Lajmet

Mirëpritet marrëveshja për depërshkallëzimin e situatës në veri

BE ka konfirmuar dakordimin për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Published

on

Marrëveshja për depërshkallëzimin e situatës në veri po mirëpritet nga njohësit e dialogut Kosovë-Serbi. E njëjta po shihet si hap pozitiv për largimin e presionit ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe fokusimin në tërësi të zbatimit të marrëveshjes bazë dhe aneksit të tij. Mirëpo për organizimin e zgjedhjeve të reja në veri po kërkohet garanci për pjesëmarrjen e Listës Serbe.

Drejtoresha ekzekutive në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Arbresha Loxha, thotë se Qeveria e Kosovës ka bërë kompromise me dakordimin e 10 korrikut në Bratislavë.

Por sipas saj, gjë pozitive është se Bashkimi Evropian nuk ka kërkuar në mënyrë deklarative tërheqjen e kryetarëve nga objektet komunale, por vetëm organizimin e zgjedhjeve të reja pas stinës së verës në bazë të legjislacionit të Kosovës.

“Konsiderojmë se është një hap pozitiv me zgjidhë këtë ngërçin në situatën në veri. Në parim ne konsiderojmë se ky katërpikëshi është në linjë në masë të madhe me tre kërkesat e BE-së për deeskalim të situatës në veri, por edhe pesë pikëshin e Kurtit. Konsiderojmë se i kontribuon pozitivisht zgjidhjes të këtij ngërçi, pasi nëse do të vazhdonte kriza dhe nuk do të kishte dakordim për zgjedhje të reja në veri, Kosovës do t’i minohej edhe më tutje pozicioni në rrafshin ndërkombëtar. Por, njëkohësisht do të kishte ndikim në situatën e sigurisë në vend, por edhe përgjithësi në sovranitetin e Kosovës. Ne e shohim pozitivisht dakordimin për të pasur zgjedhje, këtë e kemi pa si pikë që ka pas përafrim Qeveria e Kosovës me Bashkimin Evropian. Po ashtu kjo na duket si një kompromis për faktin se për Kosovën nuk kërkohet në mënyrë deklarative tërheqja e kryetarëve gjë qeveria e Kosovës ka insistu në këtë drejtim. Por në anën tjetër është bërë një kompromis nga Qeveria sepse dakordohen që me pas ulje të prezencës së Policisë në 25 përqind”, thekson ajo.

Dakordimin për deeskalim të situatës në veri e konsideron të rëndësishme edhe njohësi i dialogut Kosovë-Serbi, Seb Bytyçi.

“Kemi pa një ringjallje të aspektit diplomatik sa i përket situatës në veri. Këto pika janë si rezultat i këtyre takimeve dhe shumë gjasa që të rezultojnë në një depërshkallëzim dhe ajo çka është me rëndësi është se aty duhet patjetër të përfshihet një pajtim i ri për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit…Sigurisht se duhet të ketë kompromise (për marrëveshje) pastaj edhe kemi edhe aspekte ligjor, pasi edhe nëse dëshirojmë zgjedhje ato marrin kohë. Është një afat kohor i logjikshëm pavarësisht se si shkaktohen zgjedhjet me dorëheqje apo peticion organizimi i tyre merr kohë. Gjithashtu përqindja e tërheqjes së policëve duket e logjikshme dhe aty theksohet se do të përcjellët situata e sigurisë, e cila nënkupton largimin e protestueseve”, thotë Bytyçi.

Por, Loxha nga GLPS e sheh të nevojshme që paraprakisht Lista Serbe të garantojë se merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme.

“Ky katër pikësh mundet me qenë i suksesshëm vetëm nëse kemi dakordim edhe nga ana e palës serbe. Dakordim në kuptimin se do të ketë pjesëmarrje të komunitetit serb në veri, duke pas parasysh edhe garën e partive politike serbe në këto zgjedhje. Përndryshe, nëse shkohet me bojkotimin e njëjtë dhe narrativen e njëjtë kemi me përfundoi në situatën e njëjtë. Është esenciale me pas dakordimin edhe të palës serbe në këtë drejtim”, shton ajo.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian ka konfirmuar dakordimin për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

“Ata ranë dakord për hapat e parë prioritar të Kosovës në të gjitha këto tri fusha. Këto përfshijnë zvogëlimin e menjëhershëm të prezencës së Policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale, Kosova do të kryej rregullisht vlerësime të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe me KFOR-in sipas nevojës, për të vlerësuar mundësinë e zvogëlimit të mëtejshëm të kësaj pranie, duke mos ndërmarrë asnjë lëvizje që do mund të përshkallëzojë situatën, dhe do mbështesë zgjedhjet e parakohshme lokale si dhe do vendosë bazën e nevojshme ligjore”, tha një zëdhënës i Bashkimit Evropian.

Ai bëri të ditur se Lajçak ka ftuar në Bruksel kryenegociatorët e dialogut për të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e marrëveshjes së re për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e zbatimit të saj.

Të hënën më 10 korrik në Bratislavë të Sllovakisë, kryengociatori kosovar, Besnik Bislimi bëri të ditur se është pajtuar me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për hapat për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it si dhe mediat.

Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara