitoren e zgjedhjeve. Mezi pres të vazhdoj të ndërtoj marrëdhëniet BE-Turqi”, shkroi ajo.

“Është e një rëndësie strategjike për BE-në dhe Turqinë që të punojnë për avancimin e kësaj marrëdhënieje, për të mirën e popullit tonë”.

Urime ka dërguar edhe Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO-s, anëtare e së cilës është edhe Turqia.

“Urime President (Erdogan) për rizgjedhjen tuaj. Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku dhe të përgatitemi për Samitin e NATO-s në korrik”, shkroi ai në Twitter.

Ndërsa udhëheqësi francez Emmanuel Macron tha se të dy kombet kishin “sfida të mëdha” për të punuar së bashku. Ai tha se këto sfida përfshinin “kthimin e paqes në Evropë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të OKB-së

Kjo ditë ka për qëllim të nderojë paqeruajtësit që kanë humbur jetën për kauzën e paqes.

Publikuar

nga

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 29 majin si Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të OKB-së.

Kjo ditë ka për qëllim të nderojë paqeruajtësit që kanë humbur jetën për kauzën e paqes, si dhe nderimin e gjithë burrave dhe grave që vazhdojnë shërbimin në operacionet e OKB-së, për profesionalizimin e lartë, përkushtimin dhe kurajën.

Që nga themelimi i misionit paqeruajtës në vitin 1948, rreth 3 mijë e 200 ushtarë, policë dhe staf civil, kanë humbur jetën në shërbim të paqes, si pasojë e aksidenteve, dhunës, apo sëmundjeve.

Paqeruajtësit e përdorin këtë ditë për të forcuar lidhjet me popullsinë lokale të cilës i shërbejnë. 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara