Kuriozitete

​“Ketri” i gjetur në thellësi të detit ngjason si një banane gjysmë e qëruar

Hulumtime të tilla i lejojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë ekosistemet e largëta dhe të paprekura në det të thellë.

Publikuar

Një “ketër gome” ishte një nga krijesat e çuditshme të gjetura në një humnerë në Oqeanin Paqësor dhe nëse do të kishte diçka të tillë si një shfaqje fantastike nënujore, atëherë kjo do të ishte ajo.

Shkencëtarët nga Muzeu i Historisë Natyrore (NHM) në Londër kanë zbuluar një kafshë misterioze në Oqeanin Paqësor, dhe dhjetëra nga krijesat e çuditshme mund të jenë specie që janë të panjohura për shkencën.

Me ndihmën e një automjeti të drejtuar nga distanca (ROV) gjatë verës së vitit 2018, shkencëtarët gjetën 55 ekzemplarë që fshiheshin në skajin perëndimor të një humnerë të vendosur midis Havai dhe Meksikës, afërsisht 5.000 metra nën sipërfaqen e detit.

Nga ai grumbull i çudirave oqeanike, shtatë u konfirmuan së fundmi se ishin specie të sapo gjetura dhe gjetjet e studiuesve u publikuan më 18 korrik në revistën ZooKeys.

Ndërsa ana lindore e humnerës është eksploruar rregullisht, pjesa e saj perëndimore përfshin disa male nënujore dhe është më pak e qasshme duke mbetur kryesisht e pa eksploruar, duke e bërë atë vendin kryesor për zbulimin e specieve të reja.

Gjatë ekspeditës së 2018, shkencëtarët më shumë se kompensuan kohën e humbur. Njëra pas tjetrës, çdo krijesë e re që ata zbuluan ishte po aq magjepsëse sa ajo që doli më parë: nga një trangull deti elastik, në formë bananeje, i njohur si një ketër gomë (Psychropotes longicauda) – individi që ata gjetën shtrihej gati 60 centimetra i gjatë e deri te një sfungjer deti në gjininë Hyalonema, trupi i të cilit i ngjante një tulipani.

Rreth 150 vjet më parë, ekspedita [HMS] Challenger eksploroi këtë zonë, por me sa di unë, nuk është bërë shumë studim që nga ajo kohë“, tha për Live Science Guadalupe Bribiesca-Contreras, një biologe pranë Departamentit të shkencave të jetës dhe autorja kryesore e studimit, tha për Live Science.

Nga speciet e reja të mundshme që zbuluan shkencëtarët, ajo që tërhoqi vëmendjen e Bribiesca-Contreras ishte një lloj korali në gjininë Chrysogorgia.

Polipi i tij portokalli i zbehtë i ngjante atij të C. abludo, një specie që zakonisht gjendet në Oqeanin Atlantik. Por studiuesit më vonë e identifikuan atë si një specie të re që ende nuk është emëruar. Kjo shënon herën e parë që një koral i kësaj gjinie është gjetur në Paqësor.

Në fillim menduam se ishte e njëjta specie, por pas punës së mëtejshme molekulare, mësuam se është morfologjikisht i ndryshëm“, tha Bribiesca-Contrerasshe.

“Një gjë që më bën përshtypje gjithmonë është se shumë nga këto forma jete që ne shohim nuk kanë ndryshuar shumë gjatë miliona viteve. Shumë nga këto specie ne i kemi parë si fosile dhe ato duken saktësisht të njëjta tani“, shtoi ajo.

Përpara ekspeditës së NHM, shumë nga këto kafshë janë parë vetëm në fotografi ose video, ose njihen nga mbetjet e tyre të fosilizuara. Ky mision u mundësoi shkencëtarëve të studionin ekzemplarët ndërsa lëviznin lirshëm nëpër habitatin e tyre oqean, dhe më pas në laborator.

Hulumtime të tilla i lejojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë ekosistemet e largëta dhe të paprekura në det të thellë – një qëllim i rëndësishëm pasi industria e minierave në det të thellë vazhdon të zgjerohet në mbarë botën.

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Sahara – shkretëtira më e madhe dhe e nxehtë në botë

Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet.

Publikuar

nga

Sahara një shkretëtirë unike në botë, si për nga madhësia e saj ashtu edhe për ekosistemin që është krijuar në të. Ajo llogaritet të jetë 9 milionë e 200 mijë kilometra katrorë, që nënkupton përafërsisht sa sipërfaqja e Kinës.

Shtrihet në dhjetë shtete Algjeri, Çadi, Egjipt, Libi, Mali, Mauritani, Marok, Nigeri, Sudan dhe Tunizi. Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet. Temperaturat shkojnë mbi 55  ̊c, madje në raste edhe më shumë.

Sahara është nje nga shkretëtirat më të thata në botë dhe ka një numër të ulët të rreshjeve vjetore. Rreshjet në këtë shkretëtirë gjithashtu janë të parregullta. Në disa pjesë të shkretëtires dhe kryesisht në pjesën e Libisë,Egjiptit dhe Sudanit ka dekada qe nuk jane parë me rreshje të shumta shiu dhe këto vende mbajnë rekord kryesor për sasinë më të ulët shiu në botë rreth 10 mm shi. Disa herë dhe për shkak të nxehtësise së madhe në shkretëtirë shiu avullon dhe para se të bjeri. Mesatarisht bie shi rreth 10 ose 15 ditë në vite por ka edhe vende në të cilat bie vetëm 5 ditë në vit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara