Lajmet

Vazhdon qarkullimi me letra ngjitëse

Në takimin trepalësh, nuk u arrit ndonjë marrëveshje.

Published

on

Në pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, shoferët nga të dyja anët e kufirit edhe më 22 prill po qarkullojnë duke përdorur letrat ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e makinave të tyre.

Ndërkaq, në rrugën Zveçan-Jarinjë janë parë disa kontrolle policore.

Letrat ngjitëse po përdoren pavarësisht se marrëveshja e përkohshme për këtë gjë, e arritur në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë, skadoi më 21 prill.

Kosova dhe Serbia nuk u pajtuan për ndonjë zgjidhje të përhershme për targat, teksa pas takimeve që u mbajtën më 21 prill, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për mosgatishmëri që të arrihej një ujdi për këtë çështje.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë vizituar mëngjesin e 22 prillit pikëkalimet kufitare në Merdare, Jarinjë dhe Bërnjak, raportojnë se qarkullimi po vazhdon normalisht dhe situata është e qetë.

Nasko Hodoviq, shofer i një automjeti transportues nga Novi Pazari i Serbisë, i cili mëngjesin e së premtes hyri në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se e kaloi kufirin e Kosovës, njësoj si ditët e mëhershme.

“Na kanë dhënë letra ngjitëse. Gjithçka po funksionon pa problem”, tha ai.

Të njëjtën e konfirmon edhe shoferi i një kamioni nga Rashka, Goran Popoviq.

Po ashtu, një shofer i një kamioni me targa të Kosovës, i prezantuar me emrin Fatos, e konfirmoi se e njëjta gjë po ndodh edhe gjatë kalimit të kufirit me Serbinë, ku shoferët po pajisen me letra ngjitëse.

Çfarë ndodhi në Bruksel më 21 prill?

Kosova dhe Serbia kishin afat që deri më 21 prill të arrinin një marrëveshje afatgjatë lidhur me çështjen e targave. Por, në takimet midis kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e BE-së, palët nuk arritën marrëveshje.

Pas takimit trepalësh – që pasoi takimet dypalëshe me zyrtarët e BE-së – Bislimi deklaroi se Serbia nuk ishte e gatshme për një marrëveshje për targat.

“Grupi ynë punues sërish është munduar edhe ditën e djeshme që të vijë deri te një draf-propozim që do të na bartej ne sot për diskutim. Fatkeqësisht ka zero gatishmëri nga pala serbe për t’u dakorduar për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e tretë e marrëveshjes e 30 shtatorit”, tha Bislimi, duke iu referuar pikës së marrëveshjes së përkohshme ku kërkohej që grupi punues i të dyja shteteve, brenda gjashtë muajve të prezantonte gjetjet e një zgjidhjeje të përhershme për këtë çështje.

Akuzë për mosgatishmëri për marrëveshje kishte edhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq. Ai tha se tani do të vazhdojë së zbatuari regjimi i letrave ngjitëse, pavarësisht se marrëveshja e përkohshme ka zbatuar.

Ndërkaq, Bislimi tha se nuk do të ndërmerret asnjë veprim i menjëhershëm dhe se Kosova do ta trajtojë lirinë e lëvizjes, njësoj sikurse Serbia.

Por, pavarësisht dështimit për të arritur marrëveshje deri në afatin e 21 prillit, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u bëri thirrje palëve që të vazhdojnë bisedimet për çështjen e targave.

“Ne presim që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet që mund të vënë në rrezik sigurinë në terren”, porositi Lajçak përmes një postimi në Twitter pas përfundimit të bisedimeve.

Pse u vendosën letrat ngjitëse?

Më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, vendosi masën e reciprocitetit për targat. Kjo masë nënkuptonte se me të hyrë në territorin e Kosovës, shoferët e automjeteve me targa serbe, do të duhej të merrnin targa provuese, të vlefshme për 60 ditë dhe që kushtonin pesë euro.

Me një masë të ngjashme, shoferët me targa të Kosovës ishin përballur për vite të tëra kur qarkullonin në territorin e Serbisë.

Por, kjo masë nxiti pakënaqësi në mesin e popullatës serbe në Kosovë, të cilët bllokuan rrugët që çonin në pikëkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Për të ulur tensionet, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, më 30 shtator u arrit marrëveshja e përkohshme për targat. Kjo marrëveshje, që kishte për qëllim të ishte në fuqi për gjashtë muaj derisa grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë të gjenin një zgjidhje afatgjatë, bëri që shoferët me targa të Kosovës dhe me ato të Serbisë, të vendosnin letra ngjitëse në simbolet shtetërore në targa, sa herë që kalonin kufirin e këtyre dy shteteve./REL

Vendi

Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim të një gruaje: Dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Ngacmim”, pasi i njëjti dyshohet se ka shqetësuar një grua në rrugët e kryeqytetit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 19:00. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se e ka përcjellë dhe e ka ofenduar viktimën femër përgjatë rrugës.

Prokurori kujdestar ka vendosur masën e ndalimit, duke e dërguar të dyshuarin në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Dyshime për dhunim në Ferizaj: I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

By

Një rast i dyshuar për veprën penale “Dhunim” është raportuar të ketë ndodhur më 27 tetor në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë është shoqëruar në stacionin policor, pasi dyshohet se ka kryer këtë vepër ndaj një viktime grua.

Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dhe viktima janë liruar, ndërsa rasti ka kaluar për hetim në procedurë të rregullt.

Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. /E.A/

Continue Reading

Magazinë

Elon Musk ironizon humbjen e Republikanëve me “laserët e hapësirës”

Published

on

By

Ndonëse është tërhequr nga një rol i drejtpërdrejtë publik në administratën e Donald Trumpit, miliarderi Elon Musk ka mbetur një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të Partisë Republikane. Megjithatë, pas rezultateve të pafavorshme dhe humbjes së thellë të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, Musk ka reaguar me disa komente ironike në rrjetet sociale.

Përmes një sërë postimesh, miliarderi amerikan u shpreh me sarkazëm për dështimin e kandidatëve që mbështeti financiarisht. Në reagimin e tij të parë ai shkroi se “qendrat e të dhënave në hapësirë po duken gjithnjë e më tërheqëse tani”, duke ironizuar debatin e fortë gjatë fushatës në Teksas rreth ndërtimit të këtyre qendrave, temë kjo qënxiti pakënaqësi te votuesit dhe ndihmoi fitoren e demokratëve.

Veprimi jo i zakonshëm u pasua vetëm një minutë më vonë nga një tjetër mesazh ku Musk ironizonte pretendimet për ndërhyrje: “Me sa duket, laserët e mi hapësinorë për të ndërhyrë në zgjedhje nuk funksionuan këtë herë”.

Këto deklarata vijnë pas një cikli zgjedhor ku u shpenzuan miliarda dollarë nga të dyja kampet politike. Musk vetë derdhi më shumë se 480 milionë dollarë në mbështetje të republikanëve, duke u renditur ndër donatorët më të mëdhenj individualë të këtyre zgjedhjeve. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Goditet grupi kriminal në Kosovë: Sekuestrohen 37 kg heroinë dhe arrestohen pesë persona

Published

on

By

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka finalizuar me sukses një operacion të madh me ç’rast ka goditur një grup kriminal ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi është bërë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili konfirmoi se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 37 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë. Droga ishte e ndarë në 62 paketime, ndërsa vlera e saj në tregun e zi përllogaritet të jetë mbi gjysmë milioni euro.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Përmes një deklarate publike, ministri Sveçla përgëzoi organet e rendit për punën profesionale dhe nënvizoi se angazhimi i institucioneve të sigurisë do të rritet edhe më tej.

Tutje ai shtoi se Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do të shërbejë asnjëherë si zonë e sigurt për grupet kriminale apo për aktivitete që cenojnë shëndetin, mirëqenien e rinisë dhe sigurinë e përgjithshme të qytetarëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara