Lajmet

Mbi 70 mjekë kanë lënë Kosovën për gjashtë muaj

Published

on

Pacientët dhe familjarët e tyre, çdo ditë po ballafaqohen me korrupsion. Të njëjtit detyrohen të paguajnë nga xhepi për të pakta shërbime që marrin, ndërkohë që atyre po u shkelet edhe e drejta për konfidencialitet. Para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi janë përmendur të gjitha të metat e sistemit shëndetësorë, ku një qytetar ka treguar edhe për përvojën jo të mirë që ka pasur. I njëjti ka thënë se pacientëve nuk iu garantohen të drejta të barabarta në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Bashkim Isari i cili ka përvojë të gjatë në fushën e të drejtave të njeriut ka treguar për përvojën e tij me një anëtar të familjes i cili ka qenë i sëmurë me leukemi akute.

“Shembulli i imi konkret në familje për shkak të një sëmundje të keqe të leukemisë akute, më kanë ballafaquar me shumë probleme. Ato nuk janë vetëm shkelje e të drejtave të pacientëve, por janë edhe një rrezik i jetës së pacientëve të cilët janë të sëmurë. Mund të konstatoj se mbrojta, mjekimi i pacientit dhe rehabilitimi i të sëmurëve me standarde në përputhje me etikën e mjekësisë nuk është në nivele të duhura në Kosovë. Në asnjë institucion, veçmas në QKUK. Pacientëve nuk u garantohen të drejta të barabarta në ofrimin e shërbimeve mjekësore. Kemi shumë mangësi dhe lëshime për kujdes të shëndetit të njeriut. Mungojnë mekanizmat për mbrojtjen dhe sigurinë e të drejtave të pacientëve. Nuk informohen si duhet dhe sa duhet dhe nuk kanë përgjigje adekuate për shumë sëmundje”, rrëfen ai.

Kështu është shprehur ai në tryezën e rrumbullakët me temën “Të drejtat dhe siguria e pacientit” të organizuar nga Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku veç tjerash theksoi se mungon komunikimi mes pacientit dhe mjekut, kështu i sëmuri mbetet pa informacion.

“Në godinën e Klinikës Interne, në hyrje i kemi pesë gardianë ose persona që merren me çështjen e sigurimit, herë të lëshojnë, herë nuk të lëshojnë me byrek me kos. Ndërkaq, prapa ndërtesës është një hyrje tjetër ku shkruan ‘Rrezik për vizitorët’, mirëpo është krijuar një korridor nëpër të cilën kalojnë jo vetëm pacientët, por edhe familjarët e tyre. Unë edhe i kam fotografuar”, ka treguar ai.

Ai ka lutur anëtarët e komisionit që të merren masa në këtë drejtim, meqë sipas tij këto kanë vlerë më shumë se politika.

Tutje, kryetarja e komisionit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se qëllimi i këtij takimi është që të gjithë ata që tash e sa vjet merren me sigurinë e pacientit të japin imputet e tyre në legjislacion.

“Siguria e pacientit është përkufizuar si parandalim i dëmtimit të pacientit. Theksi bie në atë që parandalon gabimet, mësohet nga gabimet që ndodhin dhe ndërtohet mbi një kulturë sigurie, që përfshihet profesionistët e kujdesit shëndetësor, strukturat shëndetësore dhe pacientin”, tha ajo.

Kryetari i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra tha se jo të gjithë pacientët gëzojnë të drejtën për masën preventive, madje Ligji për Drejtat dhe Përgjegjësisë e Qytetarëve ka mbetur edhe në sirtarët e institucioneve.

“Sipas raportit të Progresit të vitit 2018, thuhet që 18 për qind e qytetarëve të Kosovës nuk kërkojnë fare shërbime shëndetësore, në pamundësi për të paguar tarifat. Edhe këta bëjnë 350 mijë njerëz. 34 për qind kanë vështirësi në qasje në shërbime shëndetësore në pamundësi për të paguar tarifat. Pagesat nga gjepi vazhdojnë të jenë të larta përkundër rekomandimeve të Bankës Botërore dhe kjo pa dyshim që ndikon në gjepin e pacientëve. Kulmi i gjithë kësaj është edhe korrupsioni, të cilin pacienti e atakon çdo ditë dhe pengon qasjen në shërbime shëndetësore. E drejta për informim është një ABC e kujdesit shëndetësor, për të bërë qytetarin partner dhe me angazhua në kujdes shëndetësor duhet të jetë i informuar”, ka thënë Kodra.

Më tej, Kodra ka folur edhe për të drejtën e pacientit për konfidencialitet.

“Më shumë shkelet se sa respektohet. Kemi parë dje gjithë politikanët kanë shpërndarë fotografi nga Deçani, kanë paraqitur pacientë, fëmijë në klinika. Që është shkelje e privatësisë. Për mua më flagrante është shkelje e privatësisë kur në dhomat e ekzaminimit në radiologji vendosen kamera. Dhe kjo përkundër që Agjencioni për Privatësi ka konstatuar që është shkelje, ende personi që ka vendosur aty punon lirshëm”, theksoi ai.

E kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka folur edhe për numrin e madh të profesionistëve shëndetësorë që po dalin jashtë vendit.

“Në si punëtorë shëndetësor nuk e kemi një ligj për të drejtat dhe përgjegjësitë. Jemi i vetmi shtet që nuk e kemi këtë ligj. Më në fund ka filluar, ka filluar koncept-dokumenti… Unë mendoj se ëshë keqinterpretuar për një kohë të gjatë që punëtorët shëndetësorë po kërkojnë paga. Problemi kryesor është te kushtet e punës që automatikisht ndikon në cilësinë e shërbimeve dhe në siguri. Kushtet e punës janë ato që mjekët po shkojnë jashtë. Shifrat e ditës së sotme janë 72 mjekë për gjashtë muaj, kjo deri në fund të vitit do të jetë 150 mjekë”, është shprehur ai.

Ndërsa, kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi ka theksuar faktin se shumë pacientë nuk kanë qasje në barna, e kjo edhe për shkak se shumë prej barnatoreve nuk janë të furnizuar me barna të nevojshme.

“Çështja e parë është qasja në barna. A ka pacienti qasje në barna? Në shumë raste nuk ka për shkak se Kosova është vend i vogël dhe kompanitë farmaceutike botërore nuk kanë interes që të regjistrojnë barnat e tyre në Kosovë dhe kjo pastaj ka bërë që udhëzimi administrativ 2/2014, në atë kohë kemi prezantuar një udhëzim të tillë dhe është miratuar nga Ferid Agani, që ua ka mundësuar pacientëve të kenë qasje dhe ajo siguri që kemi dalur në atë kohë ka qenë që këto raste kur barnat janë të paregjistruara të vijnë direkt nga Bashkimi Evropian. Sepse ky udhëzim ofron mundësinë e importit për barnat që mungojnë në Kosovë, vetëm nga Bashkimi Evropian”, ka theksuar Jakupi.

Ndërkohë që gjatë ditëve të fundit, me qindra qytetarë në Deçan janë helmuar, nga organizata joqeveritare “Konsumatori”, kanë bërë thirrje që sa më parë të hetohet ky rast.

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

lajme

“Jo në emrin tim” para Ministrisë së Drejtësisë “Voto Ligjin”, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Published

on

By

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”, duke kërkuar procedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së.

Aktivisti Rron Kafegjolli deklaroi se qytetarët prej 17 ditësh po kërkojnë miratimin e këtij ligji, duke e cilësuar vonesën si të papranueshme.

Sipas Kafegjollit, bazuar në deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, ligji po mbahet i bllokuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave.

“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyra. Sepse bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, u shpreh ai.

Kafegjolli kritikoi ministren Donika Gërvalla dhe ministrin Hekuran Murati, duke kërkuar nga institucionet që të veprojnë në përputhje me kërkesat e qytetarëve.

“Institucionet e këtij shteti nuk mund të mbeten peng i inateve apo bindjeve personale të ministres Gërvalla dhe ministrit Murati. Shteti nuk është pronë private e dikujt”, tha Kafegjolli.

Duke iu referuar afatit për zgjedhjen e presidentit, i cili skadon më 6 tetor, ai i bëri thirrje Qeverisë që të mos e zvarrisë më tej procesin e miratimit të ligjit.

“Qeveria duhet ta dijë se rinia po ju vëzhgon dhe 6 tetori po afron me shpejtësi. Mos e provokoni durimin tonë”, deklaroi ai.

Kafegjolli e përmbylli fjalimin duke i bërë thirrje Qeverisë që ta dëgjojë zërin e protestuesve dhe të veprojë lidhur me kërkesën për miratimin e ligjit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT: Formimi profesional për liderët e së ardhmes

Published

on

By

Në një epokë ku media dhe komunikimi po transformohen me ritme të shpejta, profesionistët e së ardhmes kanë nevojë për njohuri të avancuara, mendim kritik dhe aftësi praktike.

Pikërisht për këtë, UBT ofron programin Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim, të konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë për të udhëhequr në sektorin e medias, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Programi Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim ndërthur në mënyrë strategjike shkencat sociale, teknologjinë e informacionit, gazetarinë, Marrëdhëniet me Publikun (PR) dhe krijimin e përmbajtjes digjitale.

Përmes kombinimit të njohurive teorike me përvojën praktike dhe hulumtimin shkencor, studentët zhvillojnë kompetenca të avancuara për t’u përballur me kërkesat e tregut modern të punës, si në Kosovë ashtu edhe në tregun global.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet etikës profesionale, mendimit kritik dhe aftësisë për të analizuar, interpretuar dhe menaxhuar komunikimin dhe imazhin e institucioneve dhe organizatave.

Kjo e bën programin një mundësi të përshtatshme për të gjithë ata që synojnë të avancojnë profesionalisht në media, gazetari, komunikim strategjik, PR, marketing dhe përmbajtje digjitale.

Përveç mundësisë për të ndjekur një program Master të orientuar drejt zhvillimit profesional, UBT ofron edhe një mbështetje të rëndësishme financiare për studentët. Përmes bursës Engaged Scholarship, studentet që janë pjesë e kësaj fushe përfitojnë 20% zbritje në tarifën e studimeve gjatë gjithë periudhës së programit Master.

Kjo bursë përfaqëson një mundësi konkrete për studentët që duan të investojnë në arsimimin e tyre të avancuar, duke pasur njëkohësisht mbështetje financiare gjatë gjithë rrugëtimit akademik.

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT është një mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të zhvilluar kompetenca profesionale dhe për të ndërtuar bazat e një karriere të suksesshme në një sektor që ndryshon vazhdimisht.

Apliko në programin Gjuhë, Media dhe Komunikim -Master dhe përfito 20% bursë përmes Engaged Scholarship.

Continue Reading

Të kërkuara