Kuriozitete

Si e ndryshoi gjuhën tonë të trupit pandemia e Covid-19?

Covid-19 ka sjellë ndryshime të mëdha në sjelljen tonë të përditshme.

Publikuar

Nga Ronald E. Riggio

“Psychology Today”

Ndërsa pandemia Covid-19 vazhdon vit pas viti, ajo ka sjellë ndryshime të mëdha në sjelljen tonë të përditshme: mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, distancim social, më pak kontakte fizike, dhe prirjen për të shmangur tubimet e mëdha sociale.

Këto ndryshime prekin edhe sjelljen tonë jo–verbale. Po si ka ndryshuar gjuha jonë e përditshme e trupit për shkak të pandemisë? Dhe a do të jenë të përhershme disa nga këto ndryshime?

Maskat

Edhe pse mbajtja e masave në ambiente të mbyllura është në rënie, pasi njerëzit po vuajnë nga dukuria e “lodhjes nga pandemia”, ka të ngjarë të ketë ende disa njerëz që e ruajnë këtëpraktikë, dhe disa vende të tej–populluara me njerëz (p.sh avionë, trena) ku maskat mbahen nga një numër i madh njerëzish të kujdesshëm.

Mbajtja e një maske, e bën shumë më të vështirë leximin e shprehive të rëndësishme të fytyrës, të cilat na japin informacion se çfarë ndjen tjetri dhe si reagon ai. Mendoni pak për buzëqeshjen miqësore. Është pothuajse e pamundur ta lexosh atë pas një maske kirurgjikale.

Flluska e hapësirës personale

Të gjithë ne kemi një lloj “flluske” të hapësirës personale mes nesh dhe të tjerëve. Flluska jonë është më e vogël, kur jemi përreth atyre me të cilët jemi afër, dhe më e madhe për të huajt. Me kalimin e kohës, secili prej nesh zhvillon një hapësirë personale ​​“komode”.

Nxitja e njerëzve gjatë pandemisë për të qëndruar rreth 2 metra larg nga të tjerët, duket se ka çuar në një rritje të ndjeshme të distancimit tonë fizik. Pyetja pa përgjigje, është nëse ky distancim do të jetë apo jo një ndryshim i përhershëm, duke bërë që shumica prej nesh të ketë “flluska” më të mëdha të hapësirës personale.

Puthja ajrore

Në shumë pjesë të SHBA-së, por më shpesh në Evropë, ekziston zakoni i puthjes përshëndetëse në faqe të një shoku apo të afërmi. Në Evropë, kjo praktikë mund të përfshijë 2-3 puthje. Që nga koha e pandemisë, ka pasur një reduktim të këtij gjesti (i zëvendësuar nga një shumëllojshmëri përshëndetjesh më të largëta) dhe më shumë “puthje ajrore” – duke shmangur kontaktin e buzëve më faqet, dhe shpesh me paksa hapësirë midis dy fytyrave.

Gjysmë-përqafimet

Kur 45 vite më parë fillova të bëja për herë të parë kërkime mbi përshëndetjet, burrat përqafoheshin rrallë gjatë përshëndetjes midis tyre. Por gjatë dekadave, përqafimi u bë një përshëndetje shumë më e zakonshme, madje çoi në “përqafime masive e vëllazërore”. Sigurisht, gratë dhe çiftet e përziera janë përqafuar gjithmonë gjatë përshëndetjes. Unë kam vënë re gjatë pandemisë, se përqafimet midis burrave janë prirur të shndërrohen në një “gjysmë-përqafim”, duke e vendosur njërën dorë pjesërisht rreth shpatullës së tjetrit.

Për më tepër, për shkak të pandemisë, ka rënë shpeshtësia e përqafimeve gjatëpërshëndetjeve. Edhe kohëzgjatja e çdo kontakti, përqafim i plotë ose gjysmë–përqafimi, priret të jetë më e vogël.

Takimi me grusht

Në mjediset e biznesit, shtrëngimi i duarve ka qenë përshëndetja e pranuar dhe “zyrtare”. Që nga pandemia, në shumë mjedise biznesi takimi përmes grushtit, që ofron më pak kontakt lëkurë me lëkurë, ka zëvendësuar shtrëngimin e duarve. (Presidenti amerikan takoi kështu së fundmi një kryetar tjetër shteti).

Sa i përket formalitetit, shtrëngimi i duarve është më formal, dhe takimet me grusht janë përdorur si një përshëndetje më pak e rastësishme mes miqve dhe të njohurve në mjediset sociale. Ndoshta shtrëngimet e duarve mund të fillojnë të zbehen nga repertori ynë tipik i sjelljes gjatë përshëndetjes, të zëvendësuara nga takimet më pak formale me grushte ose përshëndetje të tjera. Këtë do ta tregojë vetëm koha.

Shënim: Ronald E.Riggio, profesor i psikologjisë organizative në Kolegjin Klermont Mekena.

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Sahara – shkretëtira më e madhe dhe e nxehtë në botë

Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet.

Publikuar

nga

Sahara një shkretëtirë unike në botë, si për nga madhësia e saj ashtu edhe për ekosistemin që është krijuar në të. Ajo llogaritet të jetë 9 milionë e 200 mijë kilometra katrorë, që nënkupton përafërsisht sa sipërfaqja e Kinës.

Shtrihet në dhjetë shtete Algjeri, Çadi, Egjipt, Libi, Mali, Mauritani, Marok, Nigeri, Sudan dhe Tunizi. Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet. Temperaturat shkojnë mbi 55  ̊c, madje në raste edhe më shumë.

Sahara është nje nga shkretëtirat më të thata në botë dhe ka një numër të ulët të rreshjeve vjetore. Rreshjet në këtë shkretëtirë gjithashtu janë të parregullta. Në disa pjesë të shkretëtires dhe kryesisht në pjesën e Libisë,Egjiptit dhe Sudanit ka dekada qe nuk jane parë me rreshje të shumta shiu dhe këto vende mbajnë rekord kryesor për sasinë më të ulët shiu në botë rreth 10 mm shi. Disa herë dhe për shkak të nxehtësise së madhe në shkretëtirë shiu avullon dhe para se të bjeri. Mesatarisht bie shi rreth 10 ose 15 ditë në vite por ka edhe vende në të cilat bie vetëm 5 ditë në vit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara