Lajmet

KMDLNj kërkon nga ZRrE-ja kompensimin e 40 milionë eurove në tre muajt e parë

Në reagim thuhet se për KMDLNj është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm mosreagimi i qytetarëve.

Published

on

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriur (KMDLNj) propozon që kompensimi i mbi 40 milionë euroeve nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) të bëhet për tre muaj, me para të gatshme duke përfshirë kamatat e rregullta bankare dhe ato ndëshkuese, shkallën e inflacionit dhe ngritjen e çmimeve.

Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vërtetuar vendimet e gjykatave tjera duke kërkuar që ZRrE t’ua kompensojë qytetarëve të Kosovës shumën prej 40 milionë eurove që në mënyrë të kundërligjashme janë faturuar në periudhën 2012 – 2017 për t’ua paguar rrymën qytetarëve të katër komunave në veri të Kosovës të cilët asnjëherë nuk e kanë paguar rrymën, që nga përfundimi i luftës, deri më sot.

“ZRrE e ka pranuar këtë vendim por se nuk është deklaruar për mënyrën e kompensimit. Fillimisht bëhej fjalë për 100 milionë të vjedhura e që me alkiminë e këtij rregullatori zhvatës u zvogëlua në 40 milionë. Qeveria aktuale e Kosovës për këtë vendim e ka zgjedhur gjuhën e peshkut – të heshtjes ndonëse nuk ka lënë pa kritikuar vendimet tjera”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se ky kompensim do të mbikëqyrej nga një Komision parlamentar i udhëhequr nga opozita e tashme.

“Mënyrat tjera të kompensimit përmes faturave në të ardhmën është legjitimim i vjedhjes sikur edhe krijim i mundësive tjera për vjedhje. Ministrja shpërdoruese e ndërlidhur me ZRrE – në Artane Rizvanolli deklaroi se këtë vit nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike edhe ashtu më e shtrenjta në rajon dhe e përafërt me çmimet në vendet e BE – së. Menjëherë pas kësaj deklarate, ZRrE doli me informatë se në mars apo prill të këtij viti do të ketë shqyrtim të tarifave të energjisë elektrike. ZRrE po e bënë punën që më së miri dinë ta bëjë, rrjepjen e lëkurës së konsumatorëve përmes vjedhjes duke fryrë dhe ngritur çmimin e rrymës dhe duke diskriminuar qytetarët në baza etnike. KMDLNj- ë ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të hetojë ZRrE -në për faktin se të gjitha nivelet gjyqësore kanë vërtetuar se qytetarët janë dëmtuar – vjedhur nga ky Rregullator i kriminalizuar për së paku 40 milionë euro. Pas hetimeve, KMDLNj mendon se kjo shifër do të dali shumë më e lartë”.

Në reagim thuhet se për KMDLNj është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm mosreagimi i qytetarëve, si gjatë faturave me çmime shumë të larta dhe të papërballueshme muajve të fundit, ashtu edhe me ‘lojën e pingpongut për kompensim si dhe paralajmërim për shtrenjtim të radhës’.

“Qytetarët e Kosovës, në vend se të marrin kredi me kamata shumë të larta për t’i paguar faturat e rrymës, më efektive dhe më pak e kushtueshme do të ishte të protestojnë në numër të madh para ZRrE dhe qeverisë në mënyrë që t’i realizojnë të drejtat e tyre që brutalisht po iu shkelen. Deri sa qytetarët të heshtin, loja e pistë e ZRrE do të vazhdojë”, thuhet në fund të reagimit.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara