Lajmet

​Dështimi i mbledhjeve të kryesisë, PDK kërkon zgjedhje të reja

Si zgjidhje të krizës në Kuvend, Tahiri po i sheh zgjedhjet e reja.

Published

on

Për të gjashtën herë me radhë, Kryesia e Kuvendit ka dështuar të mbajë mbledhjen e rregullt. Shkak i mungesës së disa nënkryetarëve, në momentet e fundit u anulua tërësisht mbledhja e paraparë të mbahet të martën. Kjo irritoi opozitën, të cilët e quajtën të papërgjegjshëm mazhorancën. Madje, u kërkuan edhe zgjedhje të reja parlamentare dhe kthim i mandatit tek populli, si zgjidhje për ngërçin në Kuvend.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për medie tha se partia në pushtet ka hyrë në krizë të thellë, sipas tij, kjo papërgjegjësi në Kuvend nuk është parë asnjëherë në historinë e jetës parlamentare.

“Jemi dëshmitar se tash e një kohë të gjatë kemi hyrë në një seri të dështimeve të njëpasnjëshme si të seancave, ashtu edhe të mbledhjeve të kryesisë. Këto dështime që janë kthyer si të zakonshme, realisht tregojnë se ky koalicion qeveritar dhe mazhorancë ka hyrë në një krizë e cila nuk është e lehtë… Është e papërgjegjshme mos me u njoftuar grupet parlamentare, mos me u njoftuar nënkryetarët e Kuvendit që mbledhja është anuluar. Ne jemi njoftuar ditën e premte për këtë mbledhje dhe sot vijmë këtu dhe na thuhet se mbledhja është anuluar. Në anën tjetër kemi një agjendë jashtëzakonisht të rëndësishme, agjendë që në pikat e saj ka edhe Gjykatën Kushtetuese dhe ka shumë projektligje ndërkombëtare që lypin trajtim…Këtë papërgjegjësi kaq të madhe në historinë parlamentare të Kuvendit nuk e kemi pa asnjëherë. Se dy dekada prej vitit 2001 dhe deri tani nuk kemi pa papërgjegjësi kaq të madhe, një mazhorancë kaq të fuqishme dhe dështime kaq të mëdha nuk kemi pa asnjë herë”, tha ai.

Si zgjidhje të krizës në Kuvend, Tahiri po i sheh zgjedhjet e reja.

“Ngërçi më së miri do të zgjidhej me zgjedhje të reja, meqenëse kemi hyrë në një krizë të njëpasnjëshëm të Kuvendit. Si duket mazhoranca është një krizë të thellë, pas 14 nëntorit po shohim që nuk e kanë vullnetin me qeverisë, nuk e kanë vullnetin me qenë prezentë në Kuvend, e keni pa se nuk janë prezentë as ministrat dhe as deputetë. Prandaj, kjo mahzorancë i ka dy drejtime, ose t’i kthej mandatin tek popullin ose të qeverisë vendin. Kjo qeveri në fakt po abstenon realisht, e shihni se gjithçka në vend është bllokuar”, shtoi Tahiri.

Kritik për dështimin e mbledhjes së kryesisë, u shpreh edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Megjithatë, ai kërkoi miratimin e rregullores së re të Kuvendit dhe krijimin e “konferencës së kryetarëve”, ku në caktimin e seancave plenare rolë vendimmarrës do të kishin edhe shefat e grupeve parlamentare.

“U bënë 6 mbledhje të kryesisë të cilat për arsye të ndryshme nuk po mbahen. Është e papranueshme, është e padrejtë të mos ketë një takim të kryesisë dhe kjo të ndryshojë momentin e fundit. Në këtë kuptim siç po shihet është domosdoshmëri e kohës që kjo të ndryshohet sa më shpejtë që është e mundshme”, tha ai.

Dy shefat e grupeve parlamentare opozitare shprehën gatishmërinë për të qëndruar në sallë në momentin e votimit të bordit të RTK-së. Me rastin e anulimit të mbledhjes së Kryesisë nga mazhoranca nuk u deklaruan për medie.

lajme

Republikanët bllokojnë procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth

Published

on

By

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë bllokuar përpjekjen për të nisur procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Përmes një votimi të zhvilluar në Dhomën e Përfaqësuesve, rezoluta për shkarkimin e Hegsethit u dërgua për shqyrtim në komisionet përkatëse, duke u hequr nga rendi i ditës për votim në seancë plenare. Ky vendim e bën pothuajse të pamundur që nisma të arrijë votimin përfundimtar deri më 3 janar 2027, kur përfundon legjislatura aktuale e Kongresit amerikan.

Nisma për shkarkimin e Hegsethit u ndërmor nga kongresmeni republikan Thomas Massie, një kritik i njohur i presidentit Donald Trump. Bllokimi i kësaj nisme po cilësohet si një shfaqje uniteti brenda radhëve të republikanëve në Kongres, pavarësisht sfidave dhe mosmarrëveshjeve të fundit politike. /BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Shtëpia e Bardhë nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Shtëpia e Bardhë ka nominuar zyrtarisht Mikhail Bogachekun për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Emri i Bogachekut i është dërguar Senatit amerikan për procedurën e nevojshme të konfirmimit. Me origjinë nga Florida, ai gëzon një përvojë mbi 25-vjeçare në menaxhim dhe drejtim institucional, veçanërisht në sektorët e shëndetësisë dhe teknologjisë, si dhe ka shërbyer më parë si drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Nëse konfirmohet nga Senati, Bogachek do të marrë drejtimin e misionit diplomatik amerikan në Prishtinë. Ambasadori i fundit i emëruar i SHBA-së në Kosovë ishte Jeffrey Hovenier, i cili përmbylli mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024, ndërsa që nga ajo kohë misioni është udhëhequr nga e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kosova mposhtet nga Italia në futsall, synon vendin e dytë kundër Gjeorgjisë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë radhazi ndaj Italisë në kuadër të Grupit 10 të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.

Pas disfatës me rezultat 4:3 në Prishtinë, “Dardanët” u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Barletta me rezultat 3:0. Golat për nikoqirët u realizuan nga Gabriel Motta, Antonio Molaro dhe Maurizio Silvestri.

Përfaqësuesja kosovare mbetet në kuotën e tri pikëve të grumbulluara nga fitorja ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e parë.

Përballja e radhës dhe vendimtare për Kosovën do të zhvillohet më 24 shkurt, kur në shtëpi do të presë Gjeorgjinë, me synimin për të siguruar pozitën e dytë në grup dhe kalimin në fazën e play-off-it. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot

Published

on

By

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë celsius, ndërsa ato maksimale të ditës parashihen të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara