Kuriozitete

​Fëmijët trashëgojnë këto tri tipare karakteristike nga baballarët e tyre

Një profesoreshë e gjenetikës veçoi tri tipare që fëmijët më së shpeshti i trashëgojnë nga baballarët e tyre.

Publikuar

Shpesh pyesim veten nëse prindërit i transferojnë në të njëjtën masë karakteristikat e tyre fizike dhe psikologjike te fëmija. Shumë besojnë se ne trashëgojmë gjysmën e gjeneve tona nga nëna dhe gjysmën nga babai, por gjërat nuk funksionojnë kështu.

Profesoresha e gjenetikës, Dejna Breser në Universitetin e Feniks, thekson se ka 60 për qind më shumë mundësi për të trashëguar tipare “aktive” nga babai juaj, thjesht sepse natyra ka një tendencë të natyrshme për t’i shprehur këto gjene.

Breser veçoi tri tipare që fëmijët më së shpeshti i trashëgojnë nga baballarët e tyre edhe pse ky nuk është rregull.

1. Lartësia

Gjenet e babait, jo gjenet e nënës, janë më shpesh përgjegjës për pamjen fizike në tërësi. Ekzistojnë të paktën 700 variacione gjenetike që janë përgjegjëse për përcaktimin e gjatësisë dhe megjithëse kjo karakteristikë ka të bëjë si me gjenet e nënës ashtu edhe me gjenet e babait, ka prova që sugjerojnë se gjenet e babait luajnë një rol më të madh.

2. Gjinia

Nëse një baba është ndoshta i zhgënjyer sepse nuk ka pasur djalë apo vajzë, ai duhet ta dijë se kjo varet nga ai – burrat janë përgjegjës për gjininë e fëmijës. Burrat u japin kromozomet Y djemve dhe kromozomet X vajzave. Shkencëtarët theksojnë se një kromozom X mashkull dhe një kromozom X femër do të japin një vajzë, dhe një kromozom mashkull Y dhe një kromozom X femër do të japin një vajzë.

Studiuesit zbuluan se marrëdhënia gjinore në familje ndiqte anën e babait, jo të nënës. Për shembull, nëse një burrë kishte më shumë vëllezër, ka më shumë gjasa që fëmijët e tij të jenë djem, dhe nëse ai kishte më shumë motra, ka më shumë gjasa që të ketë vajza. Studimi tregoi se kjo nuk vlen për gratë.

3. Çështjet e shëndetit mendor

Baballarët e moshuar mund t’u kalojnë fëmijëve të tyre gjene të mutuara, të cilat më pas çojnë në sëmundje mendore ose probleme të shëndetit mendor (hiperaktivitet, çrregullim bipolar…). Fëmijët e lindur nga prindër mbi 45-vjeç mund të kenë gjithashtu më shumë gjasa të kenë aftësi të kufizuara në të mësuar ose prirje depresive.

Megjithatë, hulumtimet e fundit kanë treguar se ndikimi gjenetik në çrregullimet mendore mund të jetë më i dobët sesa mendohej më parë. Çrregullimet mendore kanë të bëjnë me gjenetikën, por ato përbëjnë vetëm 10 deri në 20 për qind të kombinimit total të faktorëve.

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Sahara – shkretëtira më e madhe dhe e nxehtë në botë

Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet.

Publikuar

nga

Sahara një shkretëtirë unike në botë, si për nga madhësia e saj ashtu edhe për ekosistemin që është krijuar në të. Ajo llogaritet të jetë 9 milionë e 200 mijë kilometra katrorë, që nënkupton përafërsisht sa sipërfaqja e Kinës.

Shtrihet në dhjetë shtete Algjeri, Çadi, Egjipt, Libi, Mali, Mauritani, Marok, Nigeri, Sudan dhe Tunizi. Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet. Temperaturat shkojnë mbi 55  ̊c, madje në raste edhe më shumë.

Sahara është nje nga shkretëtirat më të thata në botë dhe ka një numër të ulët të rreshjeve vjetore. Rreshjet në këtë shkretëtirë gjithashtu janë të parregullta. Në disa pjesë të shkretëtires dhe kryesisht në pjesën e Libisë,Egjiptit dhe Sudanit ka dekada qe nuk jane parë me rreshje të shumta shiu dhe këto vende mbajnë rekord kryesor për sasinë më të ulët shiu në botë rreth 10 mm shi. Disa herë dhe për shkak të nxehtësise së madhe në shkretëtirë shiu avullon dhe para se të bjeri. Mesatarisht bie shi rreth 10 ose 15 ditë në vite por ka edhe vende në të cilat bie vetëm 5 ditë në vit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara