Lajmet

Shpërndarja e Kuvendit, opozita vazhdon të jetë e përçarë

Published

on

Partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës ende nuk kanë pajtim për formën e dërgimit të vendit në zgjedhje të parakohshme.

Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje theksojnë së në Kuvend s’ka kërkesë zyrtare për shpërndarje të legjislaturës së tetë, derisa theksojnë gatishmërinë për zgjedhje, por presin unifikimin e opozitës. Në anën tjetër, partitë opozitare vazhdojnë të mos dakordohen se si të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme. Në PDK presin që deri më 30 maj të shpërndahet Kuvendi, siç thonë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme më 30 qershor ose më së largu 7 korrik.

Ndërkaq, AAK-ja si të vetmen formë të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme e sheh dorëheqjen ose shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti. Këtë të fundit synojnë të realizojnë në seancën e Kuvendit të premten, ku në debatin për tri vjet qeverisje të Kurtit pritet të prezantojnë një rezolutë për shkarkimin e tij.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se s’kanë frikë nga shkuarja në zgjedhje të parakohshme, mirëpo opozita duhet të jetë e unifikuar në kërkesën e saj. Ajo u shpreh kundër rezolutës së AAK-së për shkarkimin e kryeministrit Kurti.

“Asnjëherë nuk kemi thënë se kemi frikë nga shkuarja në zgjedhje apo rikonfigurimi i mandatit te sovrani. Megjithatë nuk mund të bëjmë këtë vetëm me një grup parlamentar të opozitës. Opozita duhet të jetë e unifikuar në kërkesën e saj, në fund të fundit opozita është ajo që kërkon zgjedhje apo ndryshim të qeverisjes, ndërsa ne konsiderojmë se kjo qeveri i ka plotësuar të gjitha kushtet për një mandat të rregullt”, tha ajo.

Mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ritheksoi nevojën e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, përmes shpërndarjes së Kuvendit.

Ai paraqiti datën e fundit si opsion për shpërndarjen e Kuvendit, derisa tha se po punojnë intensivisht me partitë opozitare për t’u dakorduar për shpërndarjen e Kuvendit.

“Jemi në afatet e fundit kohore kur duhet të procedohet me mocionin për shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë që vendi ynë t’i drejtohet kutive të votimit, me datën 30 qershor apo 7 korrik. Prandaj e them para jush se data 30 maj që i bie e enjtja tjetër është data e fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet të shpërndahet në mënyrë që vendi t’i kap afatet kohore 30 qershor apo 7 korrik si data që i kemi propozuar. Deri tani ende s’kemi një situatë kur kemi një dakordim ndërmjet grupeve parlamentare në Kuvend që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme…”, theksoi ai.

Mirëpo shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se nuk do të përkrahim opsionin e shpërndarjes së Kuvendit, pasi sipas tij, përmes kësaj forme kryeministri Kurti po amnistohet për dështimin në ekzekutiv. Ai tha se qeverinë e ardhshme duhet të drejtojë opozita e tanishme në Kuvend.

“Shpërndarja e Kuvendit në këtë fazë nënkupton një dalje për qeverinë Kurti. Në një formë marrjen e fajit nga Kuvendi për dështimin e qeverisë. Shpërndarja duhet të vjen vetëm atëherë arrijmë të shkarkojmë një qeveri të dëmshme apo kur dorëhiqet, por jo në asnjë situatë që Kuvendi të merr një përgjegjësi që nuk i takon. Ne jemi në vit zgjedhor. Nëse shihni kalendarin zgjedhor për tre muaj apo katër muaj duhet të shpallet data e zgjedhjeve”, tha Tahiri.

Këto komente ata i bën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u caktuan dy seanca plenare gjatë kësaj jave. Të zgjedhurit e popullit do të mblidhen të enjten për të vazhduar pikat nga seancat e kaluara, ndërsa të premten do të mbahet seancë për të debatin parlamentar për tri vjet qeverisje të Qeverisë Kurti.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara