Lajmet

​Varadkar: BE duhet t’i heq masat Kosovës, Asociacioni të mos ketë një mikro-shtet brenda

Varadkar po ashtu tha se Irlanda do ta përkrah Kosovën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Published

on

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka deklaruar se vendi tij është për heqjen e masave që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës. Ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin e vendit, Albin Kurti derisa theksoi mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës, tha se themelimi i asociacioni duhet të jetë me koordinim, porse u shpreh se nuk duhet të krijohet një mikro-shtet brenda Kosovës.

Varadkar po ashtu tha se Irlanda do ta përkrah Kosovën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ai shtoi se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është jetik për të pas një zhvillim të mëtejmë edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

“Kishim një takim shumë konstruktiv dhe ishte mundësi e mirë të kuptojmë për zhvillimet rajonale e ndërkombëtare…Pajtohemi që e ardhmja e Kosovës është në BE dhe në Këshillin e Evropës dhe do ta përkrah Kosovën që të behet anëtare e Këshillit të Evropës sivjet dhe të fillojmë edhe procesin e negociatave me BE-në për anëtarësi. Kosova po tregon zotimin ndaj vlerave evropiane… Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është jetik për të arritur një harmoni dhe për të pas një zhvillim të mëtejmë edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Sivjet është viti që ky stabilitet të konsolidohet në Kosovë dhe nuk dua të shoh kthim të skenave të dhunshme që pamë në shtator dhe në maj”, tha Varadkar.

Ndërsa potencoi se masat kufizuese që Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës, duhet të hiqen.

“Masat kufizuese qe janë vërë mbi Kosovën duhet të hiqen dhe ky është një pozicion që e kam bërë zyrtarisht. Dhe është shumë me rëndësi që komunat i zgjedhin kryetarët e komunave, që ata të zgjidhen në mënyrë demokratike dhe të përfaqësojnë njerëzit që jetojnë ën ato zona. Dua të shoh edhe asociacionin që po themelohet, mirëpo kjo duhet të bëhet me koordinim të atyre zonave, mirëpo nuk dua të shoh që të kemi që një mikro-shtet brenda Kosovës, kjo nuk do të jetë diçka që do të jetë e dobishme për të ardhmen”, shtoi Varadkar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka insistuar që të ketë nënshkrim dhe zbatim të marrëveshjes nga ana e Serbisë.

Shefi i Qeverisë ka kërkuar ka kërkuar nga BE të reagojë ndaj shkeljeve që po bënë Serbia ndaj marrëveshjes bazike.

“Ne dëshirojmë marrëdhënie normale me fqinjin tonë verior, Serbinë dhe ato normale për neve janë marrëdheniet evropiane e të fqinjësisë së mirë sepse kjo është e rëndësishme për paqe e siguri e poashtu edhe për rrugëtimin evropian qe paraqet edhe fatin tonë por edhe synimin…Problemi është që nga 11 nenet e marrëveshjes bazike së paku 8 janë shkelur nga Serbia, ne kërkojmë siguri ligjore, jo vetëm për zbatim të marrëveshjes por edhe për respektim e mosshkelje të saj. Kjo është arsyeja kryesore pse kemi kërkuar që të ketë nënshkrim të marrëveshjes. Ne insistojmë në nënshkrim të marrëveshjes dhe kërkojmë nga BE që si një arbitër gjithmonë të reagojë ndaj shkeljeve më të vogla që mund të bëhen, e fatkeqësisht ato janë edhe të shumta s’janë të vogla”, shtoi Kurti.

Kurti shtoi tha se Milan Radojiçiq duhet të dorëzohet dhe jo të ngelet i lirë në Serbi. I pyetur për ndalimin e futjes së mallrave serbe, Kurti tha se të gjitha këto janë në përputhje me situatën e sigurisë. Ai tha se kushtet e sigurisë në Kosovë dhe kufiri me Serbinë nuk janë akoma të mira.

“Dëshirojmë që implementimi dhe kryerja e projekteve tona të jetë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës, kur kemi dilema poashtu edhe Gjykatat janë prezentë…Sa i përket kushteve të sigurisë në Kosovës, sa i përket kufirit tonë me Serbinë, nuk janë akoma të mira. Sa i përket asaj se çfarë malli lejohet të importohet apo çfarë vetura, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Dogana është adresa e duhur për çështje të imta apo më konkrete. Nuk dëshirojmë të ketë diskriminim dhe nuk ekziston asnjë masë tregtare me Serbinë, por të gjitha këto janë në përputhje me situatën e sigurisë, e cila ne dëshirojmë që të përmirësohet dhe normalizohet”, tha Kurti.

Ai po ashtu tha se Irlanda është mbështetëse e Kosovës si në Këshillin e Evropës, por edhe për anëtarësimin në BE. Kurti po ashtu tha se Kosova dhe Irlanda kanë shumë ngjashmëri, duke filluar nga lidhjet e ngushta që kemi me ShBA-të.

“Në një kohë kur demokracia kërcënohet kaq fuqishëm, Irlanda është një kampione e saj dhe një shembull për vendet që synojnë dhe luftojnë për t’i mbrojtur ato ideale. Andaj, mes pasigurive globale, kërcënimeve për kontinentin evropian, Irlanda qëndron si një testament i forcës së unitetit, aleancës dhe angazhimit të qëndrueshëm për përparim. Zhvillimi ekonomik dhe progresi social në dekadat e fundit e ka bërë Irlandën burim te frymëzimit për shumë shtete. Irlanda është veçanërisht frymëzuese për ne sepse me të kemi ngjashmëri. Nga pikëpamja shoqërore populli ynë shquhet për mikpritjen e tij pavarësisht vështirësive që ka përjetuar, për sa i përket aleancave ndërkombëtare të dy shtetet gëzojmë një aleancë të palëkundur dhe lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës… Presim qe të thellojmë miqësinë mes dy vendeve tona. Irlanda është mbështetëse e Kosovës për anëtarësimin si në Këshillin e Evropës, si dhe për anëtarësim në BE”, tha Kurti.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara