Aktualitet

Verbeek: Do të përkrahim pushtetin lokal në Kosovë edhe përmes projekteve

Ai poashtu u njoftua me aktivitetet e AKK.

Published

on

Delegacioni i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) Agim Aliu kryetar, Imri Ahmeti nënkryetar dhe Sazan Ibrahimi Drejtor Ekzekutiv, janë takuar me Kryetarin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Leendert Verbeek.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

“Në këtë takim delegacioni nga Kosova informoi kryetarin e Kongresit Verbeek me aktivitetet e Asociacionit të Komunave të Kosovës në fushën e qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës. U vlerësua nga të dyja palët se është shumë i domosdoshme shkëmbimi i përvojave në Kongres si dhe u konfirmua se praktikat e mira që Asociacioni i Komunave i merr në Këshillin e Evropës mundohet të i zbatojë në Komunat e Kosovës. Në këtë takim është biseduar edhe për implementimin e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe shkëmbimin e praktikave dhe modeleve mes komunave të shteteve evropiane dhe komunave të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se kryetari i Kongresit Verbeek shprehu gatishmëri për përkrahje të mëtutjeshme për pushtetin lokal në Kosovë edhe përmes projekteve të ndryshme në të ardhmen.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, me këtë rast e ftoi kryetarin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Leendert Verbeek, për një vizitë në Kosovë.

Po ashtu delegacioni në fund falënderuan Kongresin për bashkëpunimin dhe takimin e jashtëzakonshëm e shumë të frytshëm.

Ky takim është realizuar gjatë punimeve të sesionit vjeshtor të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, e ku Asociacioni i Komunave të Kosovës është anëtar vëzhgues i Kongresit.

Vendi

Zubin Potok: Policia përdor armët e zjarrit për të ndaluar kontrabandistin

Published

on

By

Një rast i kontrabandës me mallra ka përfunduar me përdorim të armës së zjarrit nga ana e policisë dhe me arrestimin e një personi, në orët e para të mëngjesit të së dielës në Zubin Potok.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:38, kur zyrtarët policorë kanë hasur një veturë me targa të Serbisë, e cila po transportonte mallra të kontrabanduara.

I dyshuari nuk ka përfillur urdhrat e policisë për t’u ndalur dhe si reagim ndaj veprimeve të tij, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin armën e zjarrit.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka zbuluar një sasi të ngarkuar me pije alkoolike dhe joalkoolike, për të cilat shoferi nuk posedonte asnjë dokument përcjellës.

Mjeti së bashku me mallrat e ndaluara janë sekuestruar menjëherë nga autoritetet, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nis në Prishtinë gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

Published

on

By

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet sot seanca e shqyrtimit fillestar në rastin penal ndaj 21 të pandehurve, të cilët akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile në Masakrën e Reçakut.

Sipas njoftimit zyrtar nga Departamenti Special i Gjykatës, ky proces penal do të zhvillohet në mungesë të të akuzuarve, pasi të njëjtit kanë qenë të paarritshëm për organet e drejtësisë deri në momentin e ngritjes së aktakuzës. Përmes njoftimit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës u ka bërë thirrje publike të pandehurve që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes.

Lista e të akuzuarve përfshin: Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçqviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jellliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Milovan Kovaçeviq.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 1998-1999, të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë (veçanërisht të Brigadës së 243-të të Mekanizuar të Korpusit të Prishtinës) dhe si pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP). Përveç vrasjeve, ata ngarkohen edhe për trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik.

Në dokumentet e Prokurorisë përshkruhet se si të pandehurit fillimisht rrethuan fshatin Reçak nga pikat strategjike si “Pishat”, “Gështenjat” dhe “Çesta”, duke e granatuar atë me mjete ushtarake. Më pas, gjatë kontrolleve shtëpi më shtëpi, ata ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët – këta të fundit i detyruan të largoheshin, ndërsa burrat e ndaluar i ekzekutuan.

Hetimet kanë vërtetuar gjithashtu se ndaj civilëve është ushtruar dhunë e egër fizike përmes rrahjeve me kondakë armësh, shqelma, dru e zinxhirë. Si pasojë e këtyre veprimeve, rreth 20.000 banorë civilë nga Reçaku dhe fshatrat përreth si Topillë, Petrovë, Kraishtë, Mullapolc e Dremjak, u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Ekipi i FSK-së gjen trupin e pajetë të një shtetasi të huaj në Batllavë

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi të huaj me inicialet A.A., pas një operacioni kërkim-shpëtimi në Liqenin e Batllavës.

Operacioni ka nisur menjëherë pas pranimit të informatës nga Qendra e Situatave të Republikës së Kosovës.

FSK ka angazhuar me urgjencë Ekipin e Kërkim-Shpëtimit në ujëra, i cili ka ndërhyrë në orët e vona dhe ka arritur të lokalizojë dhe të nxjerrë trupin e pajetë nga liqeni.

Pas përfundimit të operacionit, trupi i viktimës u është dorëzuar autoriteteve përkatëse për procedurat e mëtejshme ligjore dhe hetimore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Sulm seksual në Obiliq, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari

Published

on

By

Një rast i sulmit seksual është regjistruar gjatë ditës së djeshme në Obiliq, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, rreth orës 12:15, ku një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një burrë.

Policia ka reaguar menjëherë duke shoqëruar të dyshuarin në stacion.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është arrestuar zyrtarisht dhe është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara