Lajmet nga UBT

Konferenca Ndërkombëtare e Edukimit dhe Zhvillimit – Gjuhës dhe Kulturës u karakterizua me trajtimin e tematikave të ndryshme nga hulumtues vendorë dhe ndërkombëtarë

Kësaj konference iu bashkuan si prezantues nga Shqipëria edhe Universiteti i Tiranës dhe Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë – UNIKO.

Published

on

Sesionet e konferencës për Edukim dhe Zhvillim – Gjuhë dhe Kulturë në UBT janë organizuar në dy grupe të mëdha.

Grupi i parë ka përfshirë sesionin fillestar ku u trajtuan tematika të ndryshme lidhur me edukatën, gjuhën dhe kulturën. Temat kryesore kanë përfshirë sfidat digjitale në mësimin e gjuhës angleze, ndikimin e teknologjisë në edukimin e gjuhës, dhe përdorimin e korpusit të gjuhës për t’u përmirësuar mësimi.

Sesionet e grupit të dytë janë të specializuara më shumë në hulumtim dhe analiza të thellësuara, duke përfshirë studime mbi marrëdhënien midis faktorëve emocionalë dhe kognitivë në performancën e studentëve, zhvillimin e aftësive të gjuhës angleze, dhe analizën e fenomeneve kulturore.

Kësaj konference iu bashkuan si prezantues nga Shqipëria edhe Universiteti i Tiranës dhe Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë – UNIKO. Punime nga pjesëmarrës ndërkombëtarë ishin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Universiteti Linneaus, Suedi, Universiteti i Vjenës, Austri, e të tjerë nga Maqedonia e Veriut, Pakistani, Filipinet, e shtete tjera aziatike. Kësaj konference i dha unifikim të veçantë puna e studentëve si hulumtues të rinj në nismën e tyre akademike-shkencore. Studentët punuan me profesorë të departamentit Gjuhë Angleze.

Këto sesione kanë ofruar një pasqyrë të gjerë të hulumtimit dhe praktikave të mira në fushën e edukimit, gjuhës, dhe kulturës.

Sesioni i parë
Chair: Alma Lama
Co – Eglantina Bilalli
Keynote speaker:

  • “Digital challenges in English language education” – Dr. Senior Lecturer Christopher Allen – ONLINE;
  • “How Often Did He Ring? The (Many) Film Versions Of James M. Cain’s The Postman Always Rings Twice” – Prof. Lothar Tchapka;
  • “Exploring the Challenges of Blended Learning Among Students in Pakistani Universities” – Mr. Zohaib Hassan Sain – ONLINE;
  • “From Engineering Management EM to Technology Engineering Management TEM” – Prof Peter Kopacek, Prof Edmond Hajrizi HYBRID;
  • “Introducing Corpus Linguistics as a novelty to English teachers and learners” – Prof. Juliana Çyfeku.

Sesioni 1A
Chair: Alma Lama
Co – Chair: Adea Haxhiavdyli
Keynote speaker:

  • “The Interrelatedness between Affective and Cognitive Variables and their Impact on EFL Students’ Written and Spoken Performance” – Prof. Luiza Zeqiri;
  • “Factors Affecting Acquisition of Prepositions by Albanian EFL Learners” – Prof. Adelina Açifi Ramadani ONLINE;
  • “Mathematics Unplugged and Digitized: Bridging Traditional and Tech-Driven Approaches” – Prof. Duli Pllana ONLINE;
  • “Exploring The Richness Of English Idioms With Numbers” – Prof. Suela Koça;
  • “Naming Derivation Of Nouns In The Albanian Language” – Prof. Ina Duhanxhiu;
  • “The Impact of Media on speech fluency in Pre-schoolers” – Prof. Vlera Salihaj;
  • “Conceptual Metaphor Theory in Teaching English as a Second Language” – Prof. Eglantina Bilalli.

Sesioni 1B
Chair: Eglantina Bilalli
Online Co – Chair: Donjete Latifaj
Keynote speaker:

  • “Introducing Corpus Linguistics as a novelty to English teachers and learners: current language practices of tools, corpora and online resources” – Prof. Juliana Çyfeku;
  • “Empowering Teachers And Pre-Service Teachers With Digital Educational Resources” – Prof. Dorela Kaçauni;
  • “The Impact of Media on speech fluency in Pre-schoolers” – Prof. Vlera Salihaj;
  • “Analyzing Students’ Evaluation of Online Learning Amid the Covid-19 Pandemic” – Mr.Zohaib Hassan Sain ONLINE;
  • “Differentiated Instruction for EFL Students at the University Level: A Systematic Review” – Prof. Lisjeta Thaqi Jashari;
  • “Exploring Productive Use of Educational Games in Teaching English as a Foreign Language” – Prof. Alma Lama & Prof Deniz Çelçima; Students: Vesa Rudari; Nora Suhodolli.

Sesioni 3A
Chair: Halil Bashota
Co – Chair: Lisjete Thaqi
Keynote speaker:

  • “Investigating And Addressing Challenges In Teaching Reading Skills In The Language And Communication Curriculum Field At The Primary Level” – Prof. Donjete Latifaj;
  • “Reviving the Aromanian Dialect Spoken in Korce Area, Albania” – Prof. Daniela Carmen Stoica
  • “Phraseology as a Comprehension Problem Among EFL University Students in Kosovo” – Prof. Kadri Krasniqi;
  • “Fostering Intercultural Understanding and Well-Being through Tourism Promotion- Materials: A Case Study of Tourism Discourse in Albanian” – Prof. Eriola Qafzezi;
  • “Logomachia in Some of Doris Lessing’s Major Works” – Prof. Erinda Papa;
  • “The Portrayal of the Working Class in Victorian Literature” – Students: Nora Suhodolli, Festina Vranja, Anjeza Krasniqi, Prof. Halil Bashota;
  • “The Importance of Oral Presentations for Future Teachers of Language Departments – Students’ Perception” – Prof. Trëndëlinë Halitaj;
  • “Seeing Beyond Colors: Pecola’s Quest for Blue Eye in Morrison’s Novel “The Bluest Eye”” – Prof. Halil Bashota, Students: Festina Vranja, Nora Suhodolli, Anjeza Krasniqi.

Vendi

UBT organizon trajnim të specializuar për stafin udhëheqës të KEDS-it, me fokus në lidership dhe ekselencë organizative

Published

on

By

Qendrat e Trajnimeve në kuadër të UBT-së kanë organizuar një trajnim të specializuar për stafin udhëheqës të KEDS-it, me fokus në zhvillimin e aftësive të lidershipit, menaxhimin efektiv të ekipeve dhe avancimin e kompetencave profesionale.

Trajnimi ka përfshirë një program të strukturuar me tema të rëndësishme për udhëheqjen bashkëkohore, duke filluar nga lidershipi dhe ekselenca organizative, kalimi nga roli i ekspertit në atë të liderit, përgjegjësia dhe vendimmarrja, deri te menaxhimi i prioriteteve, delegimi i detyrave dhe rritja e performancës së ekipeve.

Në kuadër të programit, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe inteligjencës emocionale në lidership, komunikimit efektiv, ndërtimit të besimit, menaxhimit të konflikteve dhe dinamikës së ekipeve.

Trajnimi është udhëhequr nga ekspertë të UBT-së: Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Dr. Besnik Skenderi dhe Dr. Denis Çelçima, të cilët kanë ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre profesionale përmes ligjërimeve, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike.

Pjesë e programit kanë qenë edhe simulimet e situatave reale të lidershipit, komunikimi me punonjësit, menaxhimi i performancës dhe hartimi i planeve individuale të veprimit për periudhën 30, 60 dhe 90 ditë.

Përmes këtij organizimi, UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin në ofrimin e programeve të specializuara të trajnimit për institucione dhe kompani, duke kontribuar në zhvillimin e liderëve dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale në sektorin privat.

Continue Reading

Lajmet

Klarinetisti amerikan Jeremy Reynolds zhvilloi masterklasë me studentët e muzikës në UBT

Published

on

Klarinetisti dhe profesori amerikan Jeremy Reynolds ka zhvilluar një masterklasë me studentët e drejtimit të klarinetës në programin Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhim Muzikor në UBT.

Aktiviteti u organizua me iniciativën e profesorit Blerim Emerllahu, ndërsa u përqendrua në teknikat bashkëkohore të interpretimit në klarinetë dhe zhvillimin teknik e artistik të instrumentistëve.

Gjatë punës së drejtpërdrejtë me studentët, Reynolds prezantoi qasje të ndryshme interpretimi, duke u ndalur te pasurimi i mjeteve shprehëse, kontrolli teknik dhe zgjerimi i potencialit artistik të instrumentit në muzikën bashkëkohore.

Ai prezantoi gjithashtu Lamont School of Music të Universitetit të Denverit, ku është profesor i klarinetës, duke i njoftuar studentët dhe stafin akademik të UBT-së me programet, veprimtarinë dhe mundësitë akademike e artistike të këtij institucioni.

Jeremy Reynolds është zëvendësklarinetist kryesor në Orkestrën Filarmonike të Colorado Springs dhe profesor në Lamont School of Music të Universitetit të Denverit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë karrierës së tij ka interpretuar në gjashtë kontinente si solist dhe muzikant i muzikës kamertale, ndërsa në vitin 2015 debutoi në Carnegie Hall me ansamblin Waldland.

Përvoja e tij pedagogjike përfshin institucione të njohura ndërkombëtare, përfshirë Akademinë e Muzikës dhe Teatrit në Estoni, Akademinë e Muzikës Grieg, Akademinë e Arteve Performuese në Pragë, Universitetin Kombëtar të Seulit, Konservatorin e Versajës dhe Konservatorin e Muzikës në Sidnei.

Sipas UBT-së, organizimi i këtij masterklasi synon të krijojë mundësi bashkëpunimi me artistë dhe pedagogë ndërkombëtarë, duke pasuruar përvojën akademike dhe profesionale të studentëve përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave bashkëkohore në fushën e muzikës./A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit në Prizren

Published

on

By

Rektori i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit (BAUNAS), e cila u mbajt sot në Prizren, duke riafirmuar angazhimin e UBT-së në bashkëpunimin dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në rajon dhe më gjerë.

Gjatë punimeve të Asamblesë u diskutuan dhe u miratuan çështje me rëndësi për funksionimin dhe zhvillimin e asociacionit, përfshirë pranimin e anëtarëve të rinj dhe votimin e rregullores së re. Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve anëtare.

Në kuadër të këtij aktiviteti, rektori Hajrizi zhvilloi takime me përfaqësues të universiteteve të ndryshme anëtare, përfshirë rektorin dhe sekretarin e përgjithshëm të Universitetit Trakya, si dhe përfaqësues të tjerë akademikë. Gjatë këtyre takimeve u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme akademike, zhvillimi i projekteve të përbashkëta, shkëmbimi i stafit dhe studentëve, si dhe krijimi i partneriteteve të reja ndërinstitucionale.

UBT është anëtar i rregullt i Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit prej disa vitesh dhe merr pjesë aktive në aktivitetet dhe iniciativat e tij. Përveç këtij asociacioni, UBT është pjesë edhe e rrjeteve dhe organizatave të rëndësishme ndërkombëtare të arsimit të lartë, përfshirë Asociacionin e Universiteteve Evropiane (EUA), Magna Charta Universitatum dhe UNIMED-in.

Pjesëmarrja e UBT-së në këto platforma ndërkombëtare dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të institucionit për zgjerimin e bashkëpunimit akademik, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Përmes pjesëmarrjes aktive në asociacione dhe rrjete ndërkombëtare, UBT vazhdon të kontribuojë në avancimin e arsimit të lartë, forcimin e lidhjeve akademike rajonale dhe ndërkombëtare dhe zhvillimin e partneriteteve strategjike me universitete nga vende të ndryshme.

Continue Reading

Lajmet

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u takua me Prof. Daniel Serwer

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u takua me profesorin e njohur amerikan Daniel Serwer, me rastin e vizitës së tij në Kosovë. Prof. Serwer është nderuar më parë nga UBT me çmimin “Honorary Degree – Excellence in Leadership”, në vlerësim të kontributit të tij të veçantë.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në nivel global, me theks të veçantë në mundësitë e bashkëpunimit akademik dhe zhvillimin e programeve të reja që UBT synon t’i avancojë në kuadër të strategjisë së saj të bashkëpunimit me SHBA-në.

Rektori Hajrizi e falënderoi Prof. Serwer për takimin dhe shkëmbimin e ideve, duke i bërë një ftesë të veçantë për një vizitë të radhës në UBT, në kuadër të aktiviteteve akademike ndërkombëtare.

Takimi rikonfirmoi rëndësinë e dialogut akademik ndërkombëtar dhe të partneriteteve strategjike në avancimin e arsimit të lartë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Continue Reading

Të kërkuara