Pothuajse të gjithë pacientët me koronavirus, që po kërkojnë trajtim mjekësor në Kosovë, janë të varur nga oksigjeni.
Nëse nuk marrin oksigjen në kohë, shëndeti i tyre përkeqësohet.
Mjekët e infermierët janë në përkujdesje të tyre. Shumë nga pacientët e shtrirë në Spitalin e Gjilanit nuk mund të lëvizin apo të flasin. Ata ndihen të lodhur.
Sëmundja ka rënduar shëndetin e tyre.
Më datën 13 shtator, kur ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi këtë spital, afër 100 shtretër ishin të zënë me pacientë.
Mbi 70 për qind e tyre ishin me oksigjeno-terapi.
Shumë nga pacientët e shtrirë nuk mund të lëvizin apo të flasin. Ata ndihen të lodhur. Sëmundja ka rënduar shëndetin e tyre.
Xhylferije Shala ia rregullon maskën me oksigjen bashkëshortit të saj.
Xhylferije Shala po përkujdeset për bashkëshortin e saj. Ai është në oksigjeno-terapi, që kur është shtrirë në spital 10 ditë më parë.
Për asnjë moment, ajo nuk largohet nga dhoma.
“Ka qenë i sëmurë, por mbijetoi. Mos ta kishte pasur vaksinën, ndoshta do të ishte edhe më keq”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
Infuzionet e shumta që ka marrë brenda një jave, që kur është shtirë në spital, kanë mavijosur duart e Nurije Kryeziu, 67-vjeçare.
Duart e mavijosura të Nurije Kryeziu pas marrjes së infuzioneve të shumta.
Për dhjetë ditë ajo është trajtuar me oksigjeno-terapi.
“Kam qenë keq e sëmurë. Tani jam më mirë. Por, sot edhe burri im është shtirë në spital”, tregon ajo.
Të pavaksinuarit, thonë mjekët, janë ata pacientë të cilët po shfaqin simptoma më të rënda klinike.
Magbule Kqiku po qëndron në Klinikën e Gjilanit me nënën e saj e sëmurë me COVID-19. Ajo thotë se nëna e saj vazhdon të këtë situatën e rëndë shëndetësore dhe vazhdimisht po trajtohet me oksigjeno-terapi.
“E ka pasur gjendjen shumë kritike. Askush nuk ka besuar që shpëton. Çdo mëngjes ka marrë nga pesë infuzione”, tregon Kqiku.
Aparatet të cilat tregojnë nivelin e oksigjenit janë pothuajse pranë çdo pacienti.
Në momentin që pacientëve u bie niveli i oksigjenit, mjekët intervenojnë.
Një aparat që kontrollon nivelin e oksigjenit në gjak.
Në Spitalin e Gjilanit në repartin e Infektives dhe në Pulmologji tani ka numër të mjaftueshëm të infermierëve dhe mjekëve, gjë e cila një muaj më herët kishte munguar.
Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, autoritetet shëndetësore kanë angazhuar 1,116 staf shtesë shëndetësorë.
Po ashtu, janë rritur edhe kapacitetet spitalore për t’i bërë ballë numrit të lartë të personave që po kërkojnë hospitalizim pas infektimit me koronavirus.
Një infermier përkujdeset për një paciente me COVID-19 në Gjilan.
Ata shihen brenda e jashtë dhomave ku po trajtohen pacientët.
“Qëllimi ynë është të shpëtojmë sa më shumë jetë”, thotë Mirvete Daku-Kurteshi, shefe e repartit të Klinikës Infektive.
Kryeshefja e repartit të Infektives Mirvete Daku-Kurteshi bisedon me një infermiere në Klinikën Infektive.
Në këtë spital janë trajtuar pacientë të shumtë edhe të moshave të reja. Po ashtu edhe numri i vdekjeve është i lartë.
Që nga fillimi i pandemisë deri më 13 shtator, Gjilani ka regjistruar 369 vdekje.
Drejtori i spitalit, Arsim Emini thotë se në mesin e viktimave ka pasur edhe persona të moshave të reja.
“Kemi pasur raste që kanë vdekur në moshën 50-vjeçar, nën 50-vjeçar, 32-vjeçar, një paciente e kemi pasur 22-vjeçare”, thotë Emini.
Në Kosovë rritja e numrit të rasteve me koronavirus nisi në mesin e muajit gusht, teksa varianti Delta – që është variant më ngjitës – është bërë variant dominues i koronavirusit.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 2,845 persona.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.
Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.
“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.
Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/
Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.
Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.
Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.
Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në shqyrtimin e parë para Komisionit për Buxhet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh, të mbështetura nga të hyra prej 4 miliardë e 2 milionë eurosh dhe një deficit fiskal prej 2 për qind.
Gjatë raportimit, ministri Murati theksoi se buxheti reflekton rritjen ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike, ndërsa arsyetoi rritjen e kostos së jetesës me faktorë dhe tronditje të jashtme gjeopolitike.
“Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.
Prezantimi u pasua me kritika të ashpra nga anëtarët e opozitës. Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ngriti shqetësimin për ngecjen e investimeve kapitale dhe ndikimin e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, duke iu referuar edhe raporteve që tregojnë se mbi një miliard euro investime të planifikuara kanë mbetur të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.
Seanca u karakterizua edhe nga debati i tensionuar mes ministrit Murati dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi mungesën e një orientimi të qartë strategjik në infrastrukturë, shëndetësi dhe energji, duke vënë në dyshim pasqyrimin e premtimeve qeverisëse në kornizën trevjeçare buxhetore.
“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend… Buxheti nuk është një plan kontabël, është një dokument strategjik”, u shpreh Hoti gjatë përplasjes direkte me ministrin e Financave.
Sipas planifikimit të ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, për paga janë paraparë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale është alokuar shuma prej 1 miliard e 70 milionë eurosh. Projektligji pritet të vazhdojë procedimin në komisionet e linjës për shqyrtim të mëtejshëm. /E.A/
Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.
Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.
Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.
“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/