Lajmet

​KMDLNj: Kërkesa e ZRrE-së rrezikon mbijetesën e qytetarit të Kosovës

Reagon KMDLNj.

Published

on

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) edhe një herë ka apeluar qeverinë dhe deputetët e Kosovës që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme sa i përket shtrenjtimit të rrymës, përmes së cilës mbrohet interesi i qytetarit të Kosovës ose në të kundërtën paralajmëron se do të vijë deri te përshkallëzimi i situatës.

KMDLNj në një komunikatë për media ka thënë se propozimi i ZRrE-së për shtrenjtim të çmimit të rrymës dhe rivendosje të tarifave ndëshkuese për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kw është përtej pritjeve më optimiste të KEDS, dhe se Qeveria e Kosovës dhe deputetët nuk duhet ta mbështetnin këtë diskriminim.

“Sipas KMDLNj aktualisht duhet të bëhen dy gjëra për ta mënjanuar përshkallëzimin; e para duhet të arrihet pajtueshmëri midis palëve për një çmim të përballueshëm dhe jodiskriminues dhe, e dyta, duhet të informohet opinioni për çmimet reale për faktin se qytetarët po bombardohen me çmime që janë tmerruese! Po bëhet një luftë e ndyrë për qëllime politike me çmimet e reja të rrymës duke e vënë qytetarin në situatë të sikletshme”, thuhet në komunikatë.

Sipas KMDLNj-së, ZRrE do të duhej të ishte e pavarur në marrje të vendimeve.

“Për aq sa dihet deri më tani , propozimi i ZRrE për shtrenjtim të çmimit të rrymës dhe rivendosje të tarifave ndëshkuese për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kË është përtej pritjeve më optimiste të KEDS, një operatori privat që përveç pasurimit jonormal gjatë privatizimit dhe inkasimit thuaja 100% , gjithashtu ka përfituar edhe nga Buxheti i Kosovës. ZRrE do të duhej të ishte e pavarur në marrje të vendimeve mirëpo, kurrë dhe asnjëherë nuk ka qenë e pavarur dhe nuk është as sot por ka shërbyer si profaturë e vendimeve të qeverive të mëparshme sikur që i shërben edhe qeverisë aktuale. Me vet faktin se ZRRE ka luajtur lojë të ndyrë duke ndarë dhe ndëshkuar konsumatorë në baza etnike tregon përkushtimin t’i shërbejë politikës e cila edhe ka qenë sikur që është edhe sot tutor i të gjitha shkeljeve ligjore që i bënë kjo agjensi e “pavarur” që mbrojë interesat e KEDS-it, të gjitha qeverive ndërkaq në mënyrë flagrante shkelë interesin e qytetarëve të Kosovës sikur që padënueshëm promovon dhe shkel të drejtat e njeriut duke ndarë konsumatorë në baza etnike, serbët janë të privilegjuar duke mos e paguar as edhe një cent të vetëm për rrymën e shpenzuar kurse konsumatorët tjerë, të të gjitha përkatësive etnike, pagues të rregulltë dënohen dhe kërcënohen me ngritje të reja të çmimeve e që janë të papërballueshme”, thotë KMDLNj.

KMDLNj thërret të gjthë akterët të shqyrtojnë të gjitha mundësitë për përafrim të interesave të të gjitha palëve duke mbrojtur në radhë të parë interesin e qytetarëve të Kosovës.

“Nëse Qeveria e Kosovës e miraton kërkesën e paarsyeshme të ZRRE për shtrenjtim të madh dhe çasje diferencuese dhe raciste që e ka kjo agjensi e ” pavarur ” duke ndarë konsumatorët ekskluzivisht sipas parimit etnik, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet, në asnjë mënyrë ta lejojnë këtë aq më parë që Kuvendi i Kosovës nuk i përgjigjet Qeverisë por është e kundërta. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojnë që ZRrE të vendosë për kategorizim diskriminues të konsumatorëve ndërsa, nëse nuk ia marrin të drejtën ZRrE që të mjelë fonde nga Qeveria e Kosovës për të pagur rrymën për serbët e Veriut të Kosovës, atëherë deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta legalizonin aparteidin në Kosovë. Deklarata e një deputeti të Kosovës se : ‘me pagesën e rrymës për serbët e Veriut, po e paguajmë sovranitetin e Kosovës…’ përveç se është e pamoralshme dhe në kundërshtim me mandatin e deputetit, paraqet edhe shkelje të Kushtetutës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara