Lajmet

Ambasadorja Dua Lipa – rrugëtimi i saj nga Kosova drejt botës

Në moshën 15-vjeçare u kthye në Londër për të bërë atë shtëpinë e saj të dytë dhe të vazhdojë rrugëtimin në industrinë muzikore.

Published

on

Profil për yllin Dua Lipa

E lindur me 22 gusht të vitit 1995 në Londër. Rrugëtimi i yllit ndërkombëtar nisi që nga ëndrra e saj në Kosovë. Në një moshë mjaft të hershme u transferua në Londër sërish pasi një pjesë të fëmijërisë së saj e kaloi në Kosovë. Në moshën 15-vjeçare u kthye në Londër për të bërë atë shtëpinë e saj të dytë dhe të vazhdojë rrugëtimin në industrinë muzikore.

Që nga vegjëlia, Dua Lipa ishte mjaft shumë e ekspozuar ndaj një game shumëngjyrëshe zhanresh muzikore. Ekspozimi ndaj ndikimeve të ndryshme muzikore dhe vendosmëria e saj e shtyu atë për të ndjekur një karrierë muzikore pavarësisht përballjes me sfidat fillestare. Dukagjin Lipa (babai i Dua Lipës) ka qenë dhe mbetet ende mbështetësi më i madh i karrierës së vajzës së tij dhe trashëgimia e tyre shqiptare është një pjesë thelbësore e identitetit të Dua Lipës.

Dukagjin Lipa ndryshe njihet dhe si një nga muzikantët më të njohur rock dhe dashuria e saj për muzikën u nxit duke dëgjuar artistë të ndryshëm. Por lidhja me familjen dhe rrënjet e saj ka qenë një pjesë integrale e rrëfimit të Dua Lipës, duke ndikuar si në muzikën e saj, ashtu edhe në ndjenjën e saj të identitetit. Kjo falë ndoshta dhe ndikimit të babait të Dua Lipës i cili luajti një rol në formimin e ekspozimit të hershëm të Dua Lipës ndaj muzikës dhe nxitjen e interesit të saj në industri.

Pas kthimit nga Kosova në Angli, Lipa shpreh se u përball me sfida të shumta për të depërtuar në industrinë e muzikës, duke punuar në moshë shumë të hershme me të vetmën arsye që të ndjekë pasionin e saj për të kënduar.

Kur zëri i saj filloi të godas çdo derë, që nga albumi i saj debutues i vetëtitulluar i vitit 2017, që mes tjerash përfshinë dhe hitin e saj të njohur “Be The One” dhe “IDGAF”, duke e bërë amasadoren e vendit tonë të krijojë fuqi si pop artiste.

Albumi i dytë i Dua Lipës emërtohet “Future Nostalgia”, duke marrë vlerësime të kritikëve dhe çmime të shumta, dhe kënga më e njohur nga ky album pa dyshim është “Don’t Start Now”, ku u krijua një hit i top-listave, duke e përforcuar pozicionin e saj edhe më shumë në skenën muzikore.

Përtej muzikës dhe artit, ajo ka depërtuar edhe në botën e modelingut, duke arritur të bashkëpunojë me marka shumë të njohura të modës. Ndryshe ajo ka qenë një zë i fuqishëm i ndërgjegjësimit ndaj shëndetit mendor dhe të drejtave të LGBTQ+, duke arritur të shfrytëzoj ndikimin e saj për të promovuar gjithëpërfshirje, barazi në botë dhe pozitivitet.

Ajo ndryshe është mjaft aktive në platformën e saj për mbeshtetjen e kauzave të ndryshme sociale dhe për të mbrojtur ndryshime pozitive dhe më posht mundë të shihni disa nga këto.

Lipa ndihmoi në një masë të madhe për COVID-19. Gjatë vitit 2020 ajo dhuroi 20 mijë euro për UNICEF-in dhe ngriti zërin duke iu kërkuar fansave të saj të kontribuojnë për të ndihmuar fëmijët e cënueshëm që u prekën nga pandemia.

Nuk kishte si të mungonte nga ylli i pop muzikës mbështetja për feminizimin dhe barazinë e tyre, ndryshe Dua Lipa është një mbështetëse e barazisë gjinore dhe ka folur për rëndësinë e fuqizimit të grave në industrinë muzikore.

Ndikimi global, angazhimi i saj për kauzat sociale shtrihet përtej muzikës së saj, duke demonstruar një shqetësim të vërtetë për çështjet që shqetësojnë njerëzit në mbarë botën. Nëpërmjet veprimeve dhe zërit të saj, ajo vazhdon të frymëzojë ndryshime pozitive dhe të inkurajojë fansat e saj që të përfshihen në ndryshim.

Ndërsa Dua Lipa nuk është e përfshirë gjerësisht në tokën kosovare dhe aktivitetet e saj, lidhja e saj me vendin është mjaft domethënëse. Ajo ndryshe njihet dhe si themeluesja e festivalit më të madhë në Kosovë, “Sunny Hill Festival”. Edicioni i parë i këtij festivali u mbajt në vitin 2018 dhe korri një sukses të lartë, ku dhe kështu ajo filloi që të mbahet çdo vitë, duke arritur të vendos Kosovën në harta të botës për kulturën e saj.

