Lajmet nga UBT

UBT rrjet i shkencës dhe inovacionit në Konferencën Ndërkombëtare për ‘Ekosistemet e Qëndrueshme’

Në një bashkërendim të rrallë, profesorë, studentë dhe udhëheqës të industrisë u përpoqën të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për sfidat që ballafaqohen mjedisi dhe sektori industrial.

Published

on

Dita e mërkurë e 24 prillit, Qytetin e Mençur të UBT në Lipjan e gjeti nën organizimin e Konferencës Ndërkombëtare 2024 mbi “Building Sustainable IoT Ecosystems”. Nën kryqëzimin e mendjeve dhe ideve të shumta, qindra të ftuar, profesionistë nga e gjithë bota dhe nga këndet më të thella të Kosovës, u mblodhën për të shkëmbyer pikëpamjet e tyre mbi sfidat dhe mundësitë që ofron fusha e Internetit të Gjërave (IoT). Në një bashkërendim të rrallë, profesorë, studentë dhe udhëheqës të industrisë u përpoqën të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për sfidat që ballafaqohen mjedisi dhe sektori industrial. Energjia e ngrohtë e debateve dhe prezenca e personaliteteve të shquara krijoi një atmosferë frymëzuese për të shkëmbyer ide dhe për të gjetur rrugët më të mira për të përdorur teknologjinë në shërbim të planetit tonë.

Prezantimi i Edmond Hajrizit “Implementation of IoT hub and digital twins at UBT smart and self-sustainable city”, përshkroi përdorimin e teknologjisë IoT dhe binarëve dixhital për të zhvilluar një qytet inteligjent dhe të qëndrueshëm në UBT. Prezantimi u fokusua në implementimin e teknologjisë IoT (Interneti i Gjërave) dhe binarëve dixhital në zhvillimin e një qyteti inteligjent dhe të qëndrueshëm në UBT. Sipas Hajrizit, kjo përfshin përdorimin e pajisjeve të sensorëve të lidhura në internet për të mbledhur dhe monitoruar të dhënat në kohë reale nëpër qytet. Përmes përdorimit të binarëve dixhital, të dhënat janë modeluar dhe simuluar për të krijuar një përfaqësim dixhital të qytetit. Ky përfaqësim dixhital lejon për monitorimin dhe menaxhimin efikas të burimeve dhe infrastrukturës në qytetin inteligjent të UBT-së për të ndërtuar një mjedis më të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm.

Autorja, Prof. Asoc. Dr. Galia Marinova nga Universiteti Teknik i Sofisë në Bullgari, me temën “IoT Green Transformation for Academic Society and Business Oriented Ecosystem in Western Balkans”, ​diskutoi për ndikimin e teknologjisë së Internetit të Gjërave (IoT) në transformimin e mjedisit në kontekstin akademik dhe në ekosistemin biznesor në Ballkanin Perëndimor.  Marinova nxjerr në pah rëndësinë e përdorimit të IoT në përmirësimin e mjedisit, veçanërisht në aspektin e ndryshimeve klimatike dhe qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjatë prezantimit Marinova nënvizoi edhe rëndësinë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, e miratuar në 2020, si një grup inicativash politike nga Komisioni Evropian për të bërë Bashkimin Evropian neutral ndaj klimës deri në vitin 2050. Plani përfshin rishikimin e çdo ligji ekzistues për të vlerësuar kontributin e tyre në luftën kundër ndryshimeve klimatike, dhe prezantimin e legjislacionit të ri për të promovuar ekonominë rrethore, rinovimin e ndërtesave, biodiversitetin, bujqësinë dhe inovacionin. Sipas Marinovës, tranzicioni i gjelbër kontribuon në realizimin e qëllimeve të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.

Prof. Terrence Egan në prezantimin e temës “Embedded Systems Programming”, u fokusua në programimin e sistemeve të integruara. Prof. Egan nga Kolegji Shtetëror i Floridës Lindore, analizoi teknikat dhe praktikat për zhvillimin e softuerit për pajisje të përfshira në pajisjet elektronike dhe sistemet e kontrollit të përdorura në shumë fusha, duke përfshirë teknologjitë e lidhura me IoT dhe automjedisin.

Konferenca u nda në sesione  për të shqyrtuar thellësisht tematikat e ndryshme. Tre folës u ftuan të hapnin sesionin e parë, ndërsa në vijim, tekstet do të përshkruajnë detajet e prezantimeve të tjera. Në sesionin e dytë, tema  qendroi në aplikimet e IoT në mjedis dhe industrinë. Prezantimet përfshinë studime rastesh, analiza të trendeve të fundit dhe zgjidhje inovative për të adresuar sfidat aktuale dhe të ardhshme. Sesionin e tretë e karakterizuan prezantimet nga hulumtuesit dhe inxhinierët në fushën e sigurisë së IoT. Diskutimet u përqendruan në identifikimin e rreziqeve të mundshme dhe zhvillimin e strategjive për të përmirësuar mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e rrjetit në ekosistemet e IoT./UBTNews/

Dionesa Ebibi

lajme

Fondacioni “Shqipe Luzha Heroi” dhe UBT shpallin konkurs për tre bursa Bachelor në Inxhinieri

Published

on

By

Fondacioni Shqipe Luzha Heroi, në bashkëpunim me Kolegjin UBT, në vazhdën e bashkëpunimit të suksesshëm të vitit të kaluar, shpall konkursin për ndarjen e tri  bursave për studente të nivelit Bachelor në programet e Inxhinierisë në UBT, për vitin akademik 2026/2027.

Pas ndarjes së dy bursave gjatë vitit të kaluar, Fondacioni Shqipe Luzha Heroi ka vendosur të vazhdojë mbështetjen për studentet e UBT-së, duke rritur numrin e bursave në tri . Ky bashkëpunim pasqyron përkushtimin e Fondacionit për mbështetjen dhe fuqizimin e vajzave dhe grave të reja në fushat inxhinierike, si dhe angazhimin e UBT-së për ofrimin e arsimit cilësor dhe krijimin e mundësive për zhvillimin e tyre akademik e profesional.

Qëllimi i këtij konkursi është mbështetja e studenteve me rezultate të larta akademike dhe potencial për zhvillim profesional, si dhe nxitja e pjesëmarrjes dhe kontributit të tyre në zhvillimin shkencor, kërkimor dhe teknologjik.

Të drejtën e aplikimit e kanë studentet që kanë të regjistruar vitin e dytë ose të tretë të studimeve në vitin akademik 2026/2027, në programet e Inxhinierisë në UBT.

Kandidatet duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të kenë notë mesatare mbi 7.5, të dëshmuar përmes pasqyrës së notave;
  • Të mos jenë përfituese të ndonjë burse tjetër;
  • Të jenë studente të rregullta;
  • Të jenë shtetase të Republikës së Kosovës.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 25 nëntor 2026 deri më 15 dhjetor 2026. 

Studentet që plotësojnë kriteret e përcaktuara mund të aplikojnë përmes linkut të mëposhtëm:

Linku për aplikim: www.shqipeluzhaheroi.com

Dokumentacioni i pakompletuar, i pasaktë ose i dorëzuar jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merret në shqyrtim nga komisioni vlerësues.

Lista e studenteve përfituese do të shpallet në ambientet e UBT-së, në Kampusin Inovativ.

Kandidatet që kanë aplikuar kanë të drejtë ankese brenda shtatë (7) ditësh nga data e publikimit të rezultateve. Ankesat dorëzohen në arkivin e Fondacionit dhe shqyrtohen nga komisioni për ankesa.

Përmes vazhdimit të këtij bashkëpunimi, Fondacioni Shqipe Luzha Heroi dhe Kolegji UBT dëshmojnë përkushtimin e përbashkët për mbështetjen e studenteve të dalluara dhe fuqizimin e rolit të grave në fushat e inxhinierisë. Rritja e numrit të bursave përbën një hap të rëndësishëm në këtë partneritet, duke krijuar më shumë mundësi për arsimim, zhvillim profesional dhe avancimin e vajzave të reja në shkencë dhe teknologji.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Punimi shkencor i profesorëve të UBT-së publikohet në revistën ndërkombëtare të indeksuar në Scopus, “Georgian Medical News”

Published

on

By

Punimi shkencor i profesorëve të Shkencave Mjekësore të UBT-së, Prof. Dr. Minire Alilaj Beqiraj, Prof. Dr. Fitim Alidema dhe Prof. Dr. Hajrullah Fejza, në bashkautorësi me MSc. Behrije Halilaj Vishi, është pranuar për publikim në revistën prestigjioze ndërkombëtare Georgian Medical News, e indeksuar në bazën e të dhënave shkencore Scopus (kuartili Q3).

Hulumtimi i titulluar “Farmakoterapia peripartum dhe rezultatet e hershme të nënës pas lindjes vaginale dhe cezariane: Një studim farmakoepidemiologjik i përdorimit të antibiotikëve, anestetikëve dhe analgjetikëve” përfshin 945 gra që kanë lindur në periudhën janar 2024 – gusht 2026 (504 lindje vaginale dhe 441 cezariane). Studimi analizon në mënyrë të integruar përdorimin e barnave para, gjatë dhe pas lindjes, si dhe ndikimin e tyre në infeksionet pas lindjes dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital.

Sipas gjetjeve kryesore të publikimit, lindja cezariane shoqërohet me një trajektore dukshëm më intensive farmakoterapeutike, ku profilaksia me antibiotikë është aplikuar në 92.7% të rasteve, krahasuar me 19.8% te lindjet vaginale. Gjithashtu, studimi evidenton se koha e administrimit të antibiotikëve para prerjes kirurgjikale luan rol kyç në parandalimin e infeksioneve pas lindjes, ku çdo rritje prej 10 minutash e intervalit nga administrimi deri te prerja (brenda kufirit 5–60 minuta) uli me 29% gjasat për infeksion.

Ky hulumtim përbën një kontribut të rëndësishëm në fushën e farmakologjisë klinike dhe gjinekologjisë, duke ofruar të dhëna konkrete për optimizimin e protokolleve terapeutike dhe rritjen e sigurisë shëndetësore të nënave gjatë dhe pas procesit të lindjes. /E.A/

 

Continue Reading

lajme

Me pjesëmarrjen e ambasadorit italian, UBT promovon kulturën gastronomike të Italisë

Published

on

By

Në kuadër të Javës së Kuzhinës Italiane në Botë, UBT, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë dhe me pjesëmarrjen e rektorit Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe ambasadorit Maurizio Antonini, organizoi një ligjëratë të veçantë me profesorin Fabio Amadei nga akademia prestigjioze italiane e artit kulinar, ALMA.

Në fjalën e tij, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë që kanë shkenca dhe teknologjia e ushqimit, gastronomia dhe turizmi në zhvillimin akademik e shoqëror. Ai nënvizoi se Italia përbën një partner strategjik për UBT-në dhe se bashkëpunimi me universitetet e qendrat kërkimore italiane po zgjerohet vazhdimisht përmes projekteve të përbashkëta, shkëmbimit të njohurive dhe qasjeve ndërdisiplinore.

Nga ana e tij, ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me UBT-në, duke e cilësuar institucionin si një partner të besueshëm dhe të rëndësishëm në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e kulturës, ekonomisë dhe promovimit të traditës italiane. Ai vlerësoi gjithashtu angazhimin e UBT-së në zhvillimin e iniciativave që forcojnë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Ndërkohë, profesori Fabio Amadei, përgjegjës për programet e Kulturës Gastronomike dhe Qëndrueshmërisë në ALMA, ndau me studentët ekspertizën e tij mbi historinë e ushqimit, mbrojtjen e produkteve tradicionale agroushqimore dhe rëndësinë e zinxhirëve të qëndrueshëm të furnizimit. Përmes kësaj ligjërate, studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me dimensionin shkencor e kulturor të gastronomisë italiane.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Biblioteka e UBT-së pasurohet me romane dhe novela nga Ambasada Italiane

Published

on

By

Biblioteka e UBT-së në kampusin universitar është pasuruar me një donacion të ri nga Ambasada Italiane, i cili përfshin romane, novela dhe DVD.

Materialet e dhuruara do të jenë në dispozicion të studentëve të fakulteteve të UBT-së, si dhe të nxënësve të shkollave të mesme, duke u ofruar atyre mundësi shtesë për lexim, mësim dhe njohje me kulturën italiane.

Me këtë rast, rektori i UBT-së ka pritur ambasadorin italian dhe përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në ambientet e kampusit. Gjatë takimit është bashkëbiseduar rreth donacionit dhe rëndësisë së pasurimit të fondit bibliotekar me materiale të reja edukative dhe kulturore.

Ky donacion kontribuon në promovimin e leximit, edukimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke krijuar më shumë mundësi për studentët dhe gjeneratat e reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara