Lajmet

Ballkanit Perëndimor i premtohet anëtarësimi në BE

Published

on

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, tha se Bashkimi Evropian duhet që të rishikojë procesin e anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Këto komente Sassoli i bëri në hapje të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, temë e të cilit këtë vit është e ardhmja e BE-së dhe Ballkanit.

Sassoli tha se stabiliteti i BE-së përveç se është duke u sfiduar nga pandemia e COVID-19, po rrezikohet poashtu edhe nga rreziqe të tjera, siç janë lajmet e rreme si dhe propaganda që vjen nga jashtë.

Sa i takon anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian, Sassoli tha se BE-ja duhet të rishikojë sa më parë qasjen e anëtarësimit.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e historisë sonë dhe ne ndajmë me ta një identitet të përbashkët. Për këtë arsye ne duhet të jemi të gatshëm që të angazhohemi për procesin e anëtarësimit sepse ne duhet që ta rishikojmë këtë proces, ne nuk mund të mbajmë shtetet dhe opinionin publik duke pritur me dekada. Ata duan që t’i bashkohen familjes sonë evropiane”, deklaroi Sassoli.

Sassoli tha se Bashkimi Evropian nuk duhet që të vonohet në procesin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, pasi sipas tij, shtete të tjera mund të rrisin ndikimin në këtë rajon.

Duke folur në këtë forum, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte kritik sa i takon procesit të anëtarësimit.

Vuçiq përmendi rastin e Maqedonisë së Veriut së cilës sipas tij të gjithë në BE i kishin premtuar hapje të negociatave për anëtarësim në rast të zgjidhjes së problemit të emrit me Greqinë, por në fund sipas tij, BE-ja nuk e mbajti premtimin.

Ai tha se situatë e njëjtë është me Shqipërinë si dhe në të njëjtën gjë mund të kalojë edhe Serbia, për të cilën tha se ka bërë progres në sundimin e rendit dhe ligjit.

“Dhe kur flasim për Serbinë edhe pse duhet që të themi se kemi bërë progres në agjendën e sundimit të ligjit dhe çështje të sundimit të ligjit, do të thonë ‘po është më mirë, por nuk është shumë mirë’ dhe pastaj dikush tjetër që s’ka rëndësi se kush, Rumania apo dikush tjetër, do të ketë diçka vërejtje për ne dhe pse po e them këtë? Nuk jam fare duke kërkuar ndihmë, nuk po qaj për ndihmë, po them vetëm këtë që është e vërtetë”, tha Vuçiq.

Sa i takon anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se Serbia në aspektin gjeostrategjik është shteti kryesor në rajon dhe se duhet shtuar përpjekjet për anëtarësim në BE.

“Ne shtetet e BE-së kemi nevojë më shumë për Serbinë sesa që Serbia ka nevojë për ne”, tha Orban duke rikujtuar se anëtarësimi i Serbisë ka ndikim pozitiv edhe në aspektin e sigurisë së vetë Bashkimit Evropian.

Gjatë diskutimit në kuadër të forumit, presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli kritikoi vendet e BE-së të cilat sipas tij nuk ishin të gatshme të pranonin refugjatët afganë që ikën nga talibanët, njëjtë siç bënë disa shtete të treta, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me tej Sassoli tha se Bashkimi Evropian nuk mund të sillet sikur çështja e Afganistanit nuk është çështje më të cilën duhet të merret, pasi sipas tij, shtetet e BE-së kanë qenë të përfshirë në luftën e Afganistanit.

Kjo kritikë nxiti reagimin e disa prej liderëve të vendeve të BE-së.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha se mbështet vendimin e shteteve të BE-së për të mos pranuar refugjatë afganë.

Ai tha se vendimi i vitit 2015 për të pranuar refugjatë nga Siria i kishte shkaktuar më së shumti telashe shtetit të tij, Greqisë, e cila sipas Mitsotakis, ishte viktimë e dështimit të vetë politikave të Bashkimit Evropian.

Kosovën në këtë forum e përfaqëson kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ky forum është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë që aktualisht është edhe kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian.

Përveç liderëve të Ballkanit, në këtë forum kanë marrë pjesë edhe udhëheqës të shteteve të BE-së si dhe të strukturave të Bashkimit Evropian./REL

Vendi

UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare për Stomatologë dhe Teknikë Dentarë — e akredituar me pikë të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional

Published

on

By

Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së do të jetë nikoqir i Konferencës Ndërkombëtare për Stomatologë dhe Teknikë Dentarë, e cila do të mbahet më 24 dhe 25 tetor 2026. Kjo ngjarje e rëndësishme shkencore e profesionale u ofron stomatologëve, teknikëve dhe asistentëve dentarë mundësinë e avancimit profesional dhe njohjes me trendet më të fundit në fushën e shëndetësisë dentare.

Konferenca është akredituar zyrtarisht nga Oda e Stomatologëve të Kosovës (OSK) dhe Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) si aktivitet i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP). Pjesëmarrësit do të shpërblehen me pikë kredituese si vijon:

  • Pjesëmarrësit aktivë: 20 pikë EVP (si nga OSK ashtu edhe nga OIK)
  • Pjesëmarrësit pasivë: 15 pikë EVP (si nga OSK ashtu edhe nga OIK)

Në këtë ngjarje, profesionistët vendorë dhe ndërkombëtarë do të shkëmbejnë përvojat, njohuritë dhe arritjet më të fundit teknologjike në stomatologji.

Për stomatologët: Regjistrimi bëhet përmes platformës digjitale të Odës së Stomatologëve të Kosovës (OSK). Pas aplikimit, konfirmimi dhe udhëzimet e pagesës dërgohen me e-mail. Pagesa prej 40 € bëhet në xhirollogarinë e UBT-së në TEB Bank (2011000003927958).

Për asistentët dhe teknikët dentarë: Tarifa e pjesëmarrjes është po ashtu 40 €, ndërsa pagesa realizohet drejtpërdrejt në xhirollogarinë e UBT KNBT SHPK (1300 0015 0000 5275), duke shënuar në përshkrim: “Pjesëmarrje në konferencën e UBT”.

Pas përfundimit të pagesës, dëshmia bankare me të dhënat personale duhet të dërgohet në adresën zyrtare elektronike të konferencës: [email protected].

UBT fton të gjithë profesionistët e fushës që të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje madhore shkencore dhe të sigurojnë vendin e tyre nëpërmjet aplikimit me kohë.

 

Continue Reading

Vendi

UBT rangohet i pari në Kosovë nga GreenMetric 2026

Published

on

By

UBT është ranguar i pari në Kosovë nga UI GreenMetric World University Rankings 2026, duke konfirmuar sërish lidershipin në implementimin e praktikave të qëndrueshme institucionale dhe në zhvillimin e modelit universitar që ndërthur arsimin, inovacionin, teknologjinë dhe përgjegjësinë ndaj mjedisit.

Ky rezultat dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të UBT-së për të shndërruar qëndrueshmërinë nga një objektiv strategjik në praktika konkrete, të cilat reflektohen në infrastrukturën, menaxhimin e resurseve, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e zgjidhjeve inovative për të ardhmen.

Në këtë edicion, UBT ka arritur 5,122 pikë nga 10,000 pikë të mundshme, duke u vlerësuar në disa kategori. Ndër rezultatet më të spikatura është kategoria Energjia dhe Ndryshimet Klimatike, ku UBT ka siguruar 80% të pikëve të mundshme, duke dëshmuar rëndësinë që këto fusha kanë në vlerësimin e performancës së tij institucionale. Rangimi vlerëson institucionet e arsimit të lartë përmes kritereve që përfshijnë infrastrukturën dhe hapësirat universitare, energjinë, menaxhimin e mbeturinave, burimet ujore, transportin, si dhe arsimin, kërkimin shkencor, qeverisjen dhe digjitalizimin.

Në përputhje me vizionin dhe misionin e tij për të avancuar arsimin, kërkimin shkencor, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, UBT ka ndërtuar një model universitar që ndërthur dijen, teknologjinë dhe përgjegjësinë ndaj mjedisit. Në këtë kontekst, UBT Smart City dhe modeli i qytetit 10-minutësh përfaqësojnë një qasje që synon t’i afrojë shërbimet kryesore, hapësirat publike, gjelbërimin dhe nevojat e përditshme të qytetarëve, duke krijuar mjedise më të qasshme, më funksionale dhe më miqësore ndaj mjedisit.

Përmes ndërthurjes së planifikimit hapësinor, arkitekturës, teknologjisë digjitale, inteligjencës artificiale dhe inovacionit, kjo qasje synon të kontribuojë në qytete që shfrytëzojnë më mirë resurset, nxisin mobilitetin e qëndrueshëm dhe përmirësojnë cilësinë e jetës. Kështu, qëndrueshmëria bëhet pjesë e një vizioni më të gjerë për zhvillimin e kampuseve moderne dhe krijimin e zgjidhjeve inovative për sfidat e së ardhmes.

 

Continue Reading

Aktualitet

UBT organizon edicionin e 15-të të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore

Published

on

By

UBT do të organizojë edicionin e 15-të të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore, një platformë akademike që bashkon studiues, shkencëtarë, profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve nga fusha të ndryshme, me qëllim avancimin e kërkimit shkencor, shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Konferenca do të mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, duke vazhduar traditën e kësaj platforme ndërdisiplinore, e cila u mundëson studiuesve dhe profesionistëve të prezantojnë punën e tyre shkencore, të diskutojnë zhvillimet e fundit në fushat përkatëse dhe të krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim akademik.

Programi përfshin një gamë të gjerë fushash, ndër të cilat mjekësia dhe infermieria, shkencat farmaceutike dhe natyrore, stomatologjia, shkencat kompjuterike, inxhinieria, mekatronika, robotika, siguria e informacionit, arkitektura, planifikimi hapësinor, drejtësia, shkencat politike, gazetaria, media dhe komunikimi, menaxhmenti, ekonomia, psikologjia, arsimi, bujqësia, shkenca dhe teknologjia e ushqimit, arti, dizajni dhe muzika.

Përmes këtij programi të gjerë, konferenca synon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet disiplinave të ndryshme, duke nxitur dialogun shkencor dhe duke promovuar qasje të reja për adresimin e sfidave bashkëkohore. Një rëndësi e veçantë i kushtohet gjithashtu mbështetjes së studiuesve në fillim të karrierës akademike dhe stafit të ri akademik, duke u ofruar mundësi për prezantimin e hulumtimeve dhe zhvillimin e aftësive për publikim sipas standardeve ndërkombëtare.

Gjatë edicioneve të deritanishme, konferenca ka krijuar një bazë të gjerë ndërkombëtare të pjesëmarrjes dhe prezantimeve shkencore, me pjesëmarrje të mbi 1 mijë folësve dhe prezantuesve, dhe përfaqësim nga mbi 30 shtete të botës.

Përmes edicionit të vitit 2026, UBT synon të vazhdojë forcimin e profilit të tij si institucion i arsimit të lartë me orientim drejt kërkimit shkencor, transferimit të dijes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke krijuar hapësirë për ide të reja, rezultate shkencore dhe partneritete që lidhin universitetet me profesionistët dhe sektorët e ndryshëm të shoqërisë.

Continue Reading

Lajmet

Kosova mirëpret Kongresin Botëror të Cilësisë, ekspertë nga të gjitha vendet e botës vijnë në UBT

Published

on

By

UBT do të jetë nikoqir i Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (European Organization for Quality – EOQ), i cili do të mbahet më 21–23 tetor 2026 në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, duke sjellë në Kosovë profesionistë, akademikë, ekspertë dhe përfaqësues institucionalë nga vende të ndryshme të botës. Kongresi organizohet nga Quality Kosova, organizatë kombëtare dhe anëtare e rregullt e EOQ-së.

Kongresi, me temën “Shaping Quality for a Smart, Sustainable and Resilient Future – Quality, Growth, Human Values and Trust in the Age of AI”, do të shërbejë si platformë ndërkombëtare për diskutimin e së ardhmes së menaxhimit të cilësisë, transformimit digjital, inteligjencës artificiale, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të institucioneve në një botë që po ndryshon me shpejtësi.

Përgjatë punimeve, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet ndikimit të inteligjencës artificiale në sistemet e cilësisë, akreditimit, arsimit, shëndetësisë, financave, industrisë dhe zhvillimit të qyteteve të mençura. Diskutimet do të trajtojnë gjithashtu rëndësinë e besimit, vlerave njerëzore dhe reziliencës në ndërtimin e sistemeve dhe institucioneve të qëndrueshme.

Përmes kongresit të saj, EOQ krijon një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, prezantimin e kërkimeve dhe praktikave të mira, si dhe zhvillimin e bashkëpunimeve ndërmjet komunitetit akademik, sektorit privat dhe institucioneve publike.

E angazhuar në bashkëpunimin me EOQ që nga viti 2008 dhe anëtare e rregullt e saj që nga viti 2013, Quality Kosova ka luajtur rol në promovimin e menaxhimit të cilësisë, certifikimit profesional dhe përafrimit me standardet ndërkombëtare në Kosovë.

Organizimi i këtij kongresi në Kosovë përbën një mundësi të rëndësishme për prezantimin e potencialit akademik, profesional dhe inovativ të vendit, si dhe për zgjerimin e lidhjeve me rrjetet ndërkombëtare të cilësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Përmes mikpritjes së këtij aktiviteti ndërkombëtar, UBT krijon hapësirë për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërkombëtare, duke kontribuar në lidhjen e ekspertizës akademike me nevojat e institucioneve, industrisë dhe shoqërisë.

 

Continue Reading

Të kërkuara