Dua Lipa, me prejardhje shqiptare, shpeshherë është shprehur krenare për rrënjët e saj kosovare. Ajo gjithashtu ka pranuar trashëgiminë e saj në intervista dhe rrjete sociale, duke rritur nivelin e ndërgjegjësimit për Kosovën dhe kulturën e saj.

Për më teper suksesi i Dua Lipës në skenën muzikore botërore ka shërbyer si burim i frymëzimit për shumë në Kosovë.

Arritjet e saj festohen si simbol i krenarisë për vendin dhe popullin tonë, duke arritur përmes artit të saj dhe njohjes ndërkombëtare të tërheq vëmendjen për pasurinë kulturore që posedon Kosova.

Ndikimi kulturor dhe krenaria që ajo rrënjos te populli i Kosovës, kontribuon në një narrativë pozitive për rajonin në skenën globale.

Dua Lipa ndryshe është në përfundimin e albumit të saj të tretë, i cili pritet të publikohet në vitin 2024. Çfarë u bë e ditur deri më tani është se rekordi i radhës do jetë ende pop, por megjithëse po zhvillon një tingull të ri që mund të informohet më pak nga ritmet e shtëpisë dhe disko nën këngë siç janë “Physical” dhe “Halucinate”./UBTNews/

Realizoi Dea Berisha, studente e vitit të tretë në Fakultetin për Shkenca Politike

Lajmet

BE-ja mbështet Specialen, nuk komenton nismën e PDK-së për ndryshimin e ligjit

Published

on

Bashkimi Evropian nuk ka komentuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, e cila është dorëzuar në Kuvend.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Christian Wigand, ka thënë se BE-ja nuk komenton njoftime apo plane të tilla, por ka theksuar se mbështetja e Bashkimit Evropian për Dhomat e Specializuara mbetet e qëndrueshme.

“Gjykata Speciale është institucion i pavarur juridik, që operon brenda sistemit ligjor të Kosovës dhe puna e saj është përkrahur nga BE-ja”, ka deklaruar Wigand në konferencën për media të martën.

Ai ka theksuar se personat e dënuar në shkallën e parë kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimet para një paneli të pavarur të Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara.

“Personat e dënuar në shkallën e parë kanë të drejtë ta apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të Apelit. Mbështetja jonë për Dhomat është e qëndrueshme dhe do të vazhdojë”, ka thënë Wigand.

Sipas tij, Dhomat e Specializuara po zhvillojnë procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi me gjithsej 81 vjet burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.

Ndërkohë, PDK-ja synon përmes ndryshimeve ligjore kufizimin e mandatit të Speciales dhe përfshirjen e një mekanizmi ndërkombëtar monitorimi.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se synimi është që rastet që lidhen me krimet e luftës të trajtohen në Kosovë, ndërsa në Hagë të mbeten çështjet e ngritura në raportin e Dick Martyt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Protesta kundër aktgjykimit të Speciales vazhdon për të shtatën ditë

Published

on

By

Protestat në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdojnë edhe sonte, për të shtatën ditë me radhë.

Qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbeu”, pas gjashtë netëve radhazi të tubimeve në kryeqytet. Protesta e së hënës ishte e gjashta dhe u zhvillua me pjesëmarrje të madhe qytetarësh.

Tubimet kanë nisur pas aktgjykimit të shpallur më 16 shtator ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa gjatë netëve të kaluara tubimet në Prishtinë janë zhvilluar pa incidente të raportuara.

Protestat janë shoqëruar me pankarta dhe thirrje për drejtësi, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve kanë qenë qytetarë nga Kosova dhe diaspora.

D.L

Continue Reading

Lajmet

39 inspektorë dhe mbledhës borxhesh i bashkohen ATK-së

Published

on

By

Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) i janë bashkuar sot 39 punonjës të rinj, 32 inspektorë fillestarë dhe 7 mbledhës të borxheve me qëllim fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të institucionit.

Gjatë mikpritjes së punonjësve të rinj, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, nënvizoi përgjegjësinë e madhe që ata marrin për të dëshmuar integritet dhe profesionalizëm në shërbim të shtetit dhe tatimpaguesve.

Përzgjedhja e tyre u bë përmes një procesi konkurrues publik ku morën pjesë mbi 1,800 kandidatë në fazat vlerësuese, ndërsa vlerësimi u realizua nga një komision i jashtëm mbi bazën e meritokracisë dhe transparencës. Me këtë rekrutim, ATK synon rritjen e efikasitetit në mbledhjen e detyrimeve tatimore dhe menaxhimin e borxheve. / E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

MINTI intensifikon kontrollet në Prishtinë e Gjilan për mbrojtjen e të drejtës së autorit

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka zhvilluar sot një aksion inspektimi në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit për të drejtën e autorit.

Fokusi i këtyre kontrolleve ishte te bizneset që ushtrojnë veprimtari të fotokopjimit, riprodhimit dhe shpërndarjes së materialeve të mbrojtura me e drejtë autori. Qëllimi kryesor i aksionit është parandalimi i piraterisë, verifikimi i respektimit të kërkesave ligjore dhe mbrojtja e veprave të autorëve.

Inspektimet janë mbështetur në Ligjin për të Drejtën e Autorit dhe ato do të vazhdojnë edhe në rajone të tjera të Kosovës, duke u bazuar në informacionet dhe ankesat e pranuara nga konsumatorët.

Continue Reading

Të kërkuara