Sport

Kthesë e madhe te Barça, Laporta do ta shkarkojë Xavin

Published

on

Kthesë e re në skenar te Barça. Siç raportohet  dhe konfirmohet se presidenti i klubit, Joan Laporta, ka vendosur që Xavi Hernández të mos vazhdojë në pankinën e Barçës sezonin e ardhshëm . Vendimi, i cili ndoshta nuk do të zyrtarizohet deri pas ndeshjes kundër Rayo Vallecano nëse skuadra arrin objektivin minimal për të qenë e dyta në Ligë, është marrë nga presidenti këtë të enjte pas konferencës për shtyp të Xavi Hernández para ndeshjes kundër Almerias.

Laporta, i cili tashmë ka shfaqur zemërimin e tij me skuadrën pas humbjes ndaj Girona në Montilivi, nuk i kanë pëlqyer fjalët e Xavi-t, në të cilat ai deklaroi se do të ishte shumë e vështirë për të konkurruar sezonin e ardhshëm me Real Madridin dhe klubet e tjera evropiane për shkak të vështirësive ekonomike. nëpër të cilat po kalon klubi.

Xavi kërkoi ndryshime në skuadër për të shmangur gabimet e këtij sezoni, por ai paralajmëroi tifozët se klubi nuk ishte në gjendje të nënshkruante me lojtarët që donte, siç mund të bënte vite më parë.

Këto fjalë shkaktuan zhgënjim të thellë te presidenti, i cili shumë i inatosur nuk udhëtoi për në Almeria dhe as drejtori sportiv, Deco. Laporta, i zemëruar dhe i zhgënjyer dhe pasi foli me anëtarët e komisionit të sportit dhe gjithashtu dëgjoi disa nga drejtorët e tij, vendosi të rikthehej në marrëveshjen që nënshkroi me Xavin më 24 prill, me të cilën njeriu nga Terrassa hoqi dorë nga njoftimi i tij se ai do të largohej nga pankina më 30 qershor dhe do të vazhdonte si trajner i Barçës sezonin e ardhshëm.

Pikërisht fakti që Laporta nuk udhëtoi për në Almería vuri të gjitha alarmet në Barcelonë, ndonëse Xavi, pasi fitoi ndeshjen ndaj skuadrës së Pepe Mel, shpjegoi se askush nga klubi nuk i ishte afruar për të folur për të ardhmen e tij apo deklaratat e tij.

Sport

Lutfi Dalipi ftohet te Zvicra U21 për kualifikimet e Evropianit 2027

Published

on

By

Përzgjedhësi i Zvicrës U21, Alex Frei, ka publikuar listën prej 25 lojtarësh për fazën e fundit të kualifikimeve të Kampionatit Evropian 2027, i cili do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.

Ekipi zviceran do të zhvillojë tre ndeshje: kundër Luksemburgut në Lugano, si dhe dy përballje në udhëtim ndaj Islandës dhe Francës.

Për herë të parë në këtë nivel është ftuar 20-vjeçari Lutfi Dalipi, i cili luan te Vaduzi i huazuar nga Young Boys.

Mesfushori me origjinë nga Presheva dhe Portugalia po kalon një formë të mirë në Superligën zvicerane me tre gola e shtatë asistime, ndërsa më parë është kontaktuar edhe nga Shqipëria e Kosova.

Përveç Dalipit, pjesë e listës janë edhe Samuel Krasniqi, si dhe Labinot Bajrami e Dorian Derbaci që rikthehen te përfaqësuesja U21.

D.L

Continue Reading

Sport

Tre shqiptarë të ftuar nga Murat Yakin te Zvicra për Ligën e Kombeve

Published

on

By

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën prej 25 lojtarësh për katër ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, Skocisë dhe Sllovenisë, ku ndeshja e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut do të luhet më 6 tetor.

Pjesë e këtij grumbullimi janë tre futbollistë shqiptarë: kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, si dhe mbrojtësi i Bragës, Adrian Bajrami.

Ky i fundit rikthehet te përfaqësuesja e Zvicrës pasi ishte grumbulluar për herë të fundit në nëntor të vitit të kaluar për kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Suedisë dhe Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Gruda ftohet nga Gjermania, përfshihet në listën e dytë të Kloppit

Published

on

By

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Jürgen Klopp, ka publikuar të enjten dy lista me futbollistët e grumbulluar për katër ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Në mesin e tyre është edhe futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, i cili është përfshirë në listën e dytë të përfaqësueses gjermane.

Gruda, 22-vjeçar, është huazuar te Leipzigu nga Brightoni dhe tashmë ka marrë ftesën e parë nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Lista e parë do të jetë në dispozicion për ndeshjet ndaj Holandës dhe Greqisë, ndërsa lista e dytë, në të cilën bën pjesë Gruda, është grumbulluar për sfidat ndaj Serbisë dhe Greqisë.

Për Jürgen Kloppin, kjo do të jetë ndeshja e parë në krye të “Panzerëve”, pasi ai u emërua përzgjedhës i Gjermanisë, duke zëvendësuar Julian Nagelsmannin, i cili u largua pas përfundimit të Botërorit.

D.L

Continue Reading

Sport

Pas 53 vjetësh, Sunderlandi rikthehet në Evropë me fitore, Xhaka shkëlqen

Published

on

By

Një natë për t’u mbajtur mend në Sunderland.

Në rikthimin e tij në garat evropiane pas 53 vjetësh, klubi anglez e nisi aventurën në Europa League me një fitore të madhe para tifozëve të tij në “Stadium of Light”.

Sunderlandi triumfoi 1:0 ndaj AZ Alkmaarit, në një ndeshje ku protagonist ishte edhe kapiteni Granit Xhaka.

Mesfushori shqiptar e luajti të gjithë takimin dhe me paraqitjen e tij ishte ndër lojtarët më të spikatur të ekipit vendas.

Heroi i mbrëmjes ishte Enzo Le Fée, i cili në minutën e 66-të realizoi nga pika e bardhë për t’i dhënë Sunderlandit tri pikët në ndeshjen e parë të fazës së ligës.

Pas më shumë se pesë dekadash mungesë, Sunderlandi u rikthye në Evropë me një fitore dhe një natë të paharrueshme për tifozët e tij.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara