Lajmet nga UBT

10 arsye pse duhet të studioni në UBT!

Published

on

UBT nuk është thjesht një institucion arsimor, por një lider i arsimit në Kosovë dhe rajon. Dhe këtë e dëshmojnë 10 nga qindra arsye se pse të rinjtë duhet të përzgjedhin UBT-në për studime.

  • UBT është institucioni më i ranguar në rajon – Krahas universiteteve më prestigjioze në botë, UBT është ranguar për inovacion dhe për revolucionin e katërt industrial në WURI. Një nga arritjet më të shquara të UBT-së është renditja në mesin e Top 200 Universiteteve më të mira në botë për luftën ndaj Ndryshimeve Klimatike nga GreenMetric World University Ranking 2023. Këtë vit, ranglista botërore e universiteteve prestigjioze, SCImago, ka ranguar UBT-në si institucionin më të mirë dhe të vetmin në arsimit e lartë privat në mbarë trojet shqiptare. Renditja e UBT-së si institucioni i dytë në Kosovë dhe i treti në trojet shqiptare për numrin e citimeve të publikimeve të stafit në platformën “Webometrics” dëshmon për cilësinë e lartë të kërkimit shkencor dhe kontributin e UBT-së në fushën e dijes dhe inovacionit. Përveç kësaj, ngritja prej 3 mijë vende në renditjen e Institucioneve të Arsimit të Lartë për vitin 2024 dhe renditja e UBT-së në mesin e nëntë kompanive më të mira në botë për cilësi nga EFQM tregon nivelin e lartë të performancës dhe cilësisë së institucionit. UBT është dëshmuar edhe në fushën e sipërmarrësisë dhe inovacionit, duke fituar çmimin “Europian Young Entrepreneurial University of the Year” nga Triple E Awards në Barcelona të Spanjës. UBT është vlerësuar edhe për impaktin e saj pozitiv në shoqëri, duke u renditur në nivel të lartë në Edicionin e Vlerësimit të Ndikimit Pozitiv 2021 dhe duke u ranguar në mesin e universiteteve më të mira në botë nga Times Higher Education.
  • UBT me mbi 500 marrëveshje bashkëpunimi – UBT përmes bashkëpunimeve me universitetet dhe institucionet ndërkombëtare ju mundëson një rrjet të gjerë të kontakteve dhe mundësi për praktikë në industrinë e punës. “University of Sapienza”, “The University of Iowa”, “University of Northern Iowa”, “Széchenyi István University Györ”, “University of Warsaw”, “Anhalt University of Applied Sciences”, “Linnaeus University”, “University of Cambridge”, “The University of South Florida”, “Trakya Üniversitesi”, “Universiteta del Salento”, këto janë vetëm disa nga qindra institucione ndërkombëtare prestigjiozë me të cilat UBT ka krijuar partneritete dhe është duke e ngritur Kosovën në arenën ndërkombëtare.
  • UBT ka programet më inovative – UBT ju siguron një përvojë të përparuar dhe të përshtatshme për tregun e punës përmes programeve më inovative në vend. Programet e studimit në UBT përfshijnë degët e teknologjisë informative, biznesit dhe menaxhimit, mekatronikës, teknologjisë ushqimore, agrikulturës, ndërtimit, arkitekturës, studimeve të sigurisë, shkencave politike, juridikut, medias, aktrimit, muzikës, gjuhës angleze, psikologjisë, sportit, shkencave mjekësore, dhe shumë fusha të tjeraqë janë thelbësore për zhvillimin e një shoqërie të suksesshme.
  • Institucioni ofron mbi 300 laboratore – Përmes këtyre laboratorëve, UBT ju mundëson të eksploroni dhe të zhvilloni aftësitë tuaja në një mjedis praktik. Të gjitha fushat e studimit në UBT kanë laboratorët e vet të veçantë, të cilat u mundësojnë studentëve të realizojnë pjesën praktike të ligjëratave, projekteve të ndryshme, si dhe fillimin, përkatësisht realizimin e startup-eve të shumta, shumë prej të cilave tashmë janë jetësuar dhe janë në shfrytëzim për tregun vendor dhe ndërkombëtar të klientëve.
  • Programet e përbashkëta ndërkombëtare – Shkëmbimet studentore dhe double degree-s ju japin mundësinë për të përparuar shkencërisht dhe për të pasur një përvojë ndërkombëtare të vlerësuar. Shumë studentë nga drejtime të ndryshme kanë patur mundësinë që të përjetojnë mundësinë e shkëmbimit studentor me universitete ndërkombëtare me të cilat UBT ka krijuar partneritet.
  • Stafi akademik i kualifikuar dhe me përvojë në UBT është në dispozicion për të mbështetur zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
  • UBT ofron infrastrukturë moderne dhe teknologji të avancuara, duke ju mundësuar të përdorni burimet më të fundit për të zgjeruar njohuritë tuaja.
  • Përvoja e praktikës në industrinë e punës është një pjesë integrale e programeve të UBT-së, duke ju siguruar një mundësi të shkëlqyer për të fituar aftësi praktike dhe për të ndërtuar rrjetin tuaj profesional.
  • UBT ka një mjedis të diversifikuar dhe të përqendruar në zhvillimin personal dhe profesional të studentëve, duke ju mundësuar të krijuar lidhje dhe miqësi të reja.
  • Pas përfundimit të studimeve në UBT, ju do të keni një diplomë të njohur dhe të vlerësuar ndërkombëtarisht, duke ju hapur dyert për mundësi të shumta të karrierës në fushën e zgjedhur. Mbi 93 për qind e studentëve të UBT-së, dhe ish-studentëve, tashmë janë të punësuar brenda dhe jashtë Kosovës, duke kontribuar në zhvillimin e vetës dhe në mbështetjen e familjes dhe shoqërisë.

Bëhuni pjesë e UBT-së!

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!

Lajmet

Mundësi akademike për profesionistët: UBT ndan bursa 20% për studimet Master

Published

on

By

Teksa po afrohen ditët e fundit të afatit për regjistrime në nivelin Master, UBT rikujton të gjithë profesionistët e angazhuar në tregun e punës se mund të përfitojnë nga iniciativa “Engaged Scholarship”, e cila ofron 20% bursë studimi për avancimin e tyre akademik.

Programi u dedikohet punonjësve në sektorin publik dhe privat që synojnë të ngrenë nivelin e tyre profesional. Përfitues të kësaj zbritjeje mund të jenë kategori të ndryshme, përfshirë zyrtarët e administratës publike, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së, gazetarët dhe zyrtarët e marrëdhënieve me publikun, avokatët, kontabilistët, si dhe stafi shëndetësor e teknologët e ushqimit.

Për t’ua lehtësuar procesin kandidatëve që janë në marrëdhënie pune, ligjëratat zhvillohen me orar fleksibil, kryesisht në orët e pasdites. Të gjithë të interesuarit kanë edhe pak ditë kohë për të shfrytëzuar këtë mundësi para përmbylljes zyrtare të afatit të regjistrimeve për këtë vit akademik.

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në Ukrainë

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të konferencës ndërkombëtare shkencore dhe praktike “Ivan Ivanchenko Scientific School”, të organizuar në Ukrainë, ku ka prezantuar një punim shkencor në kuadër të sesionit plenar të konferencës.

Në këtë konferencë, profesori Kadriu, në bashkautorësi me eksperten Delfina Ertanowska, prezantoi punimin me titull “Strategic Friction and Interoperability Failure: The Communication Crisis in the Evolving Security Architecture of NATO’s South Eastern Flank”, i cili trajton sfidat strategjike, problemet e ndërveprueshmërisë dhe krizën e komunikimit në kuadër të arkitekturës së sigurisë në zhvillim të krahut juglindor të NATO-s.

Punimi trajton çështje me rëndësi për zhvillimet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke vënë në fokus koordinimin strategjik, komunikimin ndërinstitucional dhe sfidat që ndikojnë në bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë në kuadër të strukturave të sigurisë së NATO-s. Konferenca “Ivan Ivanchenko Scientific School” mbledh studiues, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme shkencore, duke krijuar një platformë për prezantimin e kërkimeve, shkëmbimin e përvojave akademike dhe diskutimin e temave me rëndësi ndërkombëtare.

Continue Reading

lajme

Mundësi mobiliteti Erasmus+ KA171 në Sapienza University of Rome – Itali

Published

on

By

UBT hap thirrjen për studentët e nivelit Bachelor nga programet Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Juridik, Psikologji, Inxhinieri e Mekatronikës, Studime të Sigurisë, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, Arkitekturë, si dhe Media dhe Komunikim, për mobilitet studentor në Sapienza University of Rome, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për semestrin pranveror të vitit akademik 2026/2027.

Sapienza University of Rome është një nga universitetet më të mëdha dhe më të njohura publike në Itali, me traditë të gjatë akademike dhe një gamë të gjerë programesh studimore dhe kërkimore.

Linku për aplikim

Afati i fundit për aplikim: 02.11.2026

Kujdes: Thirrja do të qëndrojë e hapur vetëm për 4 ditë!

Pas përfundimit të afatit, aplikimet do të shqyrtohen sipas kritereve të përcaktuara. Kandidatët që kalojnë fazën e parë të vlerësimit do të ftohen për intervistë, ndërsa studentët e përzgjedhur do të nominohen zyrtarisht nga UBT për mobilitet në Sapienza University of Rome.

Ftojmë të gjithë studentët nga programet përkatëse që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të studiuar në një nga universitetet më prestigjioze të Italisë, për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të zhvilluar më tej kompetencat e tyre akademike dhe profesionale.

Për informacione shtesë, mund të kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në: [email protected].

Continue Reading

Lajmet

Një dashuri e shkruar në letra dhe e ruajtur nga historia

Published

on

By

Në Reporting House, në Prishtinë, ekspozita “Një mur na ndan ” sjell para vizitorëve një histori të veçantë dashurie, përkushtimi dhe idealizmi përmes mbi 50 letrave të shkëmbyera ndërmjet çiftit të UÇK-së, Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci, si dhe eksponateve të tjera që dokumentojnë rrugëtimin e tyre. Letrat u shkruan kryesisht gjatë kohës kur Fehmiu vuante dënimin si i burgosur politik në burgun e Stara Gradishkës në Kroaci.

Përmes fjalëve të shkruara, Xheva dhe Fehmiu ndanin mallin, emocionet dhe ëndrrat për një jetë të përbashkët, pavarësisht largësisë që i ndante. Letrat, të zbukuruara me lule të vizatuara, shkronja të shkruara me ngjyra kuqezi, poezi dhe prozë, dëshmojnë jo vetëm dashurinë e tyre të thellë, por edhe formimin intelektual, bindjet dhe përkushtimin ndaj Kosovës.

Ato pasqyrojnë dy njerëz që, krahas lidhjes personale, i bashkonte edhe ideali për lirinë e vendit. Një element i veçantë i ekspozitës është edhe kostumi i kuq i Xhevës, të cilin ajo e veshi kur u vendos në familjen Lladrovci në Gllanasellë të Drenasit, pas vendimit për ta pritur Fehmiun gjatë viteve të burgimit.

Kjo veshje shënon një moment të rëndësishëm të jetës së tyre dhe e lidh historinë personale të çiftit me rrugëtimin e tyre atdhetar. Përveç letrave dhe veshjes, ekspozita përfshin edhe eksponate të tjera, ndër to intervistën e Fehmi Lladrovcit të vitit 1998 dhe pamje të burgut ku ai kaloi pesë vjet. Së bashku, këto materiale sjellin një dimension më njerëzor të historisë, duke zbuluar ndjenjat, mendimet dhe përvojat e dy figurave që shpesh kujtohen vetëm përmes rolit të tyre në luftën çlirimtare.

Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci u vranë më 22 shtator 1998, gjatë luftës në Kosovë. Sot, përmes letrave të tyre të ruajtura dhe të ekspozuara në Reporting House, historia e tyre vazhdon të rrëfehet, duke ndërthurur dashurinë personale me idealet dhe përkushtimin ndaj vendit.

Ekspozita “Një mur na ndan” na kujton se pas figurave historike qëndrojnë njerëz me ndjenja, shpresa dhe ëndrra.

Letërkëmbimi i Xhevës dhe Fehmiut mbetet një dëshmi e rrallë e një dashurie që i rezistoi ndarjes, kohës dhe rrethanave të vështira, si dhe e një lidhjeje të ndërtuar mbi barazinë, besimin dhe idealet e përbashkëta.

(Autore: Adile Muli, studente e vitit të dytë në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT)

Continue Reading

Të kërkuara