Lajmet

Partitë njëzëri: Momenti i fundit që BE-ja t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Published

on

Është momenti i fundit që Bashkimi Evropian t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, thonë përfaqësues të pozitës, opozitës. Sipas tyre, përkundër dështimit të shkarkimit të kryetarëve në katër komunat veriore, në votimin e 21 prillit, Kosova ka përmbushur zotimet në dakordimin e Bratisllavës me BE-në për shtensionimin e situatës në veri.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se Bashkimi Evropian duhet t’i largojë masat ndëshkuese në mënyrë të menjëhershme dhe jo graduale.

“Kosova ka përmbushur zotimin që e ka dhënë në darkordimin e Bratislavës në kuptimin e përgatitjes së bazës ligjore për organizimin e procesit për largimin e kryetarëve aktual, mbi bazën e një procesi demokratik që parashihet me ligj. Kemi përgatitur udhëzimin administrativ, kemi organizuar procesin, është administruar peticioni por që natyrisht bojkotimi si veprim politik i Listës Serbe me dirigjimin e Beogradit e pamundësojë shprehjen e vullnetit të qytetarëve… Në raport me partnerët tanë ndërkombëtar ne kemi përmbushur zotimet që kemi dhënë dhe kemi manifestuar seriozitet mbi përgjegjësitë që kemi marr. BE-ja duhet të largojë masat e vendosura ndaj Kosovës dhe duhet të qartësojë pozicionin ndaj Serbisë dhe Beogradit zyrtar” – deklaron Rrustemi.

Masat ndëshkuese të BE-së, kërkon të hiqen edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, mirëpo thekson nevojën që qeveria të adresojë kërkesat e BE-së.

“Ne kemi thënë tash e sa kohë si Parti Demokratike, por edhe kryetari Krasniqi në takimet e tij në Bruksel ka adresuar nevojën për heqjen e sanksioneve. Është një numër i madh i mbështetjes se BE-ja do të duhej të garantonte për Kosovën, ndërsa sot kemi një bllokim të fondeve për të ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat. Natyrisht ne kemi kërkuar që BE-ja të jetë e vëmendshme dhe t’i largojë sanksionet, pa çka që duhet të thuhet se edhe qeveria e ka përgjegjësinë e saj për të adresuar në mënyrë të mirë koordinimin me partnerët” – thotë ajo.

Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veri, që kulmoi me hyrjen e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale.

Përfaqësues të shteteve perëndimore kanë kërkuar nga Kosova që përmes zgjedhjeve të parakohshme të mundësohet largimi i atyre kryetarëve, për të cilët thoshte se nuk përfaqësojnë vullnetin e banorëve.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara