Lajmet

​Mbrojtja e Thaçit kërkon seanca publike në Hagë

U kërkua që procedurat të jenë të hapura për publikun.

Published

on

Në hapje të seancës gjyqësore në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtja e Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, shprehu kundërshtimin për seancat të cilat po mbahen të mbyllura dhe kërkoi që procedurat të jenë të hapura për publikun.

Kehoe tha se duan që procedurat të mbahen hapura dhe të merret vesh e vërteta, derisa theksoi edhe shqetësime praktike në ndjekjen e metodave të përdorura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

“Siç e keni vënë re i kemi kundërshtuar të gjitha masat e përdorura nga ZPS për seanca të mbyllura, hapura e masa mbrojtëse. Por, dua të tërheqë vëmendjen se jo vetëm se kundërshtojmë sepse duam që procedurat të mbahen hapura të merret vesh e vërteta, por kemi edhe shqetësime praktike në ndjekjen e metodave të përdorura nga ZPS. Ata kanë mundësi të futen e të dalin sipas dëshirës apo fakteve individuale. Për ne mbrojtësit është shumë e vështirë që t’i bëjmë pyetjet tona kur të na vije radha duke kaluar sa tek njëra sa tek tjera. Kjo është një çështje shumë praktike. Unë ngrihem në emër të ekipit sepse edhe ne do të kemi dëshmitarë, kemi edhe dy dëshmitarë me masa të mëdha. Është një shqetësim praktik”, tha ai.

Kehoe po ashtu u shpreh se si pasojë e seancave të mbyllura që po mbahen për publikun kanë vështirësi edhe në parashtrim të pyetjeve.

“Është një shqetësim shumë real nga ana jonë si mbrojtje që publiku të kuptoj se për çfarë pyesim ne duke pas parasysh gjithë këto vështirësi, prandaj edhe kërkojmë të jemi në procedurë të hapura. Procedura është shumë e vështirë nga ana jonë sesa nga ana e prokurorisë është shqetësim praktik… janë edhe dy dëshmitarë në këtë bllok që kanë masa mbrojtëse të mëdha për të parë nëse janë absolutisht këto masa mbrojtëse apo bazohen në njëfarë shqetësimi që mund të ketë Prokuroria që kemi parë deri tani”, theksoi ai.

Ndërsa, prokurorja Deborah Mayer tha masat mbrojtëse për dëshmitarët janë marr me kërkesë të ZPS-së dhe sipas saj për shkak të frikësimit të dëshmitarëve.

“Ka disa shqetësime siç e dini dhe e them masat mbrojtëse janë marr në bazë të kërkesave tona të marra nga trupi gjykues ku I kemi vënë në dukje arsyet dhe u kemi marr mendimet. Shqetësimet kryesore nuk vijnë nga ne por nga frika, frikësimi i dëshmitarëve të cilat nuk e kontrollojmë dot ne si Prokurori, pra po të kishim mundësi t’i parandalonim do t’i bënim. Përveç një dëshmitari të gjithë dëshmitarët kanë dëshmuar disa pjesë publikisht. Ka pasur edhe raste kur ZPS ka kërkuar të kalojmë në seancë publike dhe mbrojtja ka thënë se nuk është e përgatitur ta bëjë këtë”, theksoi ajo.

Më pas mbrojtja e Thaçit reagoi duke thënë se ata e kanë kundërshtuar mbajtjen e seanca të mbyllura.

“Është vetëm nga ana juaj ne e kemi kundërshtuar, ne kemi kundërshtuar, kemi vite që të kundërshtojmë. E di cila është ideja bazë pra ne nuk pajtohemi me atë qëndrim, dhe duam t’i zhvillojmë në seancë të hapur”, tha ai.

E kryegjykatësi, Charles L. Smith u shpreh se nuk po fajësojnë askënd por duan metoda praktike për tu mbajtur seancat e hapura.

“Ne nuk po fajësojmë asnjërin prej juve ne duam që ju vetë të dilni me metoda praktika, nuk ka nevojë për komente nëse se bëni dot do ta bëjmë ne si trup gjykues, por ne po ua kërkojmë ju sepse mendojmë se do të jetë një zgjidhje më e mirë”, tha ai.

Në anën tjetër, mbrojtësi i viktimave gjatë kësaj seance tha se është e gabuar që të krijohet përshtypja që ZPS i ka përdorur seancat private për arsye se nuk janë mirë të bazuara.

“Do të ishte shumë e gabuar që njeriu të krijoj përshtypje që ZPS i ka përdorur seancat private për arsye se nuk janë të mirë bazuara. Siç e dinë të gjithë ka një klimë reale frikësimi nga ana e viktimave për të cilat janë masa mbrojtëse”, tha ai.

Pas kësaj, po vazhdon intervistimi i dëshmitarit të pestë të Prokurorisë, nën masa mbrojtëse.

Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, deri tani kanë përfunduar dëshmitë e katër dëshmitarëve të prokurorisë.

Dëshmia e tyre nuk është bërë e ditur për publikun dhe të njëjtit kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse.

Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.

Lajmet

UBT përkujton viktimat e 11 Shtatorit

Published

on

By

Sot, UBT përkujton me respekt viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një tragjedi që tronditi jo vetëm popullin amerikan, por mbarë botën.

Në këtë ditë përkujtimi, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka shprehur solidaritetin e UBT-së me familjet e viktimave dhe popullin amerikan, duke theksuar rëndësinë e kujtesës, paqes dhe miqësisë së qëndrueshme ndërmjet popujve.

“11 Shtatori mbetet një kujtesë e dhimbshme e pasojave që sjell urrejtja dhe dhuna, por njëkohësisht edhe një thirrje e përhershme për paqe, solidaritet dhe bashkëpunim ndërmjet njerëzve dhe kombeve. Sot i nderojmë të gjitha viktimat e kësaj tragjedie dhe bashkëndjejmë me familjet e tyre dhe me popullin amerikan.

Për Kosovën dhe popullin shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një vend të veçantë në historinë tonë. Miqësia dhe mbështetja amerikane kanë qenë dhe mbeten një simbol i fuqishëm i partneritetit, lirisë dhe shpresës.

Në këtë ditë, kujtojmë viktimat, nderojmë sakrificën e tyre dhe riafirmojmë besimin tonë në një botë ku paqja, liria, toleranca dhe bashkëpunimi ndërtojnë të ardhmen”.

Prof. Dr. Edmond Hajrizi

Rektor i UBT-së

Continue Reading

Lajmet

Ramës i tregohen prangat kur merr fjalën për dhënien në shfrytëzim për 50 vjet të “Tulltores”

Published

on

Asamblistët e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës e kanë penguar fjalimin e kryetarit Përparim Rama, lidhur me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të “Tulltores”, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet të premten. 

Ata me njërën dorë kanë goditur tavolinat dhe me tjetër i kanë treguar Ramës prangat. 

Rama ka qenë duke folur për pikën e parë të rendit të ditës që është “Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës, lokacioni “Tulltorja”. 

Rama ka thënë se toka nuk falët po jepet në shfrytëzim dhe sipas tij për këtë shfrytëzim kryeqyteti përfiton 1 milion euro në vit. 

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku përkujton 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Kosova e njeh çmimin e lirisë

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se sulmet e 11 Shtatorit 2001, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona, tronditën mbarë botën dhe mbetën në kujtesën kolektive si një prej akteve më të rënda të terrorizmit.

“Ky sulm nuk ishte vetëm një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike, lirisë, paqes dhe bashkëjetesës”, ka thënë Abdixhiku.

Ai shprehu solidaritet me familjet e viktimave dhe popullin amerikan, duke theksuar se dhimbja e tyre është pjesë e kujtesës së përbashkët.

Abdixhiku tha se Kosova e njeh nga afër “çmimin e lirisë” dhe rëndësinë e miqësisë me Shtetet e Bashkuara.

“Lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara nuk është vetëm marrëdhënie mes dy vendeve; është një lidhje e ndërtuar mbi besim, vlera dhe një histori të përbashkët solidariteti”, u shpreh ai.

Në fund, Abdixhiku riafirmoi përkushtimin e tij ndaj aleancës me SHBA-në dhe vlerave demokratike, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK nderon viktimat e 11 Shtatorit, Hamza: Jemi krah miqve tanë amerikanë

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e PDK-së, ka bërë homazhe te memoriali “Kosova Kujton”, në Prishtinë, me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hamza tha se më 11 shtator 2001, mijëra jetë të pafajshme u humbën në një prej tragjedive më të rënda të kohës moderne.

“Sot jemi me miqtë tanë amerikanë, duke kujtuar viktimat, duke nderuar guximin e ekipeve të emergjencës dhe duke shprehur solidaritetin tonë me të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi”, tha Hamza.

Ai theksoi se Kosova e njeh rëndësinë e miqësisë dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara.

“25 vjet më pas, jemi krah miqve tanë amerikanë në kujtim të viktimave dhe në nderim të sakrificës së tyre. Nuk harrojmë kurrë”, u shpreh Hamza./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